Albatlanta

PERVIJIM SOCIOPSIKOLOGJIK I TERRORIZMIT TE SOTEM
Dr.Perparim KABO

Pagezimi me i keq i mijevjecarit
Mbarimi i "luftes se ftohte" dhe renia e sistemeve komuniste, shendrimet e medha demokratike ne ish vendet komuniste permes instalimit te sistemit demokratik pluripartiak dhe progresi i realizuar ne antaresimin e tyre ne institucionet Euroatlantike, mund te krijonte perfytyrimin iluziv se bota ne mileniumin e ri eshte uniforme dhe kontraditat jane vetem ato te zhvillimit per nivele me te larta progresi. Por mjafton vetem nje cift numrash 9/11 qe cmitizohet permes artikulimit Shtator date 11-te, per te sjelle ne mendje, aktin terrorist ndaj popullsise civile per shkak te goditjes se kullave binjake dhe vrasjes pa asnje perligjie militare te ushtarakeve te Pentagonit. Do te ishte pagezimi me i keq qe mund t'i behej mijevjecarit te ri, si mijevjecar i terrorizmit.
Dilema e trupezimit te demokracise institucionale
Ngjarja zgjoi vigjilencen civile dhe militare, sepse shkundi balancat gjitheperfshirese. Pas saj u rishikuan dhe vijojne te kqyren marredheniet ekonomike globale dhe varferia, raportet kulturore si dhe energjia, bashkejetesa fetare, institucionalizmi historik dhe riformezimi i tyre, problemet e energjise dhe e ardhmja e saj, u nxit kujdesi maksimal per lirine dhe skanimi i saj per te pare dritehijet. Sepse rreziku nuk i vjen vetem nga goditjet e verbra por dhe nga mos shtrirja ne rrafsh boteror dhe mosinstitucionalizim i demokracise ne nje gjeopolitike globale gjithashtu.
Terrorizmi i sotem ka vene ne pah edhe nje problem po aq serioz. Diferencat e medha mes civilizimit institucional te kapitalizmit te zhvilluar dhe gjendjes gati gjysem feudale ne shume vende ku bashkejetojne elemente te civilizimit te sotem me mbeturina te tilla, te cilat i kontrastojne keta vende ne nje disekuiliber qe edhe pa ndonje shkak serioz mund t'i shpien ne situata konfliktuale. Mosshkeputja nga feudalizmi dhe format e vjetra te qeverisjes ne keto vende, evidentojne nje problem nderkombetar. Si do te behet e mundur te trupezohet ne keto vende sistemi i demokracise institucionale?
Terrorizmi ka hedhur dorashk-_daj sfida eshte mes tij dhe qyteterimit. Por qyteterimi boteror ka nje problematike me te gjere. Ndersa lufta ndaj terrorizmit ka dominuar lajmet kryesore, motori i madh i globalizmit mbahet i ndezur. Disa, ky proces i shperblen duke ndeshkuar disa te tjere, por gjithesesi duke mbajtur lart presionin permes rritjes se kontaktit njerezor, komunikimin dhe konkurencen. Sot, pothuajse per gjithe vendet, priamre eshte beteja ndaj problemeve te globalizmit si rritja ekonomike, crrenjosja e varferise, prevenimi i semundjeve, edukimi, urbanizimi dhe ruajtja e identitetit.
Vetem nje perfytyrim i tille lejon qe epoka e sotme te ndricohet me gjithe problematiken e saj dhe masat antiterror te jene gjitheplanesore dhe shumedimensionale.
Mileniumi i ri eshte ai i fitores perfundimtare te lirise dhe demokracise institucionale i progresit te shkences dhe zhvillimit te papare te kultures si progres i pergjithshem.
Shoqeria njerezore eshte njohur me terrorizmin dhe terroristet ka heret, por ai qe shpaloset ne ditet tona ka disa vecori te cilat duhen njohur, vleresuar, permes analizes serioze dhe ne vijimesi, dhe duhet ndjekur me syceltesi.
