Albatlanta

"SHQIPTAREVE IU MUNGON LITERATURA E NDERGJEGJES"
Ndricim Kulla

Interviste me botuesin dhe studiuesin Ndricim Kulla mbi Panairin e 8-te Librit dhe gjendjen e librit shqip

TIRANE - Panairi i 8-te i librit "Tirana 2005" u cel dje paradite, ne ambientet e Qendres Nderkombetare te Kultures, ne Tirane. Shkrimtari i njohur Dritero Agolli, i cili celi Panairin tha se "ky eshte nje nga aktivitetet kulturore me te rendesishme ne vend, jo vetem per prezantimin e librave nga shtepi te ndryshme botuese, por dhe per afrimin e lexuesit me kete thesar te cmuar, qe eshte libri".
Ne celje te Panairit, ishin te pranishem Ministri i Arsimit i Maqedonise, Azis Pollozhani, Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves, Astrit Haracina, Ministri i Pakicave dhe Nacionaliteteve te Malit te Zi, Gezim Hajdanagaj dhe Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i cili u shpreh se "kjo eshte nje dite e vecante, qe meriton te quhet Feste e Librit Shqip".
Botimet e 130 shtepive botuese nga Shqiperia dhe jashte kufijve, me rreth 20 000 tituj librash, prej te cilave 1 500 te rinj, jane ekspozuar ne pavijonet e Panairit te 8-te te Librit "Tirana 2005".
Nder aktivitetet me te rendesishme, qe do te organizohen gjate diteve te panairit deri ne 6 Nentor, jane promovimi i stendes me veprat e plota te Ibrahim Rugoves, perurimi i kolanes "Europa-Atdheu yne i perbashket", si dhe debati per problemet kryesore qe shqetesojne sot librin ne Shqiperi, qe organizohet nga MTKRS-ja me botuesit dhe gazetaret e kultures.
Panairi i 8-te i Librit "Tirana 2005" organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, Qendra Nderkombetare e Kultures, me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Edhe pse arritjet e botuesve shqiptare, te cilet te vetem kane arritur te vene shume gure te rinj ne kalane e botimeve shqiptare, edhe pse titujt duken te shumte ne vitrina, edhe kopertinat e gjithcka materiale qe perben fizikisht librin, jane bere me cilesore, po te depertosh me thelle, ne permbajtjen teresore te tyre ve re qe ka shume mangesi, pavaresisht prurjeve te konsiderueshme, te cilat ne vetvete jane jo pak te lavderueshme. Por ky cilesim nuk ploteson mungesen ende te shume veprave me rendesi themelore ne dijen njerezore. Qofte nga e shkuara e qofte nga e tashmja, sidomos ne kete te fundit gjallojne emra mjaft te suksesshem krijuesish europiane, te cilet i mungojne lexuesit shqiptare. Mjafton te permendim qe dramaturgjia e sotme europiane eshte krejtesisht e panjohur ne Shqiperi, autore gjigande si Henry Muller, problem ky qe u ngrit edhe ne Festivalin Nderkombetar te Teatrit, "Skampa", madje nga nje kritik francez, njohes i mire i Shqiperise. Edhe autoret me bashkekohore qe perkthehen ne Shqiepri pergjithesisht jane ata qe ose tashme jane shume pleq, ose kane vdekur tani vone. Por autore me te rinj, te dalluar i mjaft interesante per perdorimin e stileve me moderne ne letersi per shembull ka mjaft ne bote. E ne krahasim me vitin qe shkoi nuk duket se ky panair i ri sjell nje ndryshim te ndjeshem ne kete aspekt. Per keto probleme jep kendveshtrimin e tij botuesi dhe studiuesi Ndricim Kulla, ne nje interviste per "Koha jone", ne diten e pare te Panairit te 8-te Librit, dite qe nuk pati nje numer shume te madh
Zoti Ndricim! Si po ju duket panairi?
