Albatlanta

MIRENJOHJE ISMAIL KADARESE
Fatos Tarifa, Ph.D.
Dhjete vjet me pare, ne fund te vitit 1995 dhe ne fillim te vitit 1996, ndersa une isha akoma ne Universitetin e Karolines se Veriut ne Chapel Hill "SHBA), nje debat i ashper filloi ne Internet, ne nje prej faqeve te diaspores shqiptare qe administrohej nga Buffalo "NY), lidhur me emrin dhe vepren e shkrimtarit dhe intelektualit te madh te vendit tone, Ismail Kadare. Ky debat u shnderrua gati ne nje "lufte" te vertete fjalesh, fyerjesh dhe sharjesh dhe ishte i pari i ketij lloji qe zhvillohej ne hapesiren kibernetike. Ne te u perfshine kryesisht shqiptare te cilet ne ate kohe jetonin jashte Shqiperise, pasi Interneti akoma nuk ishte bere ne Shqiperi nje medium i perdorur gjeresisht.
Qe emri dhe vepra e Ismail Kadarese ishin bere edhe me pare objekt sulmesh monstruoze kjo nuk ishte e panjohur per mua, ashtu sikurse edhe pse me indinjon pa mase, nuk me habit fakti qe vetem gjate muajit te fundit, emri dhe vepra e Kadarese jane sulmuar ne menyren me te paskrupullt dhe iracionale mbi 40 here ne disa prej gazetave shqiptare. Nuk them ndonje gje te re po te ve ne dukje se kundershtaret dhe dashakeqesit e Ismail Kadarese, pavaresisht zhurmes qe bejne dhe agresivitetit me te cilin e sulmojne personalitetin dhe vepren e tij, kane qene gjithnje dhe jane shume te paket ne numer ne krahasim me admiruesit e vepres se tij dhe dashamiresit e tij te shumte. Sidoqofte, si nje intelektual shqiptar une deshperohem dhe indinjohem thellesisht kur shoh qe ndersa vepren letrare te Ismail Kadarese e cmojne ne cdo vend te Evropes dhe kudo ne bote, i vetmi vend ku ate e sulmojne individe te vecante eshte veendi i tij, vendi yne, Shqiperia. Kjo eshte simptome e nje fenomeni te vjeter, arkaik shqiptar dhe padyshim nje tregues i shkalles se qyteterimit tone.
Per Ismail Kadarene mund te shkruash shume, sic kane bere mijera kritike letrare dhe studiues te huaj ne keto kater dekadat e fundit dhe sic kane bere dhe vazhdojne te bejne shume studiues serioze te vepres se tij ne Shqiperi, si Tefik Caushi, Alfred Uci, Bashkim Kucuku, Shaban Sinani, Ymer Jaka e te tjere. Une nuk jam kritik letrar por kam qene dhe mbetem nje admirues dhe lexues i pasionuar i vepres letrare dhe i publicistikes se Ismail Kadarese dhe nje mik e dashamires i tij. Arsyeja pse shkruaj sot per Ismail Kadarene eshte po ajo qe me ka shtyre te shkruaj per te dhjete vjet me pare. Jo per t"i dale ne mbrojtje, pasi nje gjeni i letrave si Ismail Kadareja nuk ka nevoje per mbrojtjen time dhe ndoshta te askujt tjeter. Arsyeja eshte se si intelektual e ndiej te nevojshme te shprehem, te mos hesht, kur shoh se ne c"menyre sulmohet nga disa individe emri dhe vepra e shkrimtarit tone te madh dhe bashke me to letersia me e mire dhe kultura jone kombetare.
Nuk me perket mua te flas per vlerat kolosale te vepres letrare te Kadarese pasi, sic thashe, une nuk jam kritik letrar dhe as studiues i mirefillte i saj. Por une mund te them kete: Cdo komb do te ishte krenar po te kish lindur nje shkrimtar te jashtezakonshem, me pushtet te tille mbi shpirtrat dhe ndergjegjen e njerezve, si Ismail Kadare. Shumica derrmuese e shqiptareve, brenda apo jashte territorit te shtetit meme, krenohen me te, sic krenohen edhe me emrin e Nene Terezes, sa here qe rasti e sjell te permendim figurat me te shquara te kombit shqiptar. Emri dhe vepra e Ismail Kadarese jane nje pasuri e cmuar kombetare per popullin tone. Kushdo qe e ka lexuar dhe e njeh vepren letrare te Kadarese, pavaresisht filozofise apo bindjeve politike qe mund te kene individe te vecante, eshte ne gjendje t"i cmoje vete permasat dhe vleren e saj. Une kam bindjen e thelle se ata qe e sulmojne Kadarene jane nder ata njerez qe ose nuk e kane lexuar dhe nuk e njohin vepren e tij, ose nuk e kuptojne ate.