Cdo perkufizim kadegorik do te ishte jo i plote, nese ketij fenomeni nuk do t'i hynim ne anatomine e tij te ndertimit dhe ne teknologjine e funksionimit, sigurisht jo ne kendveshtrimin qe bejne sherbimet inteligjente te specializuara por ne kendveshtrimin sociopsikologjik.
Terrorizmi i sotem pas nje pergatitjeje te gjate dhe ne heshtje, si ne fushen e rekrutimit dhe ne ate te shtrirjes, shfaqet si nje tumor ne trupin e njerezimit dhe civilizimit me objektiv goditjen e lirise demokracise dhe progresit te pergjithshem. Ai eshte tumorial sepse eshte shprehje e deformimit me te pakonceptueshem qe i behet homosapjensit si qenie njerezore dhe moralit, filozofise dhe ideologjise me te vjeter, asaj fetare.
Megjithese per koherence duhet vene ne pah nje fakt i njohur historik se feja, ku terrorizmi i sotem kerkon te mbeshtetet permes keqinterpretimit te saj, pra muslimanizmi, eshte feja me e re.
Ajo daton shekullin e 7-te te eres se re pas betejes se 622 mes qytetit te Medines dhe Mekes nga ku doli ideja e profetit Muhamed.
Rreziku i tij eshte me permasa te frikshme sepse, nenvizoi ne Forumin e Davosit zoti Cheney, zv/presidenti i SHBA-ve- "Teknologjia e sotme ben te mundur vrasjen jo vetem pikerisht te tre mije veteve, por 300.000"
Perdorimi i vetefljimit te njerezve per te vrare njerez te tjere, ose te kamikazeve si edhe emertohen teknologjikisht keta njerez ne mijevjecarin e ri, kur mundesite per ndryshim dhe progres jane te hapura dhe te njohura realisht dhe institucionalisht, flet per treguesin primar dhe prepoderant te terrorizmit te sotem si armiku me i eger per jeten. Ky eshte veteflijim i verber, qe dallon nga ai Rajmod de Dies e cila iu hodh trenit me arme qe shkonte ne Vietnam, dallon po ashtu nga veteflijimi i Jan Palash i cili u vetedogj per se gjalli per te shprehur protesten kunder pushtimit te Cekosllovakise nga trupat sovjetike ne emer te interesave te Traktatit te Varshaves, apo nga veteflijimi i Bobi Sensit i cili shpalli greven e urise ne mbrojtje te "Ceshtjes irlandeze", dhe pas 72 diteve nderoi jete duke u shendruar ne simbol.
Si fosil atavik i nje antropologjie mesjetare e veshur me egersi kanibale dhe e frymezuar nga nje urrejtje e tejskajshme nda civilizmit dhe lirise, terrorizmi i sotem kerkon te ktheje shoqerine njerezore mbrapa ne gjenezen fillestare.
Progresi social sheh nga e ardhmja
Feudalizmi eshte lene pas qysh me agimin e Rilindjes europiane ndaj eksperimentet rilindese medivale nuk kane te ardhme. Ndersa mbeturinat shteterore po evoluojne drejt progresit te demokracive elektorale. Kjo eshte nje nga sfidat e shekullit te ri. Progresi social sheh nga e ardhmja.
Rilindja Evropiane realizoi dy arritje te medha. Ndarjen e kishes nga shteti dhe krijimin e prodhimit shoqeror industrial. E para e solli antropologjine njerezore ne nje raport te ri sepse njeriu nga biri i Perendise u shendrrua ne individ i institucioneve, ne rradhe te pare i shtetit me mekanizmat e tij.
Ndersa arritja e dyte inicioi ndryshimin e shoqerise duke krijuar masen e re dominante ne shoqeri, ajo qe quhet shtresa e mesme e cila vendos ekuilibrat ekonimike, sociale dhe elektorale, edhe sot e kesaj dite.
Ndertimi i demokracise ne vende qe ende nuk jane ndare perfundimisht nga antropologjia mesjetare, thjesht permes zgjedhjeve te lira nuk eshte zgjidhje e qendrueshme dhe perfundimtare. Ndertimi i demokracise, krijimi i nje kulture politike me nje pamje te re, krijimi i nje rrjedhe te re te mendimit, eshte nje gje komplekse krejt ndryshe se ka qene ndonje here.
