Albatlanta

Perurimi i bujshem i bonapartizmit
Mustafa NANO
Perpara disa javesh, ne nje shkrim timin per gazeten "Korrieri" kam paralajmeruar instalimin e nje regjimi bonapartist, me fjale te tjera te nje regjimi, ku pushteti egzekutiv, i identifikuar ne cdo cep me nje personalitet te vetem, i ve shkelmin ne fyt te gjitha institucioneve e autoriteteve te tjera shteterore e publike, e mbi te gjitha Parlamentit. Nuk me coi ne kete perfundim thjesht rikthimi ne pushtet i Sali Berishes, prirjet bonapartiste te te cilit jane demonstruar vence ne periudhen 1992-1997. I impresionuar (me sakte, i infektuar) ne nje fare menyre edhe une prej nje naiviteti sugjestiv qe mbertheu shumicen e shqiptareve, te cilet zune ta benin mendjen top se egzorcizimi i Berishes ishte tashme nje fakt i kryer e nje proces i mbyllur, me eshte dukur se qendrimi kritik qysh ne krye te heres ndaj Berishes, nga njera ane do te me merrej per nje antipati inerciale e apriori-stike, e nga ana tjeter do te kacafytej dukshem me bindjen time te patundur, sipas se ciles te gjithe njerezit kane te drejten e fakultetin per ta rishqyrtuar e ndryshuar vetveten.
Rrjedhimisht prita disa kohe qe te shfaqeshin shenjat e para te bonapartizmit te ri, vec duke iu lutur Zotit qe keto shenja te mos shfaqeshin kurre. Dhe si per te marre me te mire dyshimet e mia ogurzeza, keto shenja, ndonese fillimisht te zbehta, nuk munguan. Po me mbushet rradakja tashme, se nese dikush pret gjera e vepra te keqija nga Saliu, ai gjithsesi nuk ka per t'u "zhgenjyer". Eshte aq e vertete kjo gje, sa bash per kete motiv, te jesh antiberishian nuk eshte absolutisht shenje inteligjence. Por te jesh proberishian amá, eshte me siguri shenje e mungeses totale te inteligjences.
Sulmi koral i kurdisur dhe i dirigjuar nga Kryeministri mbi institucionin e kryeprokurorit e mbi institucione te tjera, inkursioni i shpeshte i Kryeministrit ne mbledhjet e grupit te vet parlamentar, fjalimet "ex cathedra" te mbajtura perballe deputeteve te tutkunosur te grupit te tij parlamentar, tonet urdheruese e paternaliste, show i shpeshte televiziv ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave, ne qender te te cilit eshte gjithmone ai dhe vetem ai, Sali Berisha, mbytja e iniciatives se cdo ministri e te cdo ministrie, per pasoje eklipsimi i cdo personaliteti tjeter qeveritar e shteteror, te gjitha keto pra, kane qene simptoma te qarta bonapartiste. Dukej qe Kryeministri Berisha i diteve e javeve te para po rrekej te replikonte kembengulshem e pike per pike Presidentin Berisha te viteve 1992-1997. Vetem se nuk po e bente balte.
Por erdhi dita, dhe e beri balte. Sesioni parlamentar i para tri diteve, ku ne qender te diskutimit ishte lufta kunder korrupsionit, perben deshmine me uluritese te bonapartizmit. Bonaparti shqiptar, i rrethuar e i mbeshtetur nga bonapartuce te mjere, pushtoi pa pike turpi e skrupulli tempullin e demokracise shqiptare. Ai merrte mikrofonin nen vezhgimin e trembur te nje gruaje qe quhet Jozefina Topalli, e cila merr vesh nga demokracia e parlamentarizmi aq sa merr vesh dhia nga tagjia dhe te cilen bash per kete arsye e kane zgjedhur per te drejtuar ne menyre kinse neutrale veprimtarine parlamentare; ai fliste sa here te donte, jepte leksione mbi demokracine e shtetin e se drejtes (kete, te pakten kete, mund te na i kurseje ky malukat), i jepte pergjigje kujt te donte, u drejtohej te gjitheve me "ti", e ngrinte zerin sipas qejfit, nervozohej, ngerdheshej e zgerdhihej si nje i ceikuilibruar, leshonte akuza e sharje nga te gjitha anet, dhe nderkohe me gishtat e dores se majte improvizonte ate gjest, qe rrugacet shqiptare e bejne sa here qe duan te shajne dike me nene e me moter. Ai u soll ne ate Parlament, ashtu si eshte sjelle per pesembedhjete vjet me radhe ne forumet orwell-iane te Partise Demokratike, thjeshtrat e te cileve (forumeve), duke qene se per nje kohe te gjate jane shtrenguar te mos flasin ndryshe, tani ose/edhe kane harruar te mendojne ndryshe, ose/edhe nuk mund te kuptojne e besojne se mund te kete mes tyre nje njeri qe mund te mendoje ndryshe (eshte aq e vertete kjo, sa Spartak Ngjela, teksa guxoi te mos binte dakord ne nje mbledhje te grupit parlamentar me do ide te Kryeministrit, i ka ngjare shumekujt brenda atij grupi me nje marsian).