Eshte i njohur per kedo fakti qe Ismail Kadare ka qene disa here dhe mbetet ne listen e shkurter te kandidateve per Cmimin Nobel ne letersi. Ai vleresohet si nje kolos i letersise moderne ne shume vende te Evropes. Franca e ka nderuar ate me Urdherin me te larte, ate te Legjionit te Nderit. Franca e ka zgjedhur Kadarene e Shqiperise anetar te Akademise se saj, ne te njetin grup personalitetesh te shquara si edhe Vaslav Havel, Papa Bonifaci XVI, Mbreti Huan Karlos, etj. Vetem pak kohe me pare Kadare u be i pari shkrimtar bashkekohor qe mori Cmimin Nderkombetar "Man Booker". Kete cmim presitigjioz, i cili u dha me 2005 per here te pare, nuk e moren as Gabriel García Márquez, as Milan Kundera, as Margaret Atwood, as Philip Roth dhe as John Updike qe ishin finalistet per te. Ate ia dhane shkrimtarit tone te madh Ismail Kadare.
Vite me pare, nje miku im amerikan, gazetar i njohur, te cilit i dhurova nje kopje te "Gjeneralit te ushtrise se vdekur", me beri kurioz me menyren se si nisi ta lexoje ai kete liber te Kadarese. "Gjenerali" ishte e para veper e Kadarese qe ai merrte ne dore. Duke pire kafe me te, pasi lexoi faqen e pare te romanit, ai me tha: "Heminguei". "Cfare?", e pyeta une ngaqe s"e kisha mendjen. "Fatos,- me tha ai,- ky eshte nje shkrimtar i madh si Heminguei". Me erdhi shume mire qe i degjova keto fjale. Por kurioziteti im u shtua me shume kur pashe se ai, pasi lexoi faqen e dyte te librit, e mbylli ate per te vazhduar kafene. Keshtu beri edhe pasi lexoi faqen e trete. Edhe pas faqes se katert. Ai nuk lexoi me shume se nje faqe pa e nderprere leximin. Per nje moment kujtova se pas leximit te faqes se pare ndoshta pershtypjet e tij kishin ndryshuar, prandaj e pyeta: "C"ke, nuk te terheq me? Pergjigja e tij me ka mbetur ne mendje edhe sot e kesaj dite: "Fatos, nuk dua te lexoj me shume dhe me shpejt sepse nuk dua ta mbaroj kete liber. Ka kohe qe nuk kam lexuar letersi te tille dhe nuk e di se kur do me bjere rasti te lexoj perseri nje liber si ky". Te nesermen ne mengjes miku im me tha se e kish lexuar "Gjeneralin" per tere naten.
Ne nje artikull mbi imazhin e Shqiperise botuar pak dite me pare ne gazeten "Koha Jone" pershkruaja se si nje miku im intelektual ne Uashington, i lidhur me qarqet me te larta te administrates amerikane, pasi u takua me Kadarene ne Tirane tre vjet me pare dhe pasi lexoi disa nga veprat e tij, me pohoi se Kadareja eshte nje shkrimtar poaq evropian sa edhe shkrimtaret franceze, gjermane apo angleze, madje me i madh se te gjithe ata shkrimtare evropiane qe ai kish lexuar deri atehere. I entuziazmuar nga "zbulimi" qe kish bere ne personalitetin, letersine dhe filozofine evropiane te Kadarese, ky njeri, sapo u kthye nga Tirana ne Uashington, i dergoi "Gjeneralin e ushtrise se vdekur" si dhurate per Krishtlindje Keshilltares se Presidentit Bush per Ceshtjet e Sigurimit Kombetar, Condoleezza Rice.
Por me lejoni te shpreh ne pak radhe disa refleksione te miat, te se kaluares dhe te sotme, mbi vepren letrare te Ismail Kadarese. Per mua, Kadareja eshte ai shkrimtar shqiptar qe e ka prezantuar Shqiperine ne boten e jashtme me bukur dhe me me shume dinjitet e krenari kombetare se cdo individ tjeter ne historine moderne te Shqiperise. Kadare eshte nder ata personalitete te fuqishem intelektuale, i cili ka bere me shume se kushdo tjeter qe Shqiperia, me historine e saj kurioze, me kulturen, artin dhe vlerat me te mira te shoqerise se saj, te jete bere dhe te mbetet pjese e ndergjegjes politike e letrare te Evropes dhe pjese e hartes kulturore ne mendesine e qytetareve te saj.
