Albatlanta

Kadare: Kosova po e kthen njė gjendje tė disfavorshme dhe tė pakėndshme nė tė mirėn e saj
Kadare
Kadare: Kosova po e kthen njė gjendje tė disfavorshme dhe tė pakėndshme nė tė mirėn e saj

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, jep mendimet e tij pėr gjendjen nė Kosovė pas dorėzimit tė ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nė Gjykatėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Krimet e Luftės.

Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, ēfarė ndikimi mendoni se do tė ketė pėr zhvillimet e kėtij viti nė Kosovė ngritja e akuzave ndaj zotit Haradinaj dhe mėnyra si iu pėrgjigj ai Gjykatės sė Hagės?

Ismail Kadare: Kjo ngjarje e fundit, pavarėsisht se ėshtė krejt e pakėndshme, i jep rast popullit tė Kosovės pėr tė treguar pjekuri, gjakftohtėsi dhe ndėrgjegje tė lartė demokratike. Me fjalė tė tjera tregoi se ėshtė njė popull qė meriton tė jetė brenda familjes evropiane me tė gjitha tė drejtat dhe dinjitetin qė kanė kombet nė kėtė kontinent. Mendimi im ka qėnė edhe mė parė qė shqiptarėve nuk u lejohen mė gabime nė Kosovė, ashtu siē nuk u lejohen mė gabime nė Shqipėri. Nė kėtė rast gabimi i pafalshėm do tė ishte qė ky incident tė pritej me nervozizėm, me gjaknxehtėsi, me sentimentalizėm, e, aq mė keq, tė pritej me trazira, ose me acarim kundėr pakicės serbe dhe forcave ndėrkombėtare. Kjo gjė do tė ishte vėrtetė njė dėmtim i rėndė i lirisė sė Kosovės dhe i pavarėsisė sė saj. Asnjė veprim i pamatur qė prek lirinė e Kosovės nuk lejohet nga kurfarė motivesh. Zoti Haradinaj, me dorėheqjen e tij tė menjėhershme dhe me nisjen e menjėhershme pėr nė Hagė dha njė shembull qytetarie qė e nderon atė vetė dhe qeverinė qė kryeson. Ne e dimė se si kanė shkuar tė tjerėt nė Hagė. Njė pjesė kanė shkuar me pranga, njė pjesė i kanė zvarrisur, pėr tė mos pėrmendur disa qė nuk janė paraqitur ende atje. Por kjo ėshtė e pamjaftueshme. Kėtė shembull gjakftohtėsie duhet ta ndjekė gjithė populli i Kosovės e sidomos klasa politike tė saj.

Zėri i Amerikės: Nė periudhėn qė ēoi deri nė ngritjen e aktpadisė ndaj zotit Haradinaj ishte thėnė shpesh nga analistėt se, nė rast se aktpadia do tė ngrihej, Kosova do tė pėrballej me dy sfida serioze: e para, si do tė pritej ngritja e akt-padisė dhe dorėzimi i tij nė Hagė, qė, siē u shprehėt ju, Kosova e priti me gjakftohtėsi, dhe elementi i dytė, po kaq i rėndėsishėm, ėshtė se ēfarė do tė bėjė tani klasa politike shqiptare pėr ta kapėrcyer kėtė moment, ndoshta mund tė mos e quajmė ende krizė politike, por kėtė moment boshllėku politik. A mendoni se klasa politike nė Kosovė do tė jetė nė gjendje ta pėrballojė me sukses situatėn e re nė politikėn e brendshme, nė kushtet e pėrēarjeve qė ekzistojnė tashme mes tyre?

Ismail Kadare: Pėr tė parėn, pėr profecitė qė u bėnė qė nė Kosovė do tė ketė turbullira, unė shoh nė kėto profeci ogurzeza njė mosbesim tė hapur qė shfaqet pėr shqiptarėt e Kosovės. Bile do tė thosha, disa herė nga disa rrethe tė caktuara, jo nga tė gjithė natyrisht, ėshtė edhe njė lloj sugjerimi, njė lloj propozimi qė u bėhet nė mėnyrė tė tėrthortė qė kjo duhet tė ndodhė tani, qė ju duhet tė bėni trazira, ashtu siē bėtė vitin qė shkoi, nė mars dhe nė kėtė mėnyrė do tė varrosej ēdo ditė liria e Kosovės. Nė kėtė qėndrim gjakftohtė qė mbajti Kosova, i theu kėto profeci tė errėta dhe vėrtetė e ktheu kėtė gjendje krejtėsisht tė disfavorshme dhe tė pakėndshme, po e kthen dhe do ta kthejė, nė se vazhdon me ketė stil, nė tė mirėn e saj. Pėrsa i pėrket klasės politike shqiptare nė Kosovė, ajo duhet ta pėrballojė kėtė gjė, tė zhvishet nga sentimentalizmi i tepruar, qė, pėr fat tė keq, na karakterizon disa herė ne shqiptarėve, sidomos kur ėshtė fjala pėr atė koceptin e besnikėrisė ndaj dikujt, ndaj shokėve, ndaj njė klani politik, ndaj njė partie, domethėnė duhet tė shikojė nė radhė tė parė interesin e vendit dhe ajo duhet ta kapėrcejė kėtė gjė. Unė besoj se do ta kapėrcejė, pasi hapi i parė, shembulli i parė u dha dje dhe sot dhe unė kam besim se duhet tė tregojė se ėshtė njė klasė politike qytetare, nė kuptimin mė tė thellė tė kėsaj fjale. Gjyqi ndėrkombėtar i Hagės ėshtė njė gjyq i botės demokratike, nuk ėshtė njė gjyq i huaj pėr ne, nuk duhet ta konsiderojmė njė gjyq armiqėsor. Ky gjyq deri tani nuk ka dėnuar ndonjė njeri tė pafajshėm. Duke patur besim tek ky gjyq, populli i Kosovės dhe klasa politike e Kosovės do tė shpallin besimin e tyre nė parimet e larta universale tė demokracisė. Prandaj kėtu nuk ka vend mendoj unė pėr ligėshtim, pėr askėnd, as pėr popullin e Kosovės, as pėr klasėn politike, pasi ky incident ėshtė njė provė e madhe dhe prova mund tė kthehet pėr tė mirė, ose pėr tė keq. Ky incident i trajtuar gabim do tė kthehej nė njė faktor tė dėmshėm pėr Kosovėn, por ky incident, i trajtuar siē duhet, jo vetėm nuk e dobėson Kosovėn, lirinė e Kosovės, por pėrkundrazi mund ta forcoj atė. Unė nė kėtė tė fundit shpresoj.
Ourprime | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com