Vendet ku prodhohet me veshtiresi demokracia
Ne Irak mund te behen zgjedhjet por ato nuk mund kurresesi te prodhojne menjehere demokraci. Ajo qe thirret demokraci ne Perendim eshte realisht liberaldemokraci. Eshte fjala per nje sistem qe dallohet per zgjedhje te lira, por edhe per sundim te ligjit. Dallohet per ndarje te pushteteve. Dhe gjithashtu karakterizohet nga respektimi i te drejtave te njeriut, duke perfshire pronen private, fjalen e lire dhe tolerancen fetare. Per kete vend pengese e dyte e madhe per demokracine eshte diversiteti etnik dhe fetar. Iraku ka nje popullsi prej 25 milion banore, ku 15-20% jane kurde,15-20% sunit arabe, 60% shiite arabe, dhe nje pakice e vogel turq, asiriane dhe kristiane. Me perjashtim te Norvegjise, ne menyre virtuale te gjitha vendet e "bote se naftes" jane sisteme diktatoriale. Nafta ne vetvete si edhe burimet e tjera natyrore, nuk ndihmojne ne prodhimin e kapitalizmit, shoqerise civile dhe te demokracise. Vendet me pasuri ne token e tyre nuk jane prirur te krijojne skeletin ligjor dhe politikat publike, te cilat ndihmojne ne rritjen ekonomike dhe krijojne klasen e mesme.
Per me teper paraja e lehte nenkupton ne keto vende, nje qeveri qe nuk ka nevoje te taksoje popullin. Kjo mund te tingelloje si nje "good idea", por kur nje qeveri merr para nga populli i vet, vetem atehere populli kerkon qe t'i kthehet dicka. Dhe keto jane ndershmeria, llogaritjet per pasurite kombetare, transparenca dhe demokracia funksionale. Ky mekanizem mungon ne shume nga vendet ku terrorizmi i sotem ka shtrire metastazat dhe ushqehet. Vetem nen keto rrethana mund te kuptohet ajo qe familja mbreterore Saudie u afron qytetareve te saj permes marreveshjes: "Ne nuk kerkojme shume prej jush ne formen e taksave dhe ne nuk u japim shume ne formen e lirise."
Terrorizmi "tumor" vrases
Edhe perpjekjet qe behen per ndryshim paragjykohen dhe pengohen. Sipas nje studiueseje te huaj, Bin ladeni eshte kunder princerve te familjes mbreterore saudite sespe ata kerkojne ndryshime dhe afrim me Perendimin dhe civilizimin e tij, por ai eshte dakord me pjesen konservatore te familjes mbreterore. Sipas besimit fetar antropologjik pellazg me i hershmi ne historine e njerezimit, i cili adhuronte perendite e Olimpit dhe nuk besonte verberisht si edhe bene fete e mevonshme, ne fillim ka qene KAOSI. Eshte e kuptueshme te marresh si mision te shkaterosh vlerat e civilizimit boteror te realizuara ne historine njerezore si kontribute te mendjes dhe dores se njeriut, ne Angli, Itali, SHBA, dhe kudo, apo edhe kulturen antike te ish Mesopotamise si bene talebanet e Afganistanit, kjo do te thote qe ne menyre fantazmagorike te pranosh nje Neron gjigant qe ne mijevjecarin e ri ka vendosur jo te shkatereoje Romen, por gjithe arritjet e njerezimit.
Ja perse terrorizmi i sotem eshte nje tumor vrases. Per me teper nese ai goditet duke u prere diku, mund te gjalleroje eger diku tjeter, sepse helmi i mekanizmit te tij vrases eshte shpagimi.
Po te degjoni me vemendje parullat dhe propaganden e tij ne mediat e shkruara apo elektronike si dhe per mes internetit, do te vini re se motua e tyre e aksionit eshte shpagimi. Motivet nxitese dhe frymezues jane sa "fetare" si frymezim flijimi dhe veteflijimi aq edhe te veshura me nje "kostum clirimtar ".