Pjesa me e madhe e veprave te Islamil Kadarese kane qene te tilla qe kane sherbyer per t"u hapur syte qindra-mijera shqiptareve, te cilet e provuan si eksperience te tyre ekzistenciale periudhen e regjimit komunist. Une vete isha akoma nxenes ne shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" kur romani i tij "Dimri i vetmise se madhe" u botua per here te pare me 1972. Edhe pse individe te vecante jane shprehur se ky roman i Kadarese, ne menyre te vecante, i ka bere sherbim Enver Hoxhes dhe diktatures se tij, ky per mua eshte nje gjykim aq vulgar sa me te nuk ia vlen te merresh. Ajo qe une kujtoj me se miri nga ai liber ishte nje fjali e vetme, "e fshehur", por sidoqofte e thene ne nje prej qindra faqeve te "Dimrit". Nese memorja nuk me ka tradhtuar, kjo fjali thoshte, as me shume as me pak, se socializmi eshte nje lufte e vazhdueshme midis te afteve dhe te paafteve, ne te cilen, si rregull, fitojne te paaftet. Edhe pse ne pamje te pare kjo sentence dukej se nuk kishte lidhje me permbajtjen e atij romani, per mua dhe shume te tjere ne ate kohe ajo, dhe jo Mbledhja e Moskes, ka qene mesazhi i madh filozofik i atij romani. Kjo ishte arsyeja qe ne botimin e dyte te romanit, i cili doli nen titullin "Dimri i madh" disa vjet me vone, kjo sentence u fshi nga censura e kohes.
"Dimri" i Kadarese ishte shokues dhe nje veper emancipuese sidomos per brezin e ri te atyre viteve. Ne mendimin tone ne ate kohe shprehja "njerez te paafte", per te cilet fliste shkrimtari i madh, u perkthye lehtazi "aparatciket e burokracise partiake dhe shteterore". Nje fjali e vetme kish thene esencen e moralit politik te administrates komuniste. Pa ekzagjerim mund te them se kjo veper e Ismail Kadarese dhe shume nga romanet e tjere te tij kane pasur po ate merite te padiskutueshme per emancipimin kulturor dhe qytetar te shoqerise shqiptare dhe transformimin politik rrenjesor te saj me 1990 qe ka pasur edhe romani i Ivan Turgenjevit "Nje bllok shenimesh i nje sportisti" per te bindur Carin Aleksander II qe t"i jepte fund bujkroberise ne Rusi, apo libri i Herriet Bicer "Harriet Beecher) "Kasollja e Xha Tomit" "Uncle Tom"s Cabin) per t"i dhene fund Luftes Civile dhe bashke me te per te pershpejtuarfundin e skllaverise ne Shtetet e Bashkuara. Shumekush nga ne mund te kujtoje se ne demostratat e dhjetorit 1990 shume nga studentet e Universitetit te Tiranes, te cilet kerkonin dhe sollen pluralizmin politik, demokracine dhe respektimin e te drejtave dhe lirise se individit ne Shqiperi, mbanin ne duar portretin e Ismail Kadarese? Te Kadarese dhe te askujt tjeter.
Une nuk i njoh personalisht ata qe shkruajne sot kunder shkrimtarit tone me te madh, por besoj se shume prej tyre nuk i kane jetuar vitet 1970, nuk i kane jetuar ato ne Tirane ose, akoma me keq, nese kane qene verdalle ne ate kohe nuk e kane kuptuar kohen e tyre. Ajo kohe, pervec represionit te eger dhe burgjeve, kishte edhe nje jete te pasur artistike e intelektuale qe levizte, ndonese nen friken, trysnine dhe kontrollin e rrepte te diktatures, ne arteriet me te thella te shoqerise shqiptare duke i dhene asaj gjakun e domosdoshem per te mbijetuar. Une vete dhe shume nga ne qe jemi rritur dhe socializuar ne ato vite e kemi ndier dhe vazhdojme ta ndiejme dhe ta cmojme autoritetin moral, kulturor the intelektual te Kadarese dhe ndikimin e vepres se tij letrare e filozofike ne jetet tona individuale dhe ne jeten kolektive te shoqerise sone.
