Albatlanta

Nė njė majė mali, nga shihet tėrė bota
Pėllumb Kulla
Ditėt e fundit tė lejės thashė t’i kalonja nė fshat, me babanė, para se tė merrnja aeropllanė, pėr tu kėthyerė prapė nė Amerikė. Pyeta se si mund tė flisnja nė telefon me time shoqe nė Nju Jork, mė thanė qė edhe nė Korēė kjo do tė bėhej me mundim tė madh. Nė fshat, pastaj, nuku gjenje pėr be asnjė telefon, kėshtu qė e vetmja udhė telefonike mbetej cellulari i Nesimit, atij djalit qė punonte nė doganė tė Bilishtit. Nesimi, veē cellularit tė tij, paske edhe njė cellular tjetėr dhe e paske krah tė dytė pune, me mėditje tė mėdha.
Atė vit cellularėt ishin shumė tė rrallė. Veē kėsaj ata punonin mirė vetėm kur shihnin pastėr syēkėn e donjė antene greke, qė qe ngritur afėr kufirit tonė.
Ama, me t’u hapur mėrgimi, me tė nisur arratia e madhe, punė pėr cellularėt qe hapur aqė shumė sa cellularit tė Nesimit i qe dashur tė punonte me grafiqe, se familje pa njė anėtar tė saj nė mėrgim, nuku gjenje.
Po si or, t’ėmėn e s’ėmės, me tė ikur ne nė Amerikė, edhe nė fshatin tonė duallė tėrė ato mėndje tė ndritura?! Nesimi e vėrtitėte cellularė e tij nė shtatė fshatra: njė ditė e kish Vreshta, njė ditė Ēifliku e kėshtu me radhė. Po ama e dinin tė tėrė: tė shtunėn cellulari punon nė Vreshtė e pikė! Cilido nga vreshtanakėt qė kish pėr tė folur me jashtė, dilte te ndėrtesa e vjetėr e Vatrės sė Kulturės, drėnk paratė e fliste me kė t’i desh zemra, kudo qė tė qe ay. Nesimi, si djalė pe Gollokamje qė ish, i kish caktuarė fshatit tė tij tė hėnėn, ditėn kur linjat me botėn ishnė mė tė pangarkuara. Po Gollokamja jonė kish njė bela qė nuku e kish fshat tjetėr, se ndodhej nė gropė e nga fshati nuku flisnje dot, se antena e Greqisė nuk e hidhte dot syēkėn aqė thellė. Vetvetiu, gollokamasit duhet tė mundoheshin cazė.
Gjendej nė mal, njė vend ku sinjali vinte mirė dhe sidomos sinjali bėhej shumė i fortė: pėrmbi Gurin e Madh nė Ēypec, mbi atė shkėmb tė ēveshur, nga i cili ka marrė emrin Gollokamja. Mbi Gur dilje qė prapa e nga lėndina shkelnje mbi Gur si mbi hundėn e njė vapori. Qė andej Gollokamja tė vihej nėn kėmbė, Devollin e shihnje si vijė tė gjatė e tė gjarpėruarė dhe Fushėn e Korēės e kishnje nė pėllėmbė. Po kush pyeste shumė pėr tė tilla bukuri! Mė e madhja qe ajo, qė gėzonje sinjalet e antenės greke, qė tė sillte zėrin, si me magji, nga Australia, Kanadaja dhe Amerika. Kėshtu, nė Gollokamje, e hėna u bė dita e telefonit. E tė gjenje mbi Ēypec, or byrazer, mė shumė se gjysmėn e popullatės sė fshatit! Kush kish punė me Kryeplaknė atė ditė, duhet t’i ngjitej Ēypecit pėrpjetė, se Kryeplaku i fshatit kish nė mėrgim qė tė katėr djemtė dhe desh nuku desh, tėrė ditėn e hėnė e kalonte bri Gurit tė Ēypecit, ku bėnte pritjen e popullit, firmoste e vuloste, se atė ditė vula ngjitej nė Ēypec, tok me titullarė.