Libri eshte pjesa me e rendesishme e kultures, te gjitha jane te prejardhura nga libri. Libri ben ndryshime, ndricimin e njerezve. Te gjitha artet e tjera kane raporte me librin por libri eshte kryesori. Dua te kujtoj nje qendrim te Xhorxh Uashingtonit ku thote se ne nje projekt per librin qe Kongresi Amerikan nuk e aprovonte ai u tha: "Nese ju nuk aprovoni kete ligj ne do te kemi serish lufte, sepse nuk do te kemi arsye". Por ne lidhje me panairet eshte bere si postulat te thuhet: "Kemi ndryshime. Kemi ndryshime", Ne kendveshtrimin tim nuk eshte e vertete. Mund te kemi disa ndryshime, te natyrshme se shoqeria shqiptare u hap, por nuk ka libra thelbesore. Ne Shqiperi erdhen disa libra te mire, qe u subvencionuan nga fondacionet e huaja, por keto subvencione moren fund, e tani kemi nje ndalese. Me shume ka libra sensacionale, komerciale, erotike, qe ndryshe quhen libra konsumi, qe nuk e ndryshojne mendjen e njerezve. Mendjen e ndryshon nje literature qe quhet literature e ndergjegjes, ose filozofi, sociologji, qe bota ka qindra vjet qe i ka perkthyer. Me kujtohet nje botues kroat qe thoshte, "Ne dhurate nga austriaket kemi pasur ate qe ata na kane ndihmuar te botojme libra, te iluminohemi.
Ketu te ne stendat jane te mbushura vertet, por ketu mungojne librat, mungojne kolanat e filozofise boterore, ato qe krijojne konceptet e demokracise. Per shembull, ne Shqiperi nga Platoni kemi vetem "Republiken", por mungojne dhjetera libra te Platonit, Aristotelit e Sokratit. Po marr thjesht nje shembull se ka dhe shume autore te tjere edhe te mevonshem.
Lista eshte shume e madhe. Jane te gjitha shkollat filozofike qe nuk jane cikur pale me te botohen.
Sa mendoni qe reflektohet kjo mungese ne shoqerine shqiptare?
Une e shoh te politika, te opinionet, te media, qe eshte nje media pa standart kulturor, e shoh te arsimi, kultura, ku shkohet "O burra pas spektakleve tere femra!", qe jane gjera konsumi, qejfi, defrimi, E rendesishme per mua eshte te sjellim gjera qe na ndricojne, na mesojne si te bejme shtet, si te jemi qytetare
Si zgjidhet kjo gjendje?
Une nuk mund t"i them ne nje gazete. Une kam 13 vjet qe i them shtetit qe te hyj ne marredhenie me ne. Une ne koken time kam projekte, se si duhet te ndryshoje libri, por nuk ma kane hapur deren.
Projekte qe mund te perfshihen edhe te ligji "Per librin", i cili mendoni se do ta permiresoje, apo zgjidhe situaten?
Projekt-ligji i librit deri tani eshte nje perralle, genjeshter. Ne duhet qe se pari te vleresojme librin shqip. Dhe c"eshte libri shqip? Libri shqip ka nje vecori specifike, e kam thene disa here. Ne kemi nje popullsi te vogel me nje treg jounik, por te percare. Cfare do te bejme ne me 5 milion, apo 4 milion banore? Ku jane tirazhet tona? Dhimiter Pasko e ka then" qe perpara dhjetera dekadash qe shteti shqiptar duhet te kujdeset per librin, se ka popullsi te vogel, e duhet te kete projekte te vecanta, sic e bejne edhe kombet e tjera, sidomos per kolanat e rendesishme te filozofise boterore, mendimin e tradites shqiptare dhe kulturen e tradites shqiptare duhet t"i subvencionoje. Dhe nuk duan shume para sic thone. Eshte genjeshter.
Nuk behet fjale vetem per traditen shqiptare, por dhe per literaturen e zgjedhur boterore. Mendoni se perballohet?
Ta them une sa eshte fatura. E gjithe kjo qe po them nuk eshte me shume se 150 mije euro ne vit. E cdo te thote kjo per nje shtet, qe jep 200 mije euro per nje spektakel qe shfaqet dhe zhduket brenda castit.