Eshte e vertete se Kadareja ka qene relativisht i lire, vetem relativisht i lire, te udhetonte ne France ne ate kohe, pasi cdo liber i tij eshte botuar me pare ne frengjisht para se te perkthehej dhe te botohej ne gjuhe te tjera, dyzet te tilla deri me sot, ne nje kohe qe pjesa derrmuese e shqiptareve nuk ishin te lire ta linin Gulagun e tyre. Ne Shqiperi, ashtu si ne disa prej vendeve te tjera te Evropes Lindore, jo te gjitha "kafshet", po te perdorim metaforen e Xhorxh Orwellit ne librin e tij "Animal Farm", ishin te barabarta. Por edhe talentet krijuese te njerezve nuk ishin te tilla. Nuk jane as sot. Nuk jane askund. Dhe nuk mund te jene. Sidoqofte, nese Ismail Kadareja ishte relativisht me i lire, e perseris vetem relativisht me i lire se shkrimtaret dhe intelektualet e tjere shqiptare, kjo i dedikohet talentit dhe autoritetit te tij. Ai nuk ishte i perkedheluri i diktatures por ndergjegja e asaj levizjeje intelektuale dhe e levizjes studentore qe u ngrit kunder saj. Te perkedhelurit e diktatures ishin te tjere shkrimtare. Si rregull, ata ishin shkrimtare medioker, disa prej tyre edhe spiune apo informatore te rendomte, sepse vetem ndergjegjja e shkrimtareve te tille mund t"i sillte sherbime Partise dhe diktatures se saj.
Pavaresisht talentit te tij te pakrahasueshem me asnje autor tjeter shqiptar, Kadareja provoi censuren komuniste njelloj si shkrimtaret e tjere. Nese ai botoi me shume se te tjeret, kjo shpjegohet me faktin se ai krijoi me shume letersi se te tjeret dhe mbi te gjitha nje letersi te nivelit boteror. Kadarese, ashtu si shume shkrimtareve te tjere, censura komuniste ia hoqi nga qarkullimi disa prej veprave te tij. "Koncerti" i tij u mbajt i pabotuar per 11 vjet. Pse? Pergjigjen e kesaj pyetjeje me mire se une e shprehin fjalet e Solzhenicinit ne librin e tij "Rrethi i pare": "Per nje vend, qe te kete nje shkrimtar te madh, eshte njesoj sikur te kete nje qeveri tjeter". Ne anglisht, nga jane perkthyer keto fjale, ato lexojne: "For a country to have a great writer is like having another government".
Duhet t"i kesh jetuar si i ri apo i rritur vitet 1970 per te kuptuar se c"perfaqesonte Kadareja dhe letersia e tij p-r brezin e ri te asaj kohe si edhe ndikimin e saj ne formimin kulturor e qytetar te rinise shqiptare. Pothuajse asnje nga romanet e Kadarese ne ate kohe nuk eshte shitur ne rruge normale, ne librarite e vendit. Shume prej tyre "vidheshin" qe ne shtypshkronje akoma pa u njoftuar zyrtarisht botimi i tyre dhe pa u vleresuar nga kritika, ose shperndaheshin nga libraret nen banak apo edhe pa i hapur fare librarite e tyre. Ato lexoheshin nga te gjithe, madje brenda javes se pare nga botimi i tyre. Studentet dhe gjimnazistet e Tiranes, te Durresit, te Shkodres, te Gjirkokastres, te Korces, te Vlores apo te Elbasanit flinin me romanet e Kadarese nen jastek, madje kalonin nete pa gjume per t"i mbaruar se lexuari ato ne menyre qe t"ua pasonin te nesermen shokeve te tyre. Edhe pse te gjitha veprat e Kadarese ne ate kohe jane botuar nga nje shtepi botuese shteterore, ato ishin ne nje kuptim real te fjales samizdati i Shqiperise komuniste.
Duke kthyer veshtrimin ne ate periudhe, une vete kuptoj se horizonti kulturor dhe ndergjegja ime qytetare do te kishin qene sot me te kufizuara nese, si gjimnazist apo si student ne Tirane, nuk do te kisha lexuar letersine me te mire te Kadarese. Nese ka edhe te tjere qe ndajne me mua kete pershtypje, atehere, individualisht apo se bashku, lipset t"i shprehim Ismail Kadarese mirenjohjen tone te thelle dhe t"i urojme atij shendet, mbaresi, suksese te metejshme ne krijimtarine e tij dhe Cmimin Nobel.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com