Albatlanta

Kadare: Mbeshtes pavaresine e plote te Kosoves. Absurd qendrimi i  qeverise shqiptare per pavaresi te kushtezuar
Ismail Kadare
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare e ka konsideruar nje ngjarje historike per popullin e Kosoves vendimin e Keshillit te Sigurimit per fillimin e negociatave per statusin qe i hap rrugen pavaresise se saj.
Ne nje interviste ne zerin e Amerikes Kadare tha se populli kosovar duhet te pranoje vetem pavaresine e plote duke respektuar plotesisht te drejtat e pakices serbe, ndersa ka kundershtuar vendimin e qeverise shqiptare per nje pavaresi te kushtezuar te Kosoves.

"Pavaresi me kusht do te thote liri me kusht, dhe dashje pa dashje prek popullin shqiptar" theksoi Kadare i cili e cilesoi te tepert dhe te panevojshem cdo lloj kushtezimi te Kosoves. Sipas tij shqiptaret jane te njohur ne Ballkan per mosmarreveshjet sepse sipas tij „ ndryshe mendon presidenca, ndryshe mendon kryeministri” dhe kjo nuk eshte normale. Shqiptaret e Kosoves e kane bere kompromisin e tyre historik dhe nuk mund te leshojne me ne kete drejtim.
VOA/Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com