Bonapartucet aty rrotull tij ne Parlament ose benin sehir, ose jepnin perpara tij prova te luftes bonapartiste kunder opozites. Ndersa nje prej ministrave shpallte e akuzonte me gojen plot kryetarin e Partise Socialiste si simbolin e korrupsionit ne Shqiperi, ministri i Puneve te Brendshme deklaroi po me gojen plot, se ai ka ne zyren e vet "dosjen e kopsitur te Edi Rames". E tmerrshme. E pabesueshme. Nje deklarate e padegjuar nga goja e nje ministri te Puneve te Brendshme te ndonje vendi demokratik. "Ky eshte fashizem", tha Majko jo pa te drejte, por ne fakt per te kualifikuar kete banditizem, nuk eshte nevoja t'u drejtohemi per ndihme modeleve te diskredituara politike jo e pertej shqiptare. Ne kete rast, ne mund t'i referohemi historise sone politike, Kadri Hazbiut, Simon Stefanit e Hekuran Isait, etj, te cilet kane adoptuar hapur sjellje te tilla ndaj kundershtareve te partise, nderkohe qe kane qene ne krye te ministrise se Puneve te Brendshme. Shkurt, kemi te bejme me nje perthyerje staliniste, alias enveriste, te jetes politike shqiptare. Eshte nje perthyerje e frikshme, gje qe nuk duhet megjithate te na beje te mendojme se po kthehemi ne bolshevizem. Jo! Dukuria qe e shpreh e perfaqeson ne menyre besnike realitetin e sotem eshte bonapartizmi, me fjale te tjera, zhvendosja e pushtetit egzekutiv ne qender te sistemit politik dhe terheqja zvarre e ketij pushteti prej vullnetit tekanjoz te kreut te tij.
Ajo, se ciles une personalisht i jam trembur qysh perpara zgjedhjeve, po ndodh; madje, me shpejt se sa e prisja. Ky bonapartizem i ri po calltis te ngrihet mbi rrenojat e disa arritjeve ne planin e demokracise. Kemi te bejme me nje hap dramatik prapa. Opozita eshte e aq ndrojtur dhe e aq trembur, sa nuk guxon te marre ne mbrojtje arritjet e mesiperme, te cilat jane te markes socialiste, te po asaj marke qe mban me vete - duhet ta themi kete - edhe kjo Shqiperi moralisht e shthurur dhe e korruptuar. Pertej te gjitha teprimeve te bera nga makina propagandistike e kundershtareve te PS-se, kjo parti eshte e identifikuar me te drejte si bartesja dhe injektuesja e virusit te korrupsionit ne trupin e politikes, e cila ka lenguar edhe pa kete virus nga semundje te tjera tradicionale te klanizmit, klientelizmit, nepotizmit, padijes e mujsharizmit. E vetedijshme per kete gje, PS-ja eshte aq shume e terhequr, sa nuk guxon te marre as iniciativen per te kundershtuar drejtimin e Parlamentit nga nje kobure antiopozitare dhe drejtimin e ministrise se Puneve te Brendshme nga nje njeri qe mban ne zyren e vet dosjen e penalizimit te kreut te partise me te madhe te opozites.
Sikur te mos mjaftonte kjo dobesi e opozites qe i behet krah rishfaqjes arrogante te bonapartizmit, kemi me ane tjeter qendrimin e shumices se faktoreve te tjere te jetes publike, nje pjese e te cileve, duke qene se e interpretojne luften ndaj korrupsionit te socialisteve si nje perparesi mbi te gjitha perparesite, kane demonstruar se jane te gatshem te tolerojne, per te mos thene te mirepresin, cdo praktike jo legale e antidemokratike ne funksion te kesaj lufte. Nje numur faktoresh te tjere te jetes sone publike jane terhequr per po te njejtat arsye, te cilat shpjegojne zerin e dobet te opozites politike: jane te korruptuar dhe kane frike se tyta e armes se pushtetit te ri mund te kthehet edhe ne drejtim te tyre (fjala vjen, bota mass-mediatike eshte gati e gjitha dashamirese me regjimin e sotem). Pjesa e mbetur mund te thuhet se thjesht kane frike prej Bonapartit tone, i cili, pervecse ka me pushtetin nje raport epsharak, eshte aq i pagdhendur, harbut, lunatik, i paparashikueshem e psikikisht i paqendrueshem, sa te kall daten. Me mire se kushdo, kete e dine ata qe punojne me te (ne fakt, per te), e te cilet e duartrokasin me pahir ne cdo paudhesi e idiotesi.
Ne kete terren pra po hedh rrenje regjimi i ri bonapartist. Seanca parlamentare, per te cilen folem ne krye, eshte domethenese, pasi ben perurimin e zhurmshem te ketij regjimi. Kush ka patur iluzione nuk duhet te kete me: Sali Berisha eshte e do te jete ai qe ka qene: nje rrezik per demokracine e per paqen sociale te shqiptareve.
//Korieri// | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com