Albatlanta

PSE GABOJNE INTELEKTUALET?
(Ftese ne nje teme tabu)
Nga Fatos Tarifa, Ph.D.
Gati trembedhjete vjet me pare, ne janar te vitit 1993, autori i ketij shkrimi ka botuar ne gazeten "Alternativa SD", e cila ka vite qe eshte zhdukur nga qarkullimi, nje artikull teorik me titull "Intelektualet". Ne ate artikull, i cili reflektonte nje periudhe tranzicioni ne botekuptimin tim filozofik si edhe tranzicionin e thelle politik, ekonomik e social te vete shoqerise shqiptare, vecanerisht te klases intelektuale te saj, une bashkohesha me vleresimin klasik e konvencional te shprehur ne literaturen sociologjike mbi intelektualet si nje klase shoqerore, e cila ka si "tendence inherente" kritiken ndaj institucioneve ekzistuese te shtetit. Kjo tendence besoja se buron nga vete natyra e aktivitetit krijues te intelektualeve si nje "semundje profesionale" e tyre "Raymond Aron), si "nje nga tiparet qe i dallon" ata nga njerezit e tjere "Joseph Schumpeter), apo si nje "cilesi e sendertuar ne vete natyren dhe rolin e tyre profesional" "Seymour M. Lipset). Ne ate artikull une i referohesha vepres klasike te Lewis Coser "Men of Ideas" qe i cileson intelektualet si njerez te cilet "nuk ndihen kurre te kenaqur me gjerat ne gjendjen qe ato jane, por vene ne pikepyetje te verteten e momentit ne emer te nje te vertete me te larte".
Edhe pse kesaj pikepamjeje vazhdojne t'i permbahen shumica derrmuese e sociologeve, si ne Amerike edhe ne Evrope, ajo, pas trembedhjete vjetesh, nuk eshte me atraktive per mua si ne fillim te viteve 1990, vecanerisht kur fjala eshte per vleresimet e intelektualeve mbi drejtimet e zhvillimit politik te shoqerise. Gjate ketyre trembedhjete viteve une kam kuptuar se ne trajtimin e ceshtjeve politike intelektualet pergjithesisht kane te perbashketa dy karakteristika: e para, shumica e tyre jane skllever te modes ne tregun e ideve dhe, e dyta, per probleme te medha ata gjykojne pergjithesisht gabim. Duke bere fjale per koleget e tij intelektuale ne Nju Jork, kritiku i njohur amerikan i artit Harold Rosenberg i ka pershkruar ata si nje "grup mendjesh te pavaruara". Ky pershkrim u shkon per shtat jo vetem intelektualeve te Nju Jorkut por kudo qe ata jane. Edhe pse pergjithesisht mendohet se intelektualet shquhen per vleresimet e tyre kritike ndaj dukurive dhe marredhenieve politike, pas dallimeve te tyre siperfaqesore dhe pakenaqesise se perbashket ndaj ortodoksise fshihet zakonisht nje shkalle e habitshme pranimi e pikepamjeve te gabuara lidhur me statusin e gjerave dhe tendencen e zhvillimit te tyre.
Kete konstatim deshiroj ta ilustroj me disa shembuj nga historia e mendimit intelektual te shekullit te XX. Per shembull, te ishe nje intelektual tipik ne vitin 1910 apo rreth asaj akohe, me siguri do perkrahje pikepamjen e propaganduar ne ate kohe nga Norman Angell ne librin e tij "The Great Illusion" "Iluzioni i madh), sipas se ciles lufta shte shnderruar tashme ne nje institucion qe po vdiste dhe se forcat e kapitalizmit "te teknologjise, tregtise se lire dhe racionalizmit liberal) po krijonin nje bote paqesore dhe pa kufij. Natyrisht ky ishte nje besim i gabuar, por sidoqofte, fakti qe vetem disa vite me vone shpertheu nje lufte e pergjakshme e papare deri atehere ne histori nuk e pengoi Norman Angell te merrte Cmimin Nobel per Paqe.
