Albatlanta

E PARA PROJEKT-REZOLUTE AMERIKANE PER SKENDERBEUN
Ilir Ikonomi "VOA)
SHBA - Dy anetare te Kongresit Amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqiten diten e premte Dhomes se Perfaqesuesve nje rezolute per nder te 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Eshte hera e pare qe ne Kongresin amerikan paraqitet nje dokument i tille, i cili perkujton Skenderbeun si burre shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij ne shpetimin e Evropes Perendimore nga pushtimi osman.
Projektrezoluta, e paraqitur ne Kongres me ndihmen e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pershkruan me hollesi rolin e Skenderbeut ne mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve te Evropes, duke e shpetuar kontinentin nga pushtimi. Meqenese ne Shtetet e Bashkuara nuk degjohet te flitet shume per Skenderbeun, kjo projektrezolute eshte nje perpjekje per t'i njohur amerikanet me rolin e tij 6 shekuj me pare.
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrbaker, nje nga kongresmenet qe paraqiten rezoluten, tha:
"Skenderbeu, kjo figure historike, ndali perparimin turk drejt Evropes Perendimore, duke ndryshuar historine dhe menyren tone te jeteses. Une kam propozuar qe Kongresi amerikan te perkujtoje 600 vjetorin e lindjes se Skenderbeut ne menyre qe ne te njohim rolin e rendesishem qe ai luajti jo vetem ne historine shqiptare por edhe ne historine e krejt qyteterimit perendimor.
Skenderbeu udhehoqi popullin shqiptar kunder pushtimit osman te Evropes duke shpetuar Perendimin prandaj ne duhet t'i shperblejme shqiptaret per kete, te ndihmojme Shqiperine te perparoje ne familjen e kombeve si dhe qe populli i Kosoves te gezoje te drejten per te vendosur per fatin e vet me ane te kutise se votimit."
Zoti Rohrbaker komentoi me kete rast per ceshtjen e statusit te Kosoves. Ai tha se negociatat per te ardhmen e Kosoves zhvillohen me vonese sepse ato duhet te kishin filluar shume kohe me pare. Fakti qe ato do te fillojne eshte dicka per t'u pershendetur por ne duhet te nisim punen per keto bisedime, tha Rohrbaker. Shume te rinj ne Kosove, tha ai, nuk kane pune sepse te huajt nuk investojne ne nje vend i cili nuk ka nje status te percaktuar qarte.
"Keta te rinj po sakrifikojne mireqenien e tyre por ata nuk kane pse sakrifikojne thjesht per faktin se disa njerez kane frike se mos inatosen serbet. Ketu nuk hyjne serbet, ata kane te drejte mbi vendin e tyre. Populli ne Kosove ka te drejten per te qene i lire dhe i pavarur, ashtu si amerikanet qe kane te drejten per te qene te lire dhe te pavarur nese kjo eshte menyra qe ata kane zgjedhur vete. Pikerisht kjo eshte demokracia.
Pra, keto negociata do ta lejojne popullin e Kosoves te jete demokratik dhe te kete te drejtat e tij. Per te ardhmen e Kosoves duhet te mbahe nje referendum dhe duhet mbajtur menjehere," tha republikani Rohrbaker.
Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte ne Kruje per vizite, i kishte lene pershtypje te thelle lufta e gjate per liri qe kishte bere Skenderbeu. Pa kete lufte, e gjithe bota perendimore do te kishte qene ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do te kishin qene nje vend i ndryshem po te mos kishte qene guximi qe tregoi qindra vjet me pare Skenderbeu, tha Rohrbaker.
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon keshtu rendesine e kesaj rezolute:
"Kjo eshte nje dite e shenuar per te gjithe shqiptaret sepse Gjergj Kastrioti eshte nje nga figurat kryesore mes shume heronjve historike. Shqiptaret mund te jene krenare per historine e tyre te lavdishme dhe trashegimine e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skenderbeun dhe ka vazhduar ne shekullin e 20-te me Nene Terezen. Populli shqiptar nuk eshte ende i lire. Ne Kosove ata nuk kane ende pavaresi dhe Shqiperia nuk eshte ende anetare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Prandaj ne duam t'u kujtojme atyre se Gjergj Kastrioti ka bere shume per Evropen Perendimore, dhe ne ne Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajme mend nje gje te tille per te bere ate qe eshte e drejte per popullin shqiptar, pra te integrojme sa me shpejt ne Evrope Shqiperine dhe Kosoven si dy vende demokratike."
Ne rezolute citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrise britanike ne Kebek, sipas te cilit "Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve, te lashte dhe moderne, ne udheheqjen e nje ushtrie te vogel mbrojtese."
Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edeard Gibbon, i cili ka thene se "fisnikeria dhe feja e tij e kane rreshtuar princin shqiptar krahas emrave te Aleksandrit te Madh dhe Pirros".
Shqiperia nen Skenderbeun, thuhet ne rezolute, pengoi pushtimin e Romes dhe te krejt Italise nga Perandoria Otomane, duke i hapur ne fakt rrugen Rilindjes Italiane. Statujat e Skenderbeut mbi kale dhe me shpate ne dore zbukurojne sot kryeqytetet e Italise, Austrise, Hungarise, Shqiperise dhe Kosoves.
Ne projektrezoluten, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Perfaqesuesve, lavderohen shqiptaret kudo ne bote per nderimin qe i bejne heroit te tyre Gjergj Kastrioti si dhe i behet thirrje qeverise amerikane te punoje me partneret evropiane per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise dhe te nje Kosove te lire ne Bashkimin Evropian, si shperblim per kontributin dhe sakrificen e bere nga Skenderbeu dhe nga populli shqiptar per te shpetuar Evropen Perendimore nga sundimi otoman.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com