Albatlanta

Hunda e Faik Konicės
Pellumb Kulla
Ca kohė pas dėrgimit tė eshtrave tė Konicės nga Amerika nė mėmėdhe, mbi gropėn ku zunė prehje ato, u ngrit njė bust i Faik Beut dhe mė pas akoma, busti u gjet me hundė tė thyer nga njė mjet i fortė. Njeriu u gjet, bile u zu me presh nė duar, po unė nuku arrij ta shpegoj dot, se pėrse autoritetet shqiptare nuku bėnė fare shamatė.
Njeriu qė i thevi hundėn Konicės, ishnja unė…
Qė ta zemė me rradhė, njė ditė nė Boston, thashė njė gjė me mėnd, qė mori dhenė. Bėhej mbledhja e shoqatės "Mėrgimtarėt e burgosur nga diktatura". Nuku zgjidhmim dot kryetarė. U ngrita.
- Ah, bre, tė mira janė kėto nėnat shqiptare, tė mira, - thashė unė atė natė, - por kanė veē njė tė metė: pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė!
Mė rrėmbyenė krahė e kėmbė e mė hodhnė pėrpjetė pėr kėtė llaf tė mėnēur. Nuku mė linin tė binja pėrdhe.
- Thuaje - prapė! Thuaje - prapė! - mė thoshnė nė kor. E unė, pėrmbi krahė, qė nga maja e tavanit: "Tė mira janė nėnat…" Ata tund e shkund. Or po edhe e deshnė ta dėgjonin e nuku mė linin ta mbaronja. Herė arrinja gjer tek "e meta", herė tek "e pjella", por te "ushtarėt" nuk arrita dot mė.
Tė nesmen mė lajmėruanė, qė e thėna ime e famshme kish dalė nė gazetėn, qė kemi kėtu. Nxitova ta ble. U hoqa mė njė qoshe edhe e hapa. Desh mė duallė kokėrdhokėt e syve! Gazetari, qė mė kish rrahur shpatullat bile, e pėrshkruante mbledhjen tamam, tregonte si qenė kacafytur kandidatėt pėr kryetar dhe pastaj u hiqte njė dru tė mirė: " Nėnat shqiptare kanė veē njė tė metė, se pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė. Mirė e ka thėnė kėtė i madhi Faik!"
Pikė e zezė! Ē'ne Faik! Njė mik i ditur, mė sqarovi qė bėhej fjalė pėr Faik bej Konicėn, qė gjer dje i kish koskat kėtu nė Boston. Ay mė kėshillovi tė mos kruhesha me Konicėn!
- Po kėtė e paska thėnė bukur, - mė tha, - kėtė tė nėnave, qė pjellėn…
- Po, e thashė unė bre!.. - i kundėrshtova.
- Thirri bre Peēo mėndjes e mos u bėj gaz i botės, - mė ra me noēkė nė ballė. - E ke lexuar Konicėn-o? Jo! Ē 'tregon kjo?!
- Kjo tregon qė ėshtė e imja. Ce unė e thashė!
Fillova tė mendohem. Mos e kishnja dėgjuarė gjėkundi e nuk e mbanja mend?! Mos e kish thėnė dhe ay? Gjersa shqiptarėt i njihte si unė!… I hyra Konicės e ia lexova tėra ē'pat shkruarė: asgjėkundi nuk e kish thėnė! E bukura qe, se qė nga ajo ditė gazetat nė Shqipėri, njė e dy e atė shprehje pėrmendnin. Thuhej se ajo frazė e Konicės qėnkej zbuluarė tamam nė kohė, ce vendi qėnkej bėrė pėllėmbė e parti. Tėmėn e sėmės! Njė jetė tė tėrė nė mėmėdhe, Konicės nuk i qe dhėnė leja t'i pėrmendej asnjė nga fjalėt e menēme qė pat thėnė, kurse tashi, pa e vrarė shumė tutkėn, i lidhnin nė qafė dhe kravata qė s'ishnė tė tijat.
Vendosa ta le. Le ta marrė Faiku atė thėnie. Ku rafsha, mos u vrafsha! Unė njė copė shofer ishnja, se mo ishnja unė donjė shkrimtar! Ku do ta botonja unė atė mendim! Kini parė juve vepra me njė fletė, sa njė letėr cigari!