Ka dhe probleme te tjera; libri nuk ka infrastrukture, nuk ka dyqane, pse ne dyqane dy me dy do te sillet libri, eshte turp. Ne s"kemi nje library, nje sallon libri. Keto po qe i ben shteti. Une s"kam takat te shkoj ne Frankfurt e jo me te bej librari. Dhe kaq qe bej eshte shume. Qe ne kohe te Zogut u nis nje librari qe quhej e Lumo Skendos. Shteti duhet te jape disa zgjidhje dhe nje nga zgjidhjet eshte kjo; kryetari i Qeverise, me kryetarin e Bashkise i vene kusht nje biznesmeni ne qender, duke i hequr tatimet fiskale, nje siperfaqe prej 200 apo 300 metra katrore t"i jepet nje librarie, nje supermarket libri. Dhe ajo do te mbetet. Te gjithe te huajt do thone; Shqiptaret nuk kane gjera te tjera, por ama e duan librin, kane edhe libra, iluminohen. Kjo do te ndryshoje edhe mendjet e te tjereve. Qeveritaret jane njerez te papergjegjshem sepse jane te paditur. Jane njerez qe nuk kane as nivelin mesatar te kultures dhe nuk kane per ta kuptuar kurre problemin e librit. Ka dhe indiferentizem te pakuptimte.
Do te jete vone. Nuk kam besim, sepse te gjitha rrahin pas reklames, nuk thote asnje thelbin e problemit. Ketu ka faj edhe shtypi. Tjeter problem eshte qe libri nuk leviz lirshem. Ne nuk cojme dot librat ne Kosove. Si ne kohen e Serbise libri shkon nga mali, se ka nje takse doganore 26%. Cili president, kryeminister, minister kulture ka marre nismen per ta ndryshuar gjendjen? Asnje.
Mos po ankoheni me shume se c"meriton gjendja e librit shqip, dhe ndaj nje ministri te sapoemeruar? Nuk shihni pozitivitet?
Jo, nuk shoh gjera pozitive. Me falni mos me quani skeptik une do t"i them publikisht edhe ne vend tjeter keto. Nuk shoh gjera pozitive, per sa kohe une nuk do te shoh te lancuar nje project per librin. Kur libri shqip ka probleme te renda. A e di ministri i ri i Kultures qe ne ende nuk kemi nenshkruar marreveshjen e Firences. Ata qe klikojne ne internet e dine c"eshte marreveshja e Firences. Nuk e nenshkruajne sepse nuk e njohin, e nenvleresojne.
Per sa kohe une nuk do shoh nje projekt, por do shoh gjera spontane, do te mendoj keshtu. por une dua qe projektete e qeverise te jene trasparente. Une dua qe ministri i ri i Kultures te ma mbushe mendjen mua. Une nuk e paragjykoj, duhet te thote: "Ky eshte projekti im per librin". Ai thote do t"i ve rendesi librit, por si, ku, ne hava?
Ne duhet te bejme te pamunduren te kapim kohen. Duhet te bejme te pamunduren te kapim te munduren. C"domethene kjo sa eshte emeruar? Qe ate dite qe erdhi ne zyre ai duhet te bente publik nje projekt per librin. Kam pershtypjen qe nuk e njh mire problemin e librit. Mund te kete deshiren e mire, por nuk e njeh mire. Por mendoj qe keto jane pengesa te kapercyeshme. Une kam menduar thelle personalisht dhe ne koken time kam shume ide per t"u dhene zgjidhje disave, se te gjithave eshte e pamundur.
Po Shoqata e Botuesve c"ka bere e c"mund te beje sipas jush?
Shoqata e Botuesve, nga e cila une jam larguar, mendon vetem per interesat e saj, dhe jo te librit. Une ne shenje proteste jam larguar nga kjo shoqate. Kam thene: "Eja dalim perpara Presidences, Kryeministrise, Ministrise se Kultures, Keshillit te Europes dhe t"u themi qe zoterinj qeveritare eshte turp qe ju nuk keni bere nje here objekt shqetesimi librin, i cili eshte me i rendesishmi, sepse nga libri do te ndryshoje shoqeria. Por shoqata ka rregulluar gjerat e saj individuale. Ndaj libri vajton ne kete gjendje.
Ndonje botim edhe do kete por ku jane shkollat e mendimit filozofik. Asnje. Ku jane librat e politologjise. Asnje. E te tjera. Pese libra do botohen. Do vegjetojne shtepite botuese. Per librin cilesor duhet te falenderojme mjaft fondacionet e huaja.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com