Po te kishe qene nje intelektual tipik 25 vjet me vone do te besoje krejt te kunderten, se me Depresionin e Madh kapitalizmi dhe liberalizmi po jetonin ditet e tyre te fundit, se ky sistem i deshtuar po veteshkaterrohej per shkak te "kontradiktave te tij te brendshme". Ai do te zevendesohej nga nje "lufte per pushtet qe po afrohej" "The Coming Struggle for Power), po te perdorim titullin e njerit prej librave me me influence ne ate kohe, shkruar nga John Strachey, me cka ai kuptonte nje lufte per jete a vdekje midis fashizmit dhe komunizmit.
Ne te vertete, besimi se kapitalizmit i kishte ardhur fundi dominoi ne radhet e intelektualeve evropiane deri ne fund te viteve 1940. Ne vitin 1945, per shembull, A.J.P. Taylor, nje nga historianet angleze me ne ze, i siguronte degjuesit e tij te BBC-se se "Askush ne Evrope nuk beson me ne modelin amerikan, qe eshte ndermarrja e lire private. Nese ka njerez qe akoma besojne ne te, ata i perkasin nje partie te humbur". Po keshtu, ne fund te viteve 1940, shkrimtari dhe botuesi i njohur Cyril Connolly shprehte pothuajse te njejten pikepamje, vecse ne nje menyre me poetike: "Kjo eshte koha kur kopshtet e Perendimit po mbyllen dhe ketej e tutje nje artist do te vleresohet vetem nga rezonanca e vetmise se tij apo nga cilesia e deshperimit te tij". Te gjitha keto thuheshin ne nje kohe qe Perendimi ishte ne vigjilje te prosperitetit me te madh ekonomik qe kish njohur deri atehere historia e njerezimit, prosperitet te cilin e solli po ai sistem kapitalist qe intelektualet evropiane e konsideronin si nje sistem qe po jepte shpirt.
Po te shohim periudhen e dy dekadave me vone, pikepamja sunduese ne radhet e intelektualeve evropiane ishte se sistemi totalitar komunist ishte i pashkaterrueshem dhe se Bashkimi Sovjetik po e fitonte Luften e Ftohte, lufte te cilen Amerika "e mundur nga nje ushtri fshataresh ne Vietnam, e lodhur nga konfliktet e brendshme dhe me nje imazh te demtuar rende nga skandali i Uotergejtit) po e humbiste.
Akoma me tipik ka qene konkluzioni i Klubit te Romes ne vitet 1970 se, nese nuk merreshin masa te menjehershme dhe drastike per te pakesuar popullsine dhe zhvillimin industrial, bota do te veteshkaterrohej ne fund te shekullit te XX, pikepamje kjo te cilen e perqafuan me mjaft entuziazem shumica e intelektualeve evropiane ne ato vite.
Deri me 1984, ekonomisti me i preferuar i intelektualeve perendimore John Kenneth Galbraith vazhdonte te insistonte se "sistemi sovjetik ka arritur nje progres te madh material ne vitet e fundit" dhe se ai kishte sukses sepse "ne dallim nga ekonomite industriale perendimore ai perdor ne maksimum fuqine punetore". Edhe me 1987, nje nder librat me te shitur ne perendim, "The Rise and Fall of the Great Powers" "Ngritja dhe renia e fuqive te medha) shkruar nga Paul Kennedy, ka pasur nje ndikim te jashtezakonshem ne qarqet intelektuale per shkak se ai i pershkruante Shtetet e Bashkuara si nje shtet qe po vuante per shkak te "ekspansionit imperialist" te saj dhe po dobesohej si nje fuqi e madhe. Maje deri ne fillim te viteve 1990 ne radhet e intelektualeve evropiane ishte shume i perhapur besimi se Japonia, ndoshta edhe Gjermania, shume shpejt do e linin pas Ameriken nga pikepamja e fuqise ekonomike.
Mund te vazhdonim te sillnim shembuj te tjere, por edhe kaq mjaftojne per t'i dhene nje pergjigje tentative pyetjes qe shtrova ne titullin e ketij shkrimi: Pse intelektualet gabojne kaq shume dhe kaq shpesh?
Kjo pyetje ia vlen te shtrohet pasi intelektualet vazhdojne te konsiderohen edhe sot e kesaj dite nga nje mase e madhe njerezish si interpretues serioze te kursit te historise njerezore.