Hapesira ku gjeneron ky fenomen i rrezikshem eshte zona ku historikisht mes shtrirjes se perandorive qe nga ajo romake bizantine, mongole dhe otomane, jane nderthurur shume kultura dhe shume besime fetare qe nga ebraizmi, katolicizmi, orthodoksizmi, budizmi induizmi dhe muslymanizmi.
Energjia fetare, si ajo atomike
Sot kjo zone duket si nje harte ujore nga ku jane terhequr ujrat e vjetra, por kane mbetur pellgjet, te cilet si mbetje ujore te izoluara vegjetojne permes qelbjes.
Gjithesesi do te duhet t'i pergjigjem pyetjes se drejt per drejte, nese eshte feja shkaku i konflikteve ne kete rajon sidomos atij palestinezo-izraelit, pra a eshte substanca e besimit nje gjenerator i tille qe duhet te frymezoje aktet e shpagimit terrorist?!.
Une ndaj opinionin me ata qe nuk e pranojne nje perfundim te tille sa absurd aq edhe alogjik. Energjia fetare eshte si energjia atomike. Kjo e fundit mund te perdoret si per efekte civile dhe ky eshte perdorimi i saj sot, pra per efekte ndertuese, por edhe per efekte shkaterruese, po qe se perdoret per qellime jo civile.
Nese energjia fetare do te perdoret per shpirtin njerezor ne emer te jetes si dhurata me e larte e zotit, ajo eshte energji atomike njerezore pozitive dhe ndertuese. Nese frymezimi fetar shkon ne skaje t-_lla sa te frymezoje si kamikaz, femije apo gra, kjo nuk eshte fetare, ose eshte energji fetare atomike shkaterruese. Kjo ndodh kur ne ceshtjet e fese futet politika. A nuk eshte provokuese dhe nxitese deklarata e para disa koheve e liderit palestinez Jaser Arafat se Jezu krishti eshte i fese sone muslymane.A nuk duhen gjykuar edhe ne valencen politike qendrimet refraktare te segmenteve te caktuara te hierarkise ortodokse kur Gjon Pali i dyte vizitoi kishat e tyre dhe kerkoi nje afrim te dy kishave katolike dhe orthodokse. Pra, sot me shume se kurre lypset qe te mbrohet besimi fetar nga nderhyrjet e politikes se vjeter konfliktuale dhe imperiale.
Manipulimi me ane te fese ne vetvete, per akte terroriste, eshte se pari terrorizem kunder fese si nje nga mrekullite te krijuara nga njerezimi ne historine e tij te ekzistences.
Manipulimi me fene, terrorizem ndaj fese
Terrorizmi eshte edhe antimuslimanizem jo vetem se shkel parimet etij, por nuk mund te perligje akte vrasese te muslimaneve kunder muslimaneve. Keshtu ndodhi ne Kenia dhe Tanzani ne veren e 1998, po keshtu para pak kohesh ne Arabine Saudite dhe ndodh dita-dites ne Irak. Islami nuk mund te bashkejetoje me terrorizmin. Sic deklaroi ne nje interviste te tij, kryeministri turk Erdogan, "ne jemi vendi qe ka provuar se kultura e islamit dhe kultura e demokracise mund te bashkejetojne ne nje menyre harmonike" (Neeseeek 24/1/2004 faqe 38)
Sot vihet re nje reformim i te gjitha besimeve dhe afrim i tyre me antropologjine reale tokesore, sepse ne fokus jane varferia, ushqimi, femijet, familja, martesa, lindja e njeriut, mbrojtja e jetes dhe shmangia e luftrave. E gjithe problematika e cekur me lart, nuk eshte e botes se ameshuar te providences. Ajo eshte tokesore dhe e prekshme ne te gjithe rruzullin tokesor. Ne nje kendveshtrim tjeter, mberrin po ne te njejtin perfundim se terrorizmi nuk eshte lufte hyjnore sepse idealet dhe realizuesit nuk jane njerez te edukimit fetar. Bin Ladeni nga profesioni eshte inxhinier ndersa ndihmesi i tij me i afert mjek. Ndersa "mishi per top" jane individe te deshperuar te cilet kane hyre ne nje zinxhir fatkeqesish, pasi kane humbur familjen dhe te afermit, ne nje konflikt kaq te gjate, si ai mes Palestines dhe Izraelit, i cili sa here qe i afrohet mundesise se paqes dhe armepushimit, qe do te lejonte nje institucionalizim demokratik te shtetit palestinez dhe zgjidhje te problemeve te kufijve mes te dy vendeve, po aq here nxitet nga faktore retrograte shume afer dhe pjese e rrjetit te terrorizmit, qe te mos realizohet.