Po, gjene, sapo e dėgjonja, qė ngrinin nė qiell Faiknė pėr njė pėrcaktim tė saktė qė kishnja bėrė unė, fap, mė kėrcente delli! Po ce o, nė p.. tė sėmės, Konicės po dhe mua nuku ma pranonin?! Ce, demek, nuk paskėsha thėnė donjė fjalė tjatėr tė mėnēur mė parė! Po kohė kishnja-o, mund tė thoshnja tė tjera mė vonė! Ose, nuku do thoshnja mė xhanėm, por do shkonja me tė shumtit dhe mjaltit tė mėnēurisė mbi natyrėn e shqiptarėve, nuk do t'i kishnja lėnė veēse kėtė pikėzė… Nuku mundej-a? Po ce…
Kjo dava zgjidhej vetėm nė Tiranė. Kėshtu qė kur mora lejėn, putha Rezin dhe fėmijėt dhe i hipa aropllanit. Tėra gazetat i gjeta tek pėrmendnin fjalėn e mėnēme, tė zbuluarė vonė, tė Konicės. Sidomos njėra e vinte atė shprehje pėr ditė nė krye tė njė faqeje, qė botonte mbi rilindasit.
Unė vendosa e i vajēė shefit tė asaj gazete. Se mė njė vend do t'i nisnja qarjet e mia, de! Kushedi se ē'i kishnė thėnė pėr mua drejtorit tė gazetės! Mbase i lojtur, mbase me vidha mangut. Ay priti sa hyra unė dhe fap! - njė kobure qė kish aty mbi tryezė e fshevi nė sirtar. Ce, mbase, do t'i duhej…
As "ulu", nuku mė tha, po mė la aty si shtyllė trafiku. Mė shihte tė tėrin nga koka te kėmbėt. Mė pyeti tutje e tėhu dhe pastaj m'u kėthye nga e para:
- E ēfarė ke thėnė ti?
- Ja, …atė! - i thashė ca me ndrojtje.
- Cilėn? - bėrtiti e seē trazovi aty nė sirtar. Mua m'u tha gjuha nė gojė.
- Ja atė… qė nėnat tona pjellin mė shumė kumandantė..!
- E ke thėnė ti…! - e shtrembėrovi gojėn, me njė lloj pėrbuzje vrastare.
- Unė! - i thashė dhe ngrita mjekrėn me njė lloj krenarie kombėtare.
- Po ta ha mėndja, ta thuash ti, kėtė perlė?!
- Perlė-perlė! Ja qė mė erdhi kėshtu, edhe e qita… E ajo mori dhenė!
Ay u hodhi njė sy nja tri buzėkuqkave qė kish nė zyrė e qė njė e dy e pėrpėlitnin qepallakat. Ato dukshin si tė fryra, por ama tė qeshnin hapur, kishnė frikė, megjithėqė shefi i tyre, e mbante dorėn te sirtari.
- Sa vini nė Amerikė, cave pe juve, ju mbushet mendja se bėheni rilindas… Demek ti, na qėnke kllaaa- sik! Unė mė parė u pėrmbajta se u ofendova.
- Klasik tė gjallė s'gjen, - ia kėtheva dyke vėnė tė dy duartė te rripi i mesit, blerė njė portorikani, nė njė trotuar tė Broduejt, - po i thoni atij, klasikut tuaj tė vdekur, tė ruajė dhenkat e tij, ce kėtė dashnė tem unė do ta ruaj vetė!
Atė pasdite kėmbėt mė shpunė te pėrmendorja e Beut. Tre katėr ustallarė po bėnin punime rreth piedestalit. Konica nė mermer, tėrė dėngla, e mbante vėshtrimnė pėrpara, sikur kish turp tė mė shėkonte nė sy. Njė punėtor erdhi ndezi cigaren te mua. Mė tha se te balli i piedestalit, po i gdhendnin njė shprehje madhore: "E meta e nėnave shqiptare: lindin mė shumė kumandantė se ushtarė!" Mė tha qė kjo bėhej me vendim tė Ministrisė sė Kulturės. Ktheva dhe e pashė nė sy Faiknė. Hiē, ay! Mermer! Gjoksnė pėrpara dhe vėshtrimnė drejt historisė!

- Dėgjoni, - u thashė punėtorėve. - Mos shkruani gjė njėherė, sa ta zgjidh kėtė ēorape! Ato fjalė qė po gdhendni, i kam thėnė unė!