Ne gjykimin tim, pyetjes se mesiperme mund t'i pergjigjemi pjeserisht me argumentin se intelektualet synojne te gjejne nje kuptim apo nje lidhje koherente ne problemet e shoqerise si edhe te krijojne nje model te qendrueshem, i cili te shpjegoje tendencat e zhvillimit te shoqerise dhe levizjen historike te saj. Ne mesjete nje model te tille e ofronte feja, ndersa ne dy-tre shekujt e fundit shumica e intelektualeve, ne nje menyre a ne ne tjeter, e kane gjetur ate ne formen e ideologjise.
Ideologjite jane te llojeve te ndryshme, por te gjitha kane si vecori te perbashket, vec te tjerash, faktin qe ato jane shume selektive ne referimin ndaj fakteve empirike. Cdo ideologji perveteson, evidenton dhe propagandon ato fakte empirike, te cilat mbeshtesin kredon apo dogmen e saj. Ato e nenvleftesojne apo e mohojne ne menyre absolute cdo evidence empirike qe ve ne pikepyetje apo pergenjeshtron kredon e saj. Ky proces seleksionimi mund te vazhdoje per nje kohe te gjate, madje edhe kur faktet empirike qe e kundershtojne nje doktrine ideologjike behen nje realitet qe s'mund te mohohet. Projeksioni ideologjik ne mendimin intelektual eshte natyrshem ne kundershtim me cdo kerkim te mirefillte empirik dhe me cdo forme te arsyetuari kritik, te cilat provojne hipoteza te caktuara apo vleresojne seriozisht prova empirike te ndryshme apo te kunderta nga ato te pranuara "universalisht", te cilat mund te cojne ne revizionimin apo heqjen dore nga supozimet e pranuara me pare apo nga vete nje ideologji e caktuar. Sepse eshte nje tipar esencial i cdo ideologjie qe te verteten e konsideron te njohur dhe te pranuar paraprakisht.
Kritiku letrar dhe studiuesi i historise intelektuale, Edmund Wilson ka vene ne dukje nje tjeter tipar te perbashket te intelektualeve, i cli ndihmon per te kuptuar pse ata gabojne shpesh ne parashikimet e tyre. Njerezit e brezit te tij dhe me bekgraundin e tij intelektual, shkruante ai, e kane pasur shume te veshtire te hiqnin dore nga ideja e progresit te paevitueshem shoqeror. Te rritur me te, gjithe vizioni i tyre mbi universin social ishte ndertuar duke pasur ne qender kete ide, nga e cila ata nuk do te hiqnin dore edhe kur faktet binin ne kundershtim me bindjet e tyre. Edhe pse Wilson ka shkruar ne mes te shekullit te kaluar, projeksioni ideologjik ne mendimin intelektual per te cilin fliste ai vazhdon te ekzistoje edhe ne ditet tona. Te gjitha ideologjite, tek te cilat jane mbeshtetur dhe kane aderuar shumica e intelektualeve perendimore "liberalizmi, marksizmi apo socializmi demokratik), kane ne themel te konstruksionit te tyre teorik idene e progresit te paevitueshem shoqeror. Aq sa mbeshtetet ne kete ide Francis Fukuyama me tezen e tij mbi "fundin e historise", shtjelluar me 1992 ne librin e tij te njohur "The End of History and the Last Man" "Fundi i istorise dhe njeriu i fundit), po aq mbeshtetet ne te edhe neokonservatorizmi dhe po keshtu ben edhe ideologjia e rimekembjes permes "globalizimit", e cila ne te vertete s'eshte vecse nje version i ri i liberalizmit te tregut te lire, te cilin Richard Cobden dhe John Bright e kane predikuar ne Mancester nje shekull e gjysme me pare.
Nje nder problemet me te cilin ndeshen ideologjite qe propagandojne progres te paevitueshem ne shoqeri eshte se ato inkurajojne nje forme te arsyetuari linear dhe nuk pranojne te faktorizojne ne ekuacionin e zhvillimit shoqeror dukuri te papritura, nderprerje te procesit te zhvillimit apo fatkeqesi sociale. Ndersa liberalizmi e koncepton tendencen e zhvillimit shoqeror si nje rruge pothuajse teresisht e drejte, ne te cilen e ardhmja eshte nje projeksion me i gjere i se sotmes, per maksizmin progresi shoqeror nenkupton edhe zig-zage apo kthesa te perkohshme prapa. Sidoqofe, ne te dy rastet, Utopia eshte nje destinacion i paevitueshem i njerezimit.
