Albatlanta

PAVARĖSIA E KUSHTĖZUAR E KOSOVĖS
ERION PICIRI

Nė punimin „Gjashtė kapele pėr tė menduar" e Edward deBono-s. na sugjerohet njė teknikė mendimi e cila na jep mundėsinė qė vendimet tė shihen nga disa perspektiva. Stimulohet mendimi racional dhe pozitiv, analizimi i tendencave historike, identifikimi i risqeve dhe situatave ekstreme, parashikimi paraprak i problemeve, inkurajimi i zgjidhjeve tė reja dhe kreativitetit, parashikimit intuitiv dhe mundėsisė sė kontrollit tė proceseve. Kalkulimi i ftohtė i ēdo kėndvėshtrimi i siguron vendimmarrjes suksesin. Ndoshta njė trajtim poliskopik do tė ishte i nevojshėm pėr tė trajtuar fazėn e re tė zhvillimit tė procesit tė statusit tė Kosovės. Nė kėto momente decizive pėr tė ardhmen e shqiptarėve tė Kosovės, mė shumė se kurdoherė tjetėr ėshtė e nevojshme trajtimi objektiv i faktorėve dhe aktorėve qė kushtėzojnė pavarėsinė e Kosovės, njė trajtim larg emocioneve apo vėshtrimit intuitiv tė situatės. Shkrimi i mėposhtėm pa pasur ambicien tė tėrheqė konkluzionet, mundohet tė hedhė dritė, tė analizojė nga disa pikėvėshtrime pozicionimin e diplomacisė shqiptare, mė saktė togfjalėshin „pavarėsi e kushtėzuar”, nė njė kohė kur emocionalja dhe spekulativja duket se po dominon racionalen. „Pavarėsia e kushtėzuar” shihet nė raport me erėn e re tė sovranitetit nė tė drejtėn ndėrkombėtare, nė raport me aktorėt e negociateve dhe arbitrazhit ndėrkombėtar, nė perspektivėn e zhvillimit tė mundshėm tė qėndrimeve, sigurinė rajonale, nė raport me komunikimin diplomatik persuasiv, situatės aktuale nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, pozicionit tė opozitės etj.
Epoka e kushtėzimit tė sovranitetit
Sovraniteti i shtetit pėrbėn konceptin juridik fondamental tė sė drejtės ndėrkombėtare, por dhe tė drejtės sė brendshme kushtetuese. Tė dy komponentėt thelbėsorė tė sovranitetit – sovraniteti i jashtėm apo pavarėsia dhe sovraniteti i brendshėm apo thėnė ndryshe supremacia mbi njė territor dhe popullsi, - kanė pėsuar modifikime tė rėndėsishme dekadat e fundit. Nga njėra anė dezintegrimi i shteteve, federalizimi, decentralizimi, autonomia, procesi i integrimit evropian, spiritualizimi i kufijve shtetėrorė etj., janė disa nga dukuritė dhe proceset tė cilat kanė prekur sovranitetin klasik tė shteteve. Nga ana tjetėr mbrojtja nė plan ndėrkombėtar i individėve kanė nxjerrė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė mėnyrė tė veēantė mbrojtja e personave qė u pėrkasin pakicave kombėtare, nga sfera e kompetencave ekskluzive tė shtetit. Flitet gjithnjė e mė shumė pėr dy legjitimitete, legjitimitetin e shtetit dhe legjitimitetin e individit, ndėrkohė qė balanca ka filluar tė anojė nga individi. Kosova ėshtė pėrfituesja e parė e interpretimit te ri tė tė drejtės ndėrkomėtare publike dhe sovranitetit tė kushtėzuar tė shteteve. Ndėrhyrja ndėrkombėtare nė Kosovė u bė e mundur nė saje tė kėtij interpretimi. Sovraniteti i brendshėm, supremacia e shtetit mbi njė territor nuk pengoi njė sėrė shtetesh demokratike tė ndalonin dhunimin masiv dhe sistematik tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Kosovė. „E drejta e ndėrhyrjes/e drejta e mbrojtjes sė viktimave” bėhet akute kur shteti nuk ėshtė i aftė tė sigurojė standardet e nevojshme ose shkel nė mėnyrė masive dhe sistematike tė drejtat e njeriut. Disa muaj mbas ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė, Kofi Annan do komentonte: „Shteti ėshtė konceptuar tani (...) tė jetė njė instrument nė shėrbim tė popullit dhe jo e kundėrta” (K. Annan, Two concepts of sovereingty, The Economist, 18 september 1999). Ndėrhyrja demokratike nė Irak ėshtė njė rast tjetėr ku njė aleancė ad-hoc shtetesh nė emėr tė parimeve demokratike dhe tė parandalimit tė rrezikut tė armėve tė shkatėrrimit nė masė, interpretuan dhe kufizuan sovranitetin e njė shteti.