Edhe unė, siē thashė, kishnja nevojė tė flisnja me time shoqe, dhe kėrkova tė mė gjenin edhe mua donjė vend nė radhėn e cellularit mbi Gur. Mė thanė qė nuku shkruhej ndonjė listė mė parė. Djalit qė punonte cellularė e Nesimit, i jepnje aty pėr aty numrin e telefonit qė do kėrkonje, i jepnje edhe paratė qė ay tė thėrriste njerinė qė deshnje e prisnje, sa tė tė merrnin ata nga Italia, Amerika, Franca e Filifistuni… Shpenzimet i paguanin ata. Ti paguanje sa pėr t’i lajmėruarė. Atė tė hėnė mua nuku mė mbante vendi. Qė nė mėngjes shpejt, hodha njė sy nga mali dhe pashė, qė kishnė nisur tė ngjitshin ata qė kishnė njerėz dėpėr Evropė, Australi dhe andej nga vendet arabe. Ata tė Amerikės, Kanadasė dhe Argjentinės duhet t’i ngjitshin Ēypecit pas drekės, vonė, aty rreth orės dy. Herė pas here unė dilnja e shihnja faqen e zhveshur tė malit, qė me zigzage shpinte njerėzit gjer te Gur i Madh. I tėrė zigzagu, njė rrugė e ēarė pe vitesh, e shkelur nga hajvanėt qė sillnin dru, ish i populluarė nga njerėz qė zbrisnin e ngjitshin dhe lexohshin qartė qė nga fshati, si ca stėrmilingonja tė zeza mbi njė faqe shtufi bojė gri. Vaska, djali i tezes, mė pyeti nė mė nevojitshe donjė kalė. Apo, do tė provonja tė ngjitsha mė kėmbė, si njėherė e njė kohė, kur ishmė tė vegjėl? Eh, kishnė rrjedhur vitet e ishmė bėrė pėr kalė, tashi! Por unė nuku i hipa hajvanit qė nė fillim. Eca goxha mė kėmbė, gjer afėr Gurit e pastaj, kur m’u rėndua ēapi e nisi tė mė dėgjohej frymėmarrja njė killometėr larg, kėrceva mbi samar.
Aqė sa ngjitshim ne, aqė edhe zbrisnin. Shėkoja tė vinin tatėpjetė, hipur mbi gomerė, burra pleq, qė u dridhej akoma mjekrra pe trazimit qė u kish sjellė biseda. Pa po zbrisnin nuse, fėmijė. Shikoja plaka qė mbahshin me tė dy duart pas samarėve tė kuajve e nuku gjenin dot kohė tė fshinin lotėt, qė nuku po u rreshtnin akoma. Mė ishnė tė gjitha fytyra tė njohura dhe e tėrė rruga na kalovi me pėrshėndetjet, qė ne qė ngjitshim, shkėmbenim me ata, qė zbrisnin.
- Hė, mo, foltė? Si i kishit andej?
- Nėnė Dudi, si e kishe djalėn, me?
- Mirė, desh Zoti, mirė ishte.
- Nuku kish rrėmbyerė donjė argjentinse, a?
- Uh, t’u thaftė goja! Tė na lerė pa bukė, pastaj!
Kish plot pe atyre qė zbrisnin tė ngrysur ngaqė nuku kishnė folur, ngaqė nuku kishnė gjetur njeri pranė telefonit. Kish tė tjerė qė nuku e kuptonin dot pėrse s’u pėrgjigjej njeri.
- Ja bre, i dolli djalit njė zė e llėngė-llėngė, seē i thoshte, seē i dėrdėlliste…Djali nuk e mori dot vesh e na iknė paratė e cellularit kot! Afėr Gurit pjerrėsia e faqes bėhej mė e madhe dhe udhishta ngushtohej goxha. Ata qė zbrisnin, bėnin kujdes mė shumė, se ishnė mė pranė rrėpirės… Ashtu qe rrėzuarė xha Shemja, siē rrėfenin, pasi paske folur me Kanadanė. E kur rrėfenin; asnjeri nuku harronte ta pėrmėndėte, qė plaku kish folur me Kanadanė, sėkur jo rrėpira, por Kanadaja qėnkesh e rrezikėshme. Sa vamė ne te Guri i Ēypecit, zunė tė binin ca pika shiu qė sa ndenjmė atje, as rreshtnė dhe as u shtuanė. Bile Kryeplaku, qė priste akoma tė fliste edhe me njėrin nga djemtė, qė nė atė kohė nė Detroit tė Miēiganit linte turnin e natės, as i mblodhi mezetė, qė pat shtruarė tok me dy tė tjerė, pėrmbi lėndinkėn qė tė shpinte mbi shkėmb. Ay ma bėri me dorė qė t’u bashkohesha dhe tė pinja edhe unė donjė kupė me ta, por unė veē e falenderova.
