Albatlanta

Cila do jetė sfida e “njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovė”?
Dr. FADIL MALOKU

Nė kohėn kur prononcimet e Kai Aides e sė fundi edhe tė Soren Jessen Petersenit rreth procesit tė pėrmbushjes sė standardeve po identifikojnė ngecje tė padiskutueshme, nė analet e qendrave tė vendosjes dhe atyre qė mirren me analizat e proceseve tė tranzicionit padyshim qė provohėn tė hulumtohėn si shkaqet ashtu edhe pasojat e ngecjeve eventuale nė gjithė rajonin e posaqėrisht Kosovėn.

Nė kėtė kontekst duket se gjithėnjė e mė shum “standardet mbi Kosovėn” po dėshmohėn si Projekt i eurokratėve tė Solanės qė tė ardhmėn virtuele tė kėtij rajoni bėjnė perpjekje ta konceptojnė parasėgjithash: a/si pėrpjekje pėr ta globalizuar atė njėherė nė mėnyrė qė komb-shtetet egzistuese tė nisin tė marrin prerrogativat e njė entiteti tė ri dhe tė papėrcatkuar politik: b/ si Projekt ku do tė provohet reduktimi i dukshėm i sovranitetit egzistues shtetėror nė mėnyrė qė rolin e sovranit ta zėvendėsojnė mekanizmat e pėrkohshėm ndėrkombėtar, dhe nė fund : c/ si njė proces afatėgjatė ku do tė ushtrohet njė denacionalizim i plotė nė mėnyrė “integrimi (i identifikuar si) paneuropian” qė ėshtė hartuar nė pėrputhje me paralajmėrimet e hershme tė “Agjendės 2000” tė fillojė tė fuqizohet si pjesė e re e periferisė sė quajtur Ballkan Pėrėndimor.

Projektet nacionale politike tė elitave aktuale politike nga i gjithė rajonit qė po bėjnė pėrpjekjet e fundit pėr t’u pėrballur me tė ashtuquajturin proces integrues nė mega Projektin e quajtur Unionin Europian, janė vetėm njė “karrotė” joshėse pėr ta qetėsuar gjendjen dhe sigurinė e rajonit dhe asgjė mė tepėr! Ngaqė, Unioni Europian, tani edhe me krizėn e mosdeklarimit tė francezve pro UE, nė njė mėnyrė ėshtė shėndrruar edhe mė tejė nė njė lloj utopie tė llojit tė vetė sidomos pėr vendet e Ballkanit Pėrėndimor, edhe pėr nja dy apo tri dekadat e ardhshme. Kur ėshtė nė pyetje Kosova, referencat qeveritare dhe ato joqeveritare qė po rekomandojnė njė lloj tė “pavarėsisė sė kushtėzuar” pikėmbėshtetjen e vetė e kanė pikėrisht nė kėtė Projekt. Kurse si imperativ tė vetėm kanė neutralizimin e mllefit dhe tė paknaqėsive tė elitave dhe opinionit si edhe pėr ta ruajtur apo neglizhuar procesin e pacifikimit tė institucionit tė shtetit nė proceset e ardhshme integrative nė kėtė rajon.

Kur ėshtė nė pyetje Kosova, fitohet pėrshtypja qė deklarimet e kėtyre ditėve tė Aides dhe Solanė lidhur me “ngadalsimin e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve”nė njė mėnyrė apo nė’ njė tjetėr do tė mund tė bėjnė edhe me procesin e “ngadalsimit tė pavarėsisė (klasike ashtu si e projektojnė shumica e kosovarėve) sė Kosovės” nė periudhat qė po hyjmė. Pėr shumicėn e painformuar kjo qasje duket naive dhe hipotetike, por nė esencė ėshtė e vėrtetė edhe me vetė faktin se: laboratoret e eurokratėve tė Solanės e kanė tė elaboruar gjerė nė detaje jo vetėm procesin e “pavarėsisė sė Kosovės” por edhe rirregullimin e gjithė Ballkanit Pėrėndimor. Nė tė vėrtetė, kėta strategė tė Brukselit nė fazėn e parė kanė paraparė njė tė ashtuquajtur “qasje komplementare” tė identifikuar si proces i asocim stabilizimit, ku fillimi i procesit tė identifikuar si “integrim”parashihet tė ndodhė jo nė mėnyrė individuale (veq e veq secili shtet) por nė mėnyrė kolektive (i gjithė Ballkani Pėrėndimor) me minus Sllovenin dhe plus Serbinė. Pėr Kosovėn, kur tė ndėrlidhet procesi i “ngadalsimit tė pėrmbushjes sė standardeve”, me procesin e joshjes sė Serbisė nė mekanizmat e NATO-s, pastajė me prolongimin e kyqjes sė Kroacisė dhe tė Maqedonisė nė UE: si edhe definimin e qėndrimit tė prerė tė Malit tė Zi rreth pavarėsimit tė tij nga Serbia, bėhet e qartė se kėta Projektant tė Brukselit si qėllim tė vetėm kanė atė qė u pėrmend mė lartė. Pra krijimin e njė entiteti tė ri tė zhveshur pothuajse tėrėsisht nga sovraniteti, nė mėnyrė qė “pavarėsia e kushtėzuar” tė rikomponohet sa mė bindėshėm nė tėrė kėtė mozaik procesesh dinamike. Ky ėshtė njė Projekt nė tė cilin ka kohė qė po punohet nė zyrat e Brukselit. Politikajt aktual qė e udhėheqin Kosovėn padyshim qė do t’i njohtojnė qytetarėte e vetė lidhur me kėtė cėshtje (sigurisht kur tė kryhėn negociatat e paralajmėruara improvizuese!) nė momentin e vlerėsimit tė kohės dhe momentit i cili nuk do tė zgjojė paknaqėsi tė mėdha nė opinion! Pra Kosova pas njė viti, pėr nga forma do duket e pavarur (nė mėnyrė qė ta kėnaqė elitėn aktuale politike dhe njė pjesė tė opinionit naiv qė do t’i besojė farsės se u bė “njohja formale e pavarėsisė”!?) kurse pėr nga pėrmbajtja e reduktuar dukshėm nė aspektin e sovranitetit qė do shquhet si entitet!

