Albatlanta

"PAVARESIA E KUSHTEZUAR EVITON COPETIMIN"
Europa e Lire Interviste me z. Rupnik
-Zoti Rupnik, nese e shohim nga distanca e sotme kohore si shpjegohet qe ish Jugosllavia, i ashtuquajturi vendi me liberal komunist ne vend te nje tranzicioni drejt kapitalizmit u zhyt ne luftera?
-Arsyeja kryesore eshte se Jugosllavia perjetoi shperberjen e sistemit komunist dhe shperberjen e shtetit federal njeheresh. Jugosllavia ishte nje shtet shumeetnik i mbajtur sebashku nga dora e forte e Titos dhe partise komuniste. Ne kishim shkalle te ndryshme te zhvillimit dhe demokracise ne pjese te ndryshme te te njejtit shtet. Ne Serbi ne vend te ndryshimeve demokratike patem ardhjen ne pushtet te Milloshevicit me axhenden e tij nacionaliste per te ribere Jugosllavine, cfare e coi vendin ne luftera. Dhe per ta permbledhur shkurt ajo qe patem ne ish Jugosllavi ne vitet '90 ishte ndertim i shteteve kombetare dhe jo tranzicion drejt demokracise.
-Gjate ketyre 15 viteve kemi pare se Bashkimi Evropian nuk ka qene i gatshem apo i pergatitur qe te vepronte ne ish Jugosllavi dhe me gjere ne Ballkan. Cilat jane arsyet per kete qasje te Bashkimit Evropian?
-Mendoj se duhet te bejme nje ndarje per faza te ndryshme. Ne fillim te krizes, ne vitet '90 kur Jugosllavia u shperbe, Bashkimi Evropian ishte e papergatitur. Por BE-ja nuk ishte e vetme, pasi gjithe bota, perfshi Shtetet e Bashkuara, nuk ishte e pergatitur per te tilla zhvillime. Duhet te shtojme se BE-ja nuk ishte perceptuar te merrej me problemet e sigurise jashte Unionit. Bashkimi Evropian ishte nje organizem i vendeve demokratike qe ndanin te njejtin qendrim per demokracine dhe tregun. Edhe sot BE-ja nuk ka nje politike te perbashket sigurie. Kjo vlen per fazen e pare te shperberjes se ish Jugosllavise. Me vone Bashkimi Evropian tregoi se gradualisht filloi te behej nje aktor me i rendesishem. Ne kete kuader mund te vecojme mbajtjen e Rambujese ne '99, nje ide franko-britanike. Duke mesuar nga kriza ne Bosnje, Bashkimi Evropian mendoi te organizonte nje Dejton para lufte per rastin e Kosoves dhe jo pas luftes si ne Bosnje. Por sot mund te thuhet se Bashkimit Evropian i mungon koncepti se si t'i trajtoje vendet e Ballkanit, a duhet nje qasje rajonale apo nje qasje e posacme per secilin vend vec e vec. Kjo eshte dilema aktuale e Bashkimit Evropian.
-Procesi i percaktimit te statusit te Kosoves ka filluar. Sipas jush cili opsion ka me shume mbeshtetje ne mesin e Bashkimit Evropian si zgjidhje per ceshtjen e Kosoves?
-Shumica e vendeve evropiane bien dakord se Kosova nuk duhet te kthehet ne ate qe ka mbetur nga ish Jugosllavia dhe e pranojne faktin se qe nga nderhyrja ushtarake e '99, Kosova realisht nuk eshte pjese e Jugosllavise se mbetur dhe nuk do kthehet ne asnje forme te qeverisjes nga Beogradi. Por fakti se dime skenaret qe nuk duhet te ndodhin, nuk e ben me te lehte ate qe duhet te ndodhe nga nje kendveshtrim pozitiv. Me keto parasysh, nje forme e pavaresise se kushtezuar duket skenari me i pranueshem per vendet evropiane. Por askush nuk mund te parashikoje cfare do te sjellin bisedimet. Keto bisedime nuk drejtohen nga Bashkimi Evropian, por nga bashkesia nderkombetre dhe tek e fundit jane bisedime mes serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. A do te jene ata ne lartesine e sfides me te cilen perballen? Kete nuk e dime, ashtu si nuk e dime se si do duken keto bisedime. Mund te ndodhe qe qe te dyja palet te mbajne qendrimet e tyre, njera per pavaresi e tjetra per autonomi dhe kjo do sillte fundin e bisedimeve pa rezultat. Nuk duhet te harrojme se secila pale luan dhe per interesa qe lidhen me publikun e brendshem. Shqetesimi im me i madh ketu ka te beje me Serbine, ku si kryeministri ashtu dhe presidenti kerkojne nga parlamenti miratimin e qendrimit ne negociata, cfare per mua do te coje ne justifikimin e njohur se ky eshte zeri i te zgjedhurve, nuk kemi c'te negociojme, cfare bllokon procesin. Te gjithe e dime se si do jete debati ne parlamentin e Serbise. Por ne nuk jemi ende ne kete faze, ndaj le te presim.
-Ne teori apo ne praktike a kemi ndonje shembull qe na qarteson se c'do te thote pavaresi e kushtezuar?
-Eshte nje term fluid, ndonese mund te them se kam dhe te drejten autoriale per te, pasi e kam sugjeruar ne komisionin per Kosoven ne vitin 2000. Ne e dinim se nuk kishte zgjidhje te perkryer, pasi po te kishte zgjidhje te tille do te ishte e njohur. Filluam duke eliminuar te gjitha opcionet qe ishin mbi tavoline dhe logjikisht erdhem tek pavaresia. Por jo pavaresi e deklaruar ne menyre te njeanshme, por pavaresi qe i nenshtrohej nje morrie kushtesh.
-Ka eksperte dhe diplomate qe thone se Kosova eshte pengese per demokratizimin e Serbise dhe sa me pare te realizohet ndarja, aq me mire eshte per Serbine. Cfare do te thoshit?
-Ne nje shkalle te madhe e ndaj kete mendim. Pas renies se Milloshevicit kam shkruar nje artikull, ku mes te tjerash thuhej se zoti Koshtunica, qe pelqen ta krahasoje veten me De Golin, duhet te nxjerre mesime nga libri i tij. De Goli ishte demokrat, por dhe simbol i mbrojtjes se interesave kombetare. Ai kishte zgjuarsine qe t'i jepte pavaresine Algjerise, pasi ai nuk donte qe ceshtja e Algjerise te helmonte aftesine e Frances per nje demokraci te qendrueshme. Mesimi per Kosoven eshte i qarte: Milloshevici ka abuzuar me ceshtjen e Kosoves per te qendruar ne pushtet dhe shkaterroi tranzicionin demokratik. Por nese ceshtja e Kosoves zgjidhet ne nje kohe relativisht te shkurter, kjo do t'i ndihmoje serbet te perqendrohen ne problemet e tyre te brendshme.
Marre nga Europa e Lire
Marre nga Europa e Lire | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com