Ne esene e tij te njohur mbi James Burnham, shkruar me 1946, George Orwell indentifikon edhe nje karakteristike tjeter te intelektualeve, per shkak te se ciles ata gjykojne shume here ne menyre te gabuar. Kjo karakteristike, sipas tij, eshte adhurimi per pushtetin "power worship). Gjate karrieres se tij, Burnham, autor i njeres prej veprave me me influence ne kohen e tij, "The Managerial Revolution" "Revolucioni menaxherial), botuar me 1941, i ndryshoi pikepamjet dhe qendrimet e tij politike pergjate te gjithe spektrit politik, nga e majta ekstreme ne ekstremin e djathte. Nga pozitat e te dy ekstremeve te spektrit politik Burnham beri parashikime, te cilave ne ate kohe u jepnin peshe autoriteti i tij i padiskutueshem intelektual. Por George Orwell vuri re se parashikimet e tij kishin dy gjera karakteristike: se pari, ato varionin ne nje shkalle te madhe dhe here-here kundershtonin njera tjetren; se dyti, cka eshte edhe me kryesorja, keto parashikime shume shpejt provoheshin te gabuara nga ngjarjet shoqerore qe pasonin. Gjate Luftes se Dyte Boterore, per shembull, per shkak te sukseseve te shpejta ne vitet e para te pushtimit nazist, Burnham parashikoi se Gjermania do ta fitonte luften, se Hitleri nuk do ta sulmonte Bashkimin Sovjetik perpara se te pushtonte Britanine e Madhe dhe se Bashkimi Sovjetik do te bente aleance me Japonine per te parandaluar disfaten e plote te kesaj te fundit.
Orwell e vlereson James Burnham si nje figure serioze. Ai pranon se teoria e tij mbi transformimin menaxherial te shoqerise moderne "si nje interpretim i asaj cfare po ndodh" eshte "shume e mundshme, per te thene minimumin mbi vleren e saj". Perse atehere ishin parashikimet e tij kaq te gabuara? George Orwell, i cili ne librin e tij "1984" parashikoi shembjen e komunizmit ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Evropen Lindore i pergjigjet kesaj pyetjeje duke vene ne dukje se "ne cdo moment Burnham parashikon nje vazhdimesi te asaj qe eshte duke ndodhur" ne momentin kur ai shkruan. Vete Orwell e shpjegon kete menyre parashikimi te bashkekohesit te tij duke e kritikuar ate ashper: "Tendenca per te "arsyetuar dhe parashikuar sic ben Burnham" nuk eshte thjesht nje zakon i keq, si pasaktesia apo ekzagjerimi, te cilat mund t'i korrigjosh duke iu rikthyer nje ceshtjeje. Ajo eshte nje semundje mendore, shkaqet e se ciles gjenden pjeserisht ne dobesine e individit dhe pjeserisht ne adhurimin prej tij te pushtetit, cka nuk eshe krejt i shkeputur nga dobesia dhe frika. Glorifikimi i pushtetit e mjergullon gjykimin politik pasi ai con, ne menyre pothuajse te paevitueshme, ne besimin se zhvillimet qe ndodhin aktualisht do te vazhdojne. Kushdo qe po fiton sot do te duket gjithnje se eshte i pathyeshem".
George Orwell ve ne dukje se Burnham nuk eshte nje rast te vecante por perfaqeson nje rast tipik te fenomenit te "adhurimit te pushtetit, i cili eshte mjaft i perhapur midis shume intelektualeve". Orwell i referohet faktit qe "ishte pikerisht pasi regjimi sovjetik ishte bere ne menyre te padiskutueshme nje shtet totalitar qe intelektualet angleze, ne mase te gjere, filluan te shfaqin interes per te". Po keshtu, Orwell ve ne dukje se ne ditet e deshperuara te 1940-es intelektualet angleze ishin me shume te predispozuar te besonin ne pashmangesine e triumfit te Gjermanise naziste se sa qytetaret e thjeshte britanike.