Gjitha bisedimet apo negociatat tripalėshe, padyshim qė do tė udhėhiqen nga kėto premisa tė kėtij Projekti tė pagėzuar me emrin “Agjenda 2000”. E ashtuquajtura “Agjenda 2000” , nė mes tjerash Ballkanin Pėrėndimor e parasheh nė mėnyrė decidive si rajon tė ish Jugosllavisė ( si potencuam: minues Slloveninė dhe plus Shqipėrinė), ndėrsa shtet kombet (apo entitetet nesėr) aktuale si nėnrajone tė cilat duhet afirmuar sipas njė sistemi konfederal qė ofron perspektivė tė qėndrueshme dhe stabile pėr tė ardhmėn e Europės.

Poqese nisemi nga korniza globalizuese e politikės, atėherė qė padyshim kėtu kemi tė bėjmė me procesin e nisur tė denacionalizimit (jo tė denacionalizimit tė sferės ekonomike), i cili prejudikon njė fragmetarizim tė theksuar tė gjitha segmenteve qė e bėjnė identitetin e shtetit.

Ajo cka ėshtė mė interesante nė tėrė kėtė diskurs padyshim qė ka tė bėjė me :shkallėn e gadishmėrisė sė qeverisė aktuale Kosovare pėr t’u pėrballur me kėto sfida dhe projekte tė eurokratėve tė Brukselit?

Dyshimet rritėn edhe mė shumė kur tė kihet parasysh qė qeveria e Kosovės nga shumė analist dhe opinioni i gjėrė Kosovarė ėshtė identifikuar si qeveria: mė joprofesionale dhe mė e mė e papregaditur. Nė kėtė drejtim, duke mos qenė tė prirur tė jemi kritikues tė ashpėr fitohet pėrshtypja qė kjo qeveri, (anipse dorėn nė zemėr nė kuadėr tė sajė ka ekspert tė shquar qė sigurisht kanė njohuri se si do tė rekonstruktohet kjo hapsirė dhe si do tė organizohet jeta e qytetarėve tė kėtyre vendeve) dhe kjo presidencė e butė me tė gjitha institucionet aktuale tė dalura gjatė kėtij 100 ditėshi tė fundit nuk do tė mund t’u bėjnė ballė sfidave tė pregaditura nga eurokratėt e Brukselit, qė pasė vetės kanė njė eskadrilė tė tėrė ekspertėsh dhe Projektesh tė detajizuara deri nė imtėsira.

Ajo cka e dėshmon prejudikimn tonė shkencor padyshim qė ka tė bėjė me terminologjinė e re dhe tė sofistikuar tė kėtyre zyrtarėve tė lartė Europian, ėshtė diskursi eufemist. Nė tė vėrtetė kohėve tė fundit ata si supstitut tė nocionit Ballkan pėrėndimor kanė filluar ta fuqizojnė shprehjen “proces i stabilizimit dhe asocimit”, pėr tė cilin politikajt tanė as qė kanė lidhje se me cfarė problemi kanė tė bėjnė nė tė vėrtetė?!

Sido kudo, pėrkundėr Projektit tė eurokratėve tė Solanės dhe kėtij “ngadalsimi nė pėrmbushjen e standardeve” na mbetet qė shohim dhe tė presim (“Godon”) fillimin e sfidės sė definimit tė statusit politik tė Kosovės qė do tė jetė padyshim e gjatė dhe e mundimshme, sidomos pėr neve qytetarėve tė Kosovės veshėt e tė cilėve gjatė njė dekadė tė tėrė nuk janė mėsuar tė ndėgjojmė asgjė mė pak se “njohje formale tė pavarėsisė sė Kosovės”?!
Albanur | View webpage for this Publication
Kosova

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com