Paraqitja e pavarėsisė dhe sovranitetit tė shteteve, trajtimi i sovranitetit individual dhe vėmendja qė u kushtohet minoriteteve na ndihmon pėr tė kuptuar drejt pavarėsinė e kushtėzuar tė shteteve. Mosndarja e Kosovės, ruajtja e integritetit tė saj territorial, kushtėzon sovranitetin e saj me tė drejtat e minoriteteve. Dhe nė raportet matematike, proporcionale, zėri minoritetit serb nė Kosovė duhet tė rigjihet nė formulėn pėrfundimtare. Ky minoritet kushtėzon me njė pėrqindje tė caktuar pavarėsinė. Mbetet i qartė fakti se ai nuk mund ta ndalojė, por ėshtė logjike ta kushtėzojė kėtė status. Tė drejtat e njeriut, e minoriteteve, vullneti i tyre janė tashmė tė analizuara si kushtėzime tė sovranitetit nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Kushtėzimi siguron tė drejtat e minoritetit serb por njėkohėsisht obligon kėtė minoritet tė njohė legjitimitetin e institucioneve tė Kosovės dhe tė funksionojė nėn rregullat e demokracisė.
Tė gjitha shtetet gėzojnė sot njė kushtėzim tė heshtur tė sovranitetit. Meqenėse, sovraniteti i Kosovės do kalojė nėpėrmjet negocimit dhe arbitrazhit ndėrkombėtar, do kemi tė bėjmė me njė kushtėzim eksplicit tė sovranitetit. Pavarėsia nėn mbikėqyrje do tė vazhdojė dhe pėr disa vite. Kjo gjė vetėm do tė ndihmojė nė mėkėmbjen e shtetit tė ri ballkanik, do tė ruajė brishtėsinė e tij deri nė demokratizimin e zonės dhe integrimin e saj nė kontinentin e vjetėr.
Procesi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ireversibil. Pavarėsia mund tė cėnohet vėtėm nėse nė Kosova do drejtohet nga diktatura dhe diktatorėt. Komuniteti ndėrkombėtar, Komuniteti Evropian janė tė interesuar pėr paqe tė qėndrueshme nė rajon. Rajoni, kontinenti ynė, siguria e brendėshme komunitare nuk ka nevojė tė thellojė traumatizimin e kombeve dhe tė mbajė tė ndezur luftrat pėr pavarėsi. Luftrat pėr mbijetesė tė popujve prodhojnė instabilitet. I traumatizuari tė traumatizon. Dhėnia e pavarėsisė dhe monitorizimi (kushtėzimi) i standarteve deri nė integrimin nė UE ėshtė njė kompromis dhe garanci, nė tė njėjtėn kohė. Se nė ēfarė mase do jėtė kushtėzimi kjo varet nga aftėsia negociuese e delegacionit dhe specialistėve tė Kosovės, pėrkrahjes sė aktorėve ndėrkombėtarė, peshės influencuese tė diplomacisė publike shqiptare dhe aktivitetit propagandistik tė diasporės. (vijon neser)
*Master nė tė drejtė ndėrkombėtare dhe gjeopolitikė
02/11/2005
KATEGORIA: Analiza
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com