- Do tė qėrrohesh qė kėtej? - mė tha njėri nga maja e piedestalit, - apo tė hash donjė ****ė sqepari?! Dhe i dolli pėrpara Faikut, sikur unė tė paskėsha nxjerrė kallashnikovė. U duk sėkur Konica i dha njė tė shtyrė me hundėn pe mermeri dhe ustaj u gjend nė mes tė llaēit. U bė helaq. E tėrė inatnė ma nxuarrė mua. M'u sulė, mė vunė poshtė e mė rrahnė mu pėrpara Beut tė Konicės. Ata pagushin me orė pune e mė mbajtnė shtrirė gjer sa u mbarovi dita. Ay, kllasiku pe mermeri as e prishi terezinė. Sėkur nuk ish fare aty, ay!
I zura pritė ministrit tė Kulturės. Dy ditė, rresht! Tė tretėn, e zura kur po hipte nė veturė. Nuku kishnja takuarė donjė ministėr mė parė. Zemra bap-bap!
Pasi dėgjovi shpegimet e mia dhe tė nėpunėsit qė i rrinte pas, m'u kėthye:
- Me se merreni? Unė u gjenda ngushtė. Do t'i thosha tashi qė vinja pe Amerike, ku punonja shofer nė njė kompani taksish. Por ai, burrė i mirė, mė ndihmovi:
- Merreni me punė mendore, keni donjė biznes tuajin? Unė bėra "s'kam" me kokė.
- Ku banoni? Keni shtėpi? Familje, prona … Pyeti pėr tėrė tė tundshmet e tė patundshmet. Mua m'u kėput koka sė bėri "s'kam". Zotėria nuk e humbi durimnė.
- Merreni me shkrime? Keni donjė lloj vepre nė qarkullim?
- Ja vetėm atė kam unė, - i thashė, - atė tė nėnave, qė… qumėshtin e nėnės po mė nxjerrin! Kėtė kam unė nė qarkullim e kjo po qarkullon ca si shumė.
Ministri ngrysi vetullat. Badigardėt dhe shoferi avash avash e afruanė nga njė dorė te tė ēarat e xhepave tė djathtė. Zyrtari i lartė u buzėqeshi pėr t'i qetėsuarė.
- Kjo, nė fakt, ėshtė shprehje tipike e Konicės, - tha ministri. - Kjo thėnie e tij gjeniale, nuk mund tė gjente eko mė tė mirė, se nė ditėt e sotme! Nė njė konferencė shtypi, kėtė shprehje, e citovi Presidenti… Nė Parlament, e zuri nė gojė Kryetari i Opozitės. E duhet ta ruajmė kėtė mjaltė tė mėnēurisė kombėtare… Jo kushdo, mund tė thotė gjėra qė gdhenden nė mermer!
Dėgjova badigardėt qė me radio njoftonin qendrėn: - Po nisemi. Ministri e sqarovi qytetarė! - Njėri pe tyre mė futi krahnė, ashtu si miqėsisht, shoferi i hapi derėn ministrit e vetura mori udhė.
Nė darkė, te pėrmendorja e Konicės, unė isha tapė. Nuku mbaj mėnd se ē'kam nxjerrė nga goja, veē nė njė ēast, qita njė ēekan dhe i theva hundėn Beut.
Po Konica, sado pe mermeri, paskej patur edhe ai badigardė. Kalova dy netė nė polici. Aty pashė nė televizor, njė nga ato buzėkuqkat e informacionit, e cila qe vendosur para bustit pa hundė e jepte ēdo orė lajmnė:
- … Nė policinė e krimeve mendojnė tė jetė i sėmurė psiqik ay taksisti i ardhur nga Amerika, qė i ka thyerė hundėn Konicės, duke u qarė se rilindasi i ka pėrvetėsuarė thėnien njohur, lidhur me nėnat tona burrėresha tė bjeshkėve, stėrmbesa tė suljoteve qė lindin kumandantė… Nė Akademi tė Shkencave na thanė, qė as mund tė diskutohet autorėsia mbi tė, e personalitetit tonė tė shquarė. Akademikėt vėrtet nuk e gjejnė dot me saktėsi se kur dhe ku e ka thėnė, por po e kėrkojnė dhe do ta gjejnė atė, pasi dihet qė regjimi i egėr komunist, pėr pesėdhjetė vjet, u mundua ta fshehė dhe ta asgjėsojė trashėgiminė e Konicės. Akti vandal i goditjes me ēekan nė hundė, ėshtė tipik pėr mitomanėt…
Dhe buzėkuqka e informacionit lidhej herė me spitalė psikiatrik, herė me maternitetnė, ku mbaheshin ca bebe tė shėmtuara me hundė tė rrjepura, si pyperka tė kuqe. Po t'i vinje re nga shalėkat dhe bibilushkat mes tyre, tė porsalindurit ishnė zgjedhur apostafat meshkuj, qė mendja tė tė shkonte te strategėt e ardhshmė ushtarakė.