Ndaj ky lloj "tumori" duhet shkulur fillimisht politikisht dhe ekonomikisht, sepse vetem keshtu ai do te bjere edhe si element militar dhe i propagandes e medias qe ngre friken kolektive dhe pasigurine. Ndersa kurimi i tij si shpetim e nje mase te madhe njerezore te zene ne kete rrjet, eshte detyra me e gjate dhe me e veshtira e cila mund te zgjase edhe 100 vjet.
"Zgjidhjet e tij bindese- nenvizoi Z.Cheney,ne forumin e lartpermendur, eshte ndihma pet t'u dhene fund ideologjive te dhunes permes promovimit te reformave ne Lindjen e Mesme, rritjes se bashkeveprimit mes vendeve qe luftojne terrorizmin dhe neqoftese kur diplomacia deshton, duhen marre vendime decizive qe nenkuptojne edhe ato ushtarake."
Ne kete rajon gjeografik ka levizje pozitive. Masa me te forta jane duke u nd`rmarre per ruajtjen e arsenalit berthamor. Mos harrojme se ne kete zone jane tri vende qe kane bomben atomike, Izraeli, India dhe Pakistani.
Pushteti informal i rrezikshem, i terrorizmit
Ne "Forumin boteror te ekonomise" ne Davos te Zvicres u zhvilluan bisedime te forta antiterror. Musharafi, presidenti i Pakistanit, Khatami presidenti i Iranit dhe kryeministri turk Erdogan, shpalosen nje vullnet shembullor ne lufte kunder terrorizmit. I pari mori persiper stopimin e rrjedhjes se tekonologjise berthamore, ndersa presidenti iranian habit kur deklaron hapur se: "Popujt e Amerikes jane te shumte. Dhe esenca e qyteterimit amerikan vjen nga "kultura puritane", te cilen une e respektoj shumeNdersa per marredheniet midis dy vendeve ai prononcohet. "Ne kemi pare disa shenja pozitive (pak kohe me pare) ne tonet dhe prononcimet zyrtare te Amerikes. Une jam i sigurt se do te kete zhvillime te reja" (Neeseeek 28/1/2004,faqe 37)
Si fenomen global terrorizmi ka edhe nje pushtet informal por mjaft te organizuar dhe te rrezikshem. Aq me teper qe gjallerimi i tij, nxit dhe krijon kushte per te gjitha llojet e informalitetit te sotem. Ndaj sfida e ketij mijevjecari eshte edhe sfide mes formalitet njerezor shteteror dhe institucional nderkombetar dhe informalitetit te institucionalizuar permes organizmave dhe organizatave te cilat jane te perhapura tejembane botes. Sepse edhe shperndajne te rekrutuarit e tyre permes nje formimi te vashdueshem me nje besim te verber, por edhe rekrutojne nga periferite e largeta ne metropolet e civilizimit global.
Le te vigjelojme permes nje ballafaqimi qe do te na ndihmoje per te ravijezuar fenomenin dhe per te nxjerre perfundime.
Le te perdorim per efekt krahasimi termat formaliteti dhe informaliteti.
Formaliteti eshte i organizuar dhe ka institucione, por edhe informaliteti eshte i organizuar dhe ka nje hierarki te institucionalizuar.