C'mund te themi per kete kritike te shkrimtarit George Orwell ndaj nje intelektuali te njohur si James Burnham? Orwell sigurisht ka te drejte kur kritikon si te gabuar tendencen, sipas se ciles kushdo apo cfaredo qe duket se po triumfon ne nje moment te dhene do te triumfoje perfundimisht ose per nje kohe te gjate. Intelektualet gjykojne shpesh, madje ndoshta edhe instiktivisht, ne kete menyre. Gjate 30 viteve te fundit ata kane provuar ne shume raste se kane gabuar ne parashikimet e tyre mbi te ardhmen e demokracise liberale. Ne mes te viteve 1970, demokracite liberale te Perendimit kishin pesuar nje sere goditjesh nga disa drejtime: nga protestat kunder luftes, nga eksponente te "kunderkultures", nga demostratat e medha te studenteve, nga trazirat sociale, nga terroriste brenda shoqerive te tyre dhe vrasje, nga korrupsioni ne hierarkine shteterore dhe, ne Shtetet e Bashkuara, nga humbja ne luften e Vietnamit.
Reagimi imediat i intelektualeve "perfshire edhe disa nga me te shquarit) ndaj te gjitha ketyre ngjarjeve ishte se ato sinjalizonin fundin e demokracise liberale. Keshtu, intelektuali i shquar Daniel Patrick Moynihan, i cili me vone u be ambasador i Shteteve te Bashkuara ne OKB dhe anetar i Senatit amerikan, shpalli ne ate kohe se "demokracia liberale e modelit amerikan tenton gjithnje e me shume te shnderrohet ne monarki te shekullit te XIX: nje forme e vjeteruar qeverisjeje, e cila thjesht nuk ka asnje rendesi per te ardhmen. Ajo i perket botes qe ishte, jo asaj qe do te vije". Nje pikepamje e tille gjeti ne ate kohe jehone ne shkrimet e njerit prej filozofeve franceze me te shquar, Jean-Francois Revel, i cili ne vitin 1971 tronditi boten me bestsellerin e tij "Pa Marksin dhe pa Krishtin: Revolucioni i ri amerikan ka filluar" "ne origjinal: "Ni Marx Ni Jesus: de la seconde révolution américaine a la seconde revolution mondiale"; perkthyer ne anglisht "Without Marx or Jesus: The New American Revolution Has Begun". Revel deklaronte ne ate kohe se "demokracia mundet te provoje se ka qene vecse nje aksident historik, nje paranteze e shkurter qe po mbyllet para syve tane".
Parashikimet e ketyre dy intelektualeve te shquar ishin te gabuara dhe jeteshkurtra, pasi edhe ne kohen kur ata shtjellonin pikepamjet e tyre, dekada "e keqe" per demokracine "nga mesi i viteve 1960 deri ne mes te viteve 1970) po i afrohej fundit te saj per t'ia lene vendin nje kthese spektakolare. Duke filluar nga mesi i viteve 1970-te, nje vale e re demokratizimi filloi ne Evropen Jugore "Portugali, Sanje, Greqi), e cila u pasua nga vale te tjera demokratizimi ne Ameriken Latine dhe ne rajonin e Azise dhe te Paqesorit "Korea e Jugut, Tajvani). Shembja e Bashkimit Sovjetik dhe shperberja e bllokut komunist krijuan ne fund te viteve 1980 dhe ne fillim te viteve 1990 nje numer demokracish te reja ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Trajtimin me sistematik te ketij fenomeni e ka bere te Samuel Huntington ne librin e tij tashme klasik "The Third Wave: Democratization in the Late Twentieth Century" "Vala e trete: demokratizimi ne fund te shekullit te njezete) botuar m 1991.
Ne fund te viteve 1980, intelektuali i shquar amerikan Francis Fukuyama pretendonte pikerisht te kunderten e asaj qe kishin parashikuar rreth dy dekada me pare Moynihan dhe Revel, se demokracia liberale, e vetmja ideologji qe kish mbetur ne kembe pas nje shekulli kaotik dhe te dhunshem, kishte triumfuar dhe se triumfi i saj ishte perfundimtar. Sipas tij, historia, ne kuptimin e nje lufte midis vizioneve konkurruese mbi boten, kishte mare fund.