Pamjet me bustnė e Faikut nuku rreshtnin. Shiu qė binte dukej si ēurg pe lotėsh mbi faqet e bashkuara pa hundė. Hallemadhi dukej sėkur qante, i penduarė qė erdhi nė mėmėdhe, sėkur nė ēas do tė zbriste pe piedestalit, do tė merrte nė njė torbė koskat e tij e do t'ia mbathte pėr Rinas e qė andej drejt e nė Boston prapė…
Mė shtruanė nė psikiatri. Mė tundnė e mė shkundnė ato terapitė me rrymė elektrike, qė, mos pyet! Tetė doktora hijerėndė shėkonin njė kokėmushkė qė perpelitej nėn korrent e ta vrisje nuku hiqtė dorė nga avazi i tij: " ... mė-ė-ė-ė shu-u-u-mė-mė-mė-mė ko-o-o-ma-ma-ma-ma-ndantė se ushta-ta-ta-tarė-rė-rė!" Nuku arrinja dot t'i telefononja Rezit e t'i thoshnja qė kisha paguarė groshnė e valles e tashi jepnja njėqind e pe valles nuku dilnja dot. Ē'ishnė dru e korrente, tėrė mbi mua po provoshin!
Dolla pe spitali, po nuku kisha dėrmend t'i rreshtnja pėrpjekjet. - Hajde bre nė shoqatėn tonė, - mė tha njėri kur i qava hallė. - Ne po luftojmė pėr kėthimnė e pronave, tė zotėrve legjitimė. Mė shpuri nė njė zyrė dhe u tha tė mė regjistronin.
- Ke shtėpi kėtu? - mė pyeti njė burrė me regjistėr tė hapur.
- Nuku kam patur kurrė!
- Po toka pėr tė marė?
- Asnjė pėllėmbė!
- Ke patur fabrika, punishte, hotele?
- Ncė,ncė,ncė! - unė.
- Po ēfarė tė kanė marrė ty? - u habit ay.
- Njė frazė, - i thashė. - Ėshtė si ėshtė, ėshtė temja! Kam thėnė qė "nėnat shqiptare…."
- Le ta kesh thėnė si tė duash, vėlla! Ajo ėshtė prona jote. Dy pyetje tė fundit: Pranon kompensim tė njė natyre tjetėr, tė pėrafėrt, qoftė kjo nė bregdet apo zonė malore?
- Jo mo, ē'malore?!..
- Kėshtu e ka formulari kėtu!.. Pranon shpėrblim nė tė holla, sipas tarifave shtetėrore nė fuqi?
- Kurrė!
- Bukur! Firmos kėtu ku thuhet, se pėr tė marrė pronat, ne nuku do pėrdorim dhunė dhe futu nė mbledhje!
Atė ditė edhe ata do tė zgjidhnin kryetarė e mbledhja m'u duk si ajo e Bostonit, si tėra mbledhjet, ku duhet zgjedhur nė krye vetėm njė. Njė dhe njė i vetėm! Mbledhja zgjati tetė orė dhe para votimit ma dhanė fjalėn edhe mua, dyke mė prezantuarė si pėrfaqėsues tė mėrgatės nga Amerika. Teksa po flisnja, ay burri qė mė regjistrovi u ngrit e pa mė prerė fjalėn, mė lėshovi mbi folėse pėrpara syve, njė pusullkė, ku mė shkruante me gėrma tė mėdha: "Kujdes, pronat s'janė bėrė akoma tonat. Po shkelmė ligjet, shpjemė ujė nė mulli tė qeverisė!"
Nuku e kuptova ku e pat llafnė, po vazhdova fjalimnė qė u dėgjua me veshė tė mprehur. Po salla u ngrit me ulėrima miratimi e me duartrokitje, kur u thashė:
- Nėnat shqiptare janė mė tė mirat nė botė! Por kanė veē njė tė metė: pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė! Kėto fjalė tė arta tė … Faikut tė Madh, t'i vemė vėth nė vesh!
Tė nesmen ia mbatha pėr Nju Jork…
Forumi Shqiptar | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com