Unė dallonja pe tė tjerėve, se vinja pe Amerike dhe trajtosha me nderim tė veēantė edhe atje, nė majė tė Ēypecit, ku fshati fliste nė telefon me botėn. Djalka i vogėl qė vėrtiste punėt e cellularit, ma bėri me dorė qė tė afrosha e tė rrinja gati, se ndėrsa ish dyke mbaruarė njėra nga bisedat, dy myshterinj tė tjerė duhet tė rrinin gati qė tė mos humbej koha. Pėr bela, nga nxitimi, unė kishnja harruarė dhe portofolė. Vaskės nuku i ndodhej asnjė lek nė xhep. E hoqa djalkėn e cellularit mėnjanė dhe ia thashė.
- Nuku ka gjė, - mė sigurovi.
- Do t’ia dėrgoj Nesimit paratė nė shtėpi, - i premtova.
Djali u tregua mė i duruarė e mė bujar seē kujtonja.
- As mos e merr mundimnė t'ia sjellėsh Nesimit, hiē! - mė tha prerė. - Ne nuku marrim para pe teje. Ti je ndryshe.
Eh, sa tė bukura janė traditat tona famėmėdha, bre: ne vazhdojmė t’ia falim borxhet, vetėm atij qė ka para e t’ia marrim njė mė njė, atij qė ėshtė i kėputur!
Tė ndėnjurit gati pėr tė folur, nuku linte asedhe njė ēikė vend pėr fshehtėsira familjare. E po, fundja, se mos ish kabinė! Guri i Ēypecit ishte! Ma merrte mendja edhe qė nga fshati shihej, se si nė majė tė Gurit, njė plakė e vockėl, me njė dorė shtėrngonte cellularė e Nesimit dhe me tjatrėn mbante njė ombrellė tė zezė, qė po tė frynte era edhe ca, rrezik ta rrokulliste plakėn nė rrėpirė.
Unė pėrfytyronja anėn tjatėr, se e njihnja tė birė e asaj plake, Lemin, qė banonte nė Nju Xhersi. E kishnja takuarė Lemin kaqė herė dhe mė vinte pėr tė qeshur me mosbesimnė qė kish ay te bankat. Paratė qė nxirrte me mundim tė madh, si murator nė punė tė zezė, ay i mbante nė njė kėllėf jastėku dhe me dy shokė tė tjerė, qė kishnė edhe ata frikė pe bankave si ay, bėnin ēdo javė, nga njė festė tė vockėl, e cila, dukej si donjė rit pe Indonezie. Festa, aty nga dreka niste me numėrimnė e parave tė sejcilit, para qė u shtohshin ēdo ditė dėpėr kėllėfėt, qė sillnin me vete ēdo tė djelė nė apartament tė Lemit. I numėronin paratė tė tre, dorė mė dorė, i futnin dėpėr qeska, sa herė ato bėheshin njėmijė dhe pastaj, pasi mbaronin me pėrmbajtjet e tri kėllėfėve, shtrohshin e hapnin shishet dyke nisur tė pirat me shėndetin e parė: atė tė nuseve, qė tė tre i kishnė nė Shqipėri e prisnin t’i merrnin atje. Djemtė dėndeshin me tė pirė e gjer afėr mezit tė natės bėheshin daulle. Njė herė, Beni, si bashkėfshatar, mė ftovi dhe mua. Dy tė tjerėt nuku deshnė ngaqė unė duksha si donjė i huaj pėr shoqėrinė e tyre, meqė gruan e fėmijėt i kishnja me vete dhe nuku paēė shpėnė donjė kėllėf pe Nju Jorku, pėr ta numėruarė. Po Lemi i bindi dhe unė u bėra dorė e katėrt, qė i numėronte paratė jeshile tė djemve. Kėllėfi i Lemit, atė ditė qė mė kishnė ftuarė mua, mbante pesėdhjetėshtatė mijė dollarė! Si mė i pasuri i asaj dite, ish Lemi ay qė e hapi festėn me dollinė pėr nuset qė kishnė larg. Tashi, kėtu mbi Gur, dėgjoja nėnėn e Lemit dyke kėrkuarė para nga kėllėfi i tė birit, dyke i raportuarė atij, pėr tė tėra hollėsitė:
- Odėn e madhe e lyemė. Harxhuamė ca edhe pėr gardhė e oborrit, ce e kėthyemė me mur. Tashi, gjej rast e na dėrgo ca para tė tjera, ce u shkundmė!
Pastaj plaka, dyke vazhduarė ta mbante veshnė nga i biri, iu afrua ēipit tė Gurit dhe mori lejėn e plakut, qė me sa dukej, kish trazim tė thellė e nuku duronte dot bisedėn me tė birė e largėt.