Te gjithe keta shembuj, si edhe ata te meparshmit, mbeshtesin argumentin qe jep George Orwell se intelektualet jane te prirur te besojne se "kushdo qe fiton sot do te duket gjithnje se eshte i pathyeshem". Por a e mbeshtesin valle shembujt e mesiperm edhe shpjegimin e tij se shkaku i kesaj dukurie qendron ne adhurimin qe i bejne intelektualet pushtetit?
Historia e shekullit te kaluar ofron shume shembuj te cilet e mbeshtesin arsyetimin e tij. Si mund te shpjegohet ndryshe admirimi gjeresisht i perhapur ne radhet e intelektualeve perendimore per diktatore te tille te urryer si Stalini apo Mao, admirim i cili vazhdoi per nje kohe te gjate edhe pasi natyra e vertete brutale e regjimeve te tyre ishte bere publikisht e njohur per te gjithe? Ne menyre jo kaq te dukshme, nje fare adhurimi per pushtetin mund te thuhet se vihet re edhe ne menyren se si disa intelektuale te se majtes, vecanerisht ata, te cilet kane kritikuar ashper "per te mos thene kane qene armiqesore) Shtetet e Bashkuara per sa kohe qe Amerika ishte e angazuar ne nje lufte te gjate me Bashkimin Sovjetik, u bene papritur pro-amerikane sapo qe Shtetet e Bashkuara mbeten "e vetmja superfuqi" dhe u bene "i vetmi komb vital".
Teza qe argumenton George Orwell mbi "adhurimin e pushtetit" mund te ndihmoje per te shpjeguar pse intelektualet kane gabuar historikisht dhe vazhdojne te gabojne ne parashikimet e tyre mbi tendencat e zhvillimit shoqeror. Sidoqofte, kesaj teze dhe tezave qe sugjeruam ne fillim te ketij shkrimi, mund t'u shtojme edhe nje shpjegim tjeter. Ne shume raste gabimet e intelektualeve ne parashikimet e tyre mund te mos e kene burimin tek veneracioni i tyre ndaj pushtetit sesa tek nje forme narcisizmi dhe besimi egoist se ajo cfare ndodh aktualisht, ne kohen qe ata jane gjalle, ka nje vlere dhe rendesi te paperseritshme. Kjo me te drejte eshte quajtur "parokializem i se tashmes" dhe perfaqeson nje deshtim te plote te perspektives historike nga ana e atyre intelektualeve qe besojne ne te. Per te shpjeguar pse intelektualet gabojne, ky argument ia vlen te merret ne konsiderate pasi vaniteti dhe narcisizmi jane nje tipar i rendomte i intelektualeve. Per te mos krijuar ndonje keqkuptim tek lexuesit, me duhet te pranoj se nga kjo tendence ka edhe perjashtime, nder te cilet beni pjese edhe ju, te dashur lexues.
Ne perfundim, me lejoni te shtroj nje pyetje per te provokuar me tej mendimintuaj. A ia vlen te trajtohet nje teme e tille? Une e di se lexuesit qe me ndjekin jane ndare tashme ne dy grupe qe kane pikepamje te ndryshme, ne mos te kunderta, por nuk di ne cilin grup bejne pjese me te shumtit. Sidoqofte, une mendoj se ky diskutim ka vleren e tij. Ne jetojme sot ne fillimet e nje epoke historike, tipari themelor i se ciles akoma nuk eshte definuar. Aktualisht, shume "grupe mendjesh te pavaruara" ne Perendim, po te perdor perseri shprehjen e Harold Rosenbergut, po bejne karriere duke pretenduar se definicionet qe japin ata ""Hegjemonia Amerikane", "Bota pa Kufij", "Ngritja e Gjigandeve te Azise", "Bota Postmoderne", "Katastrofa Ekologjike", "Lufta kunder Terrorit", etj, etj.) jane me te saktet per te shprehur karakterin e epokes se re. T'i degjosh pretendimet e tyre nuk ka asgje te keqe, madje mund te jete dicka e dobishme po te mbajme parasysh historine e deshtimeve te shumta te intelektualeve gjate shekullit te kaluar per te parashikuar drejtimet e zhvillimit shoqeror.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com