Formaliteti ka mjete ushtarake dhe teknologji logjistike, sherbime inteligjente dhe rrjete speciale te interceptimit.
Por edhe informaliteti ka njerez qe vriten per kauzen e tij dhe disponon mjete, sigurisht ne nje sasi dhe mundesi me te vogel. Por perpjekjet e tij per tu institucionalizuar ne shtete dhe pushtete duke infiltruar ne qeverisjet apo sherbimet e disa vendeve arabe eshte nje rrezik jo plotesisht i kapercyer, pavaresisht nga fitoret ne Afganistan dhe Irak.
Formaliteti ka para dhe mjete mediatike. Por edhe informaliteti ka para, madje shume para dhe mjete mediatike. Por ndryshimi qendron se ne qoftese shteti i leviz parate me kujdes dhe nen nje burokraci te ftohte, informaliteti i leviz me shpejt. Epersia e shtetit dhe formalitetit eshte se ajo kontrollon bankat dhe institucionet monetare, ndaj ketu duhet kujdes dhe vigjilence. Do te doja te jepja nje shembull. Ne muajin dhjetor te 2003 bankat ne Hungari informuan te gjithe klientet per nje paraqitje formale ne sportel vetem per prezantim fizik dhe verifikim te te dhenave.
Ai qe nuk paraqitej humbiste te drejten e cfaredo lloj transaksioni ne 2004.
Persa u perket mediave, ketu duhet shume kujdes sepse si instrument informimi por jo rralle edhe dizinformimi ajo luan nje rol sensibel dhe delikat.
Por edhe nje rol pozitiv ne se informacionet lexohen me vemendje. Psh, ka nje amulli sot ne riorganizimet e myftinive ne Shqiperi. Zgjedhjet e reja flasin per prishje te ekuilibrave dhe atmosfere konflktuale. Ky mesazh duhet lexuar dhe kuptuar ne anatomine e vet sepse shpalos gjendje dhe jo thjesht shifra.
Nje ballafaqim tjeter eshte inteferimi reciprok. Formaliteti mund te infiltroje tek organizmi informal por edhe ky mund te kompromentoje permes shperblimeve tek segmente apo individe te sistemit formal.
Pra sic shihet, terrorizmi nuk eshte veprimtari qe lind kur kryhet akti. Ne ato rrethana ai shfaqet me aktin vrastar, por perpos kesaj ai ekziston vepron, harton strategji dhe rimodulohet per te ruajtur ekzistencen cdo dite. Ja perse lufta kunder tij nuk eshte as e shkurter as e lehte dhe as vetem e disave. Sot jemi perballe tij te gjithe.
Thelbi filozofik i terrorizmit
Parimi themelor i filozofise se terrorizmit eshte raport i jetes me vdekjen por i permbysur, pra kjo forme e perceptimit te botes priret nga triumfi i vdekjes mbi jeten. Se fundi do te deshiroja te shpalosja edhe nje element tjeter te ketij fenomeni sociopsikologjik. A kane familje keta njerez? Po te shohesh kreret e tyre jane kthyer jo ne mesjete, ku turpi njollosej vetem me te drejten e nates se pare te feudalit, por kane shkuar me tej.Ata jane kthyer tek poligamia dhe deformimet e saj. Ndersa ata qe nuk jetojne ne shpella, por qyteteve, kane nje filozofi tjeter te ngritjes se familjeve. Martesat e tyre jane te detyruara dhe mundesisht te lindin sa me shume femije. Grate qe martohen me ta jane te detyruara te pranojne martesa me ta edhe pa i njohur me pare, duke e konsideruar kete si nje akt sublim fetar.
Ato e dine se cili mund te jete fundi i burave te tyre dhe duhet te pergatiten shpirterisht por edhe te aftesohen qe te punojne ne kompjuter dhe te navigojne ne internet per te qene ne gjendje te terheqin para ne distance, pa qene nevoja e nje paraqitjeje te drejtperdrejte ne banke. Atyre ju lidhet paraprakisht pensioni i vdekjes se bashkeshorteve.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com