- Thuaja! - i dha udhė plaku, gruas. Dhe burri ngjeshi duart mbi veshė, qė tė mos dėgjonte se si e ēfarė do t’i thosh e ėma tė birit.
- Dėgjo o bir! - nisi plaka. Na ke pyetur kaqė herė, se pėrse nuku ngjitet mbi Ēypec jotė shoqe. Mo na pyet mė, bir i nėnės! Dėgjon? Nusja nuku rrinte mirė. Dėgjon? Nuku rrinte mirė dhe ne e shpumė tek i ati.
Atje ku e kishmė marrė!
Tėrė ne po e dėgjomim. I kishmė kėthyerė kokat mėnjanė pėr tė mos e parė plakėn, qė pėrmbi Gur, mezi mbante ombrellėn, mos ia merrte era. Mua m’u mblodh njė kotkė nė fyt dhe shpura vėshtrimnė nga fshati, andej nga i kishnė kėthyerė kokat tė tėrė ata qė prisnin rradhėn e telefonit. Ca metra mė tej, Kryeplaku i pėrloturė hodhi njė kupė me fund dyke shkundur kokėn prapa.
Djali i cellularit bėri numrin tim e teksa zilja binte nė apartamentin qė kishnja nė Nju Jork, unė akoma ndiqnja me sy plakėn dhe shihnja, se si ajo pėrqafovi tė shoqnė, se si ca fshatarė nxituanė e i afruanė gomarė, e hipnė mbi samar zonjėzėn fatkeqe, qė pastaj u lėshua tatėpjetė rrėpirės me ombrellėn mbi kokė e me tė shoqnė, qė vinte kokunjur, pas gomarit.
Unė fola vetėm me ēupat ngaqė Rezarta nuku ndodhej aty. Fola shkurt. Pastaj tok me Vaskėn nismė tė zbrismim nga mali. Pėrballė nesh ngjitshin tė tjerė. Po tashi ishnė mė tė paktė e shiu i butė sėkur kish sjellė njė qetėsi mė tė madhe. Tashi dėgjomim shkoqur tėra llafet qė cellulari i Nesimit pėrcillte tejembanė gllobit.
Shkoqur dėgjonim edhe ato tri motrat veshur nė tė zeza, tė zėna pėrqafe me kokat pjekur njėra me tjatrėn. I dėgjuam se si pėrmbi Gur, zunė kujėn me kajtin e kėngės sė mortit, me tė cilėn njoftonin motrėn e tyre tė katėrt, nė Belgjikė, se njė javė mė parė u kish vdekur babaj dhe e ftonin edhe tė katrėn, qė tė bashkonte kokėn e tė vajtonte me to. Qanin motrat me ligje. Tri kėtu e njė diku nė donjė odė tė errėt tė Belgjikės. Qanin e nė ato pak minuta tė paguara, kujtonin tėrė jetėn e babajt, qė sapo i kish lėnė. Herė kujtonte njėra, herė tjatra dhe herė e treta:
- Baba, na rrite me thėrrime, - ia bėnte e para.
- Oi! Oi! Oi! - bashkoshin dy tė tjerat.
- Baba, na ike i ri, - vajtonte e dyta.
- Oi! Oi! Oi! - bashkoshin dy tė tjerat dhe me siguri edhe ajo nė Belgjikė.
- Baba, nuku tė shpėrblyemė mundimet!
- Oi! Oi! Oi!
Pastaj ato tri shėmbėlltyra, si selvi tė gjata, tė zeza, nė majė tė Gurit afronin veshėt tek ay cellular i zi i vockėl, sa njė paqetė duhani. Motra nga Belgjika atėēas, atje, kish sėrėn tė rėndiste fjalėt e saj e t’ia pėrcillte telefonit. Motrat kėtu lotonin kokmėkokė, malet pėrqark heshtnin e fshati poshtė nuku pipėtinte. Ne e kuptomim qė motra e katėrt e kish mbaruarė rradhėn. I pat thėnė dofta “baba nuku t’u gjenda dot pranė, - mallkuar dita qė ika, - mė pėrcolle nė kėmbė do mė presėsh shtrirė”? Nuku dihet. Se vetėm tri motrat e saj kishnė dėgjuarė. Ne, dyke zbritur tatėpjetė malit, dėgjomim kėto, qė i pėrgjigjshin:
- Oi! Oi! Oi!
E qanin sipas zakoneve… Me telefon, me telefon! Kėshtu patnė ardhur kohėrat!
30/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com