Albatlanta

Rrėfenja nga Amerika
-Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim-
Rrėfenja e tretė:
Njė nuse shqiptare rrėmbehet nė Nju Jork
Pėllumb Kulla
Tėmėn bre, duhej pa tjetėr tė vinja gjer n'Amerikė qė tė mėsonja se sa ndryshojnė zakonet nga tė katėr anėt e vendit tonė tė vockėl. Po ēudia mė e madhe ėshtė se ca krahina jo vetėm qė i ruajnė dyke ua treguarė nipkave tė lindur nė Amerikė se ē'lloj zakonesh ndiqnin njė herė e njė kohė, po edhe i ndjekėn kėto zakone akoma. I venė nė jetė si nė fshat edhe kėtu, nė mes tė Menhettenit! Paēka se nė vend tė oborrit tė fshatit, tani kanė tri metro trotuar, nė vend tė qenit, kanė njė alarm e nė vend tė kalit venė e marrėn nusen me limuzinė! Ca ditė tė shkuara, njė tė djelė, e kishnja parkuarė limuzinėn, - demek, kalėn e nuses, - para njė billdingu. Nė njė nga apartamentet, nė kat tė tetėmbėdhjetė, ca gra kėndonin kėngė popullore pėr ēupėn qė po e nxirrnin nuse pe shtėpisė sė babajt. Rrugica ishte e ngushtė, siē janė tė ngushta e tė kufizuara tėrė rrugicat e Menhettenit, qė kanė veē njė drejtim kalimi. Njė makinė policie kaloi bri meje dhe oficeri pa me njė farė dyshimi se si kishnja parkuarė, po nuku tha gjė. Para 40 e ca vjetėsh nė fshat, ma ha mendja, parkime nuku kish dhe asnjėri nuku ta shihte kalėn me dyshim. Nė kėto mendime mė thanė tė ngjitsha lart, ce mė kėrkonin. Vajēė pas atij qė kish erdhur tė mė merrte. Ishte njė goxha ndėrtesė me roje me uniformė. Njė njeri tjatėr, po me uniformė, na shoqėrovi deri te ashensori dhe hyri tok me ne gjer nė kat tė tetėmbedhjetė, ku na la tė dalėm pėr tė vajtur nė apartamentin ku qe nusja, ku ish rritur qė foshnjė e gjer sa pat mbaruarė universitetet rradhė. Hajde apartament, hajde! Lluks o lluks, tė tė ikte mendja, kur tė qaj babanė! Ishte familje e kamur, e ardhur n'Amerikė qė para tridhjetė e kusur vjetėsh, qė kur Titua pat hequr gardhet e kufinjve. Mė pritnė me shumė respekt, megjithė rrėmujėn qė sillnin tėrė ata njerėz tė ndodhur aty e me tėrė zhurmėn qė bėhej. Nė njė qoshe tė korridorit ndodhej njė pjano e madhe, kurse dėpėr mure kish piktura, vėnė nė ca korniza tė rėnda, ngjyrė floriri. Para se tė hymim nė atė sallon ku rrinin burrat, nusja na kalovi pėrpara. Ēupė, po ēupė ore! T' i rrėmbenje kokėn bre, e tė iknje me vrap. T'i thoshe tė Madhit Zot: e po mja' o Zot! Mjaft, veru kyēnė martesave tashi, ce nuse si kjo, nė donjė planet tjatėr dofta, por mbi kėtė rruzull, nuku vjen mė! E gjatė, si selvi e stolisur. Vinte, sidozot, njė pėllėmbė mbi mua: me njė celular qė e shtėrngonte mes supit dhe veshit e me njė hartė nė dorė, i shpjegonte donjė shoqes sė saj, se ku ishnė drejtimet e hotelit, ku do shtrohej darka. Ajo mė pa mua, kapellėn time pe limuzinisti, mė njohu se kush ishnja dhe kėrkovi ndjesė nė telefon. Mė dha dorėn e mė tha: - Unė jam nusja! Tash ti je pjesė e kujtimeve nė kėtė ditė tė lumtun pėr mue! - Tė trashėgohesh! E mbushē shtėpinė me djem! - ia bėra. Nga dhoma e grave krisi kėnga qė thosh pak a shumė , - se tani s'i mbaj mend fjalė pėr fjalė e rimė pėr rimė, qė thosh: - "kali qė po tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē babanė, kali qė po tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē mamanė, kali qė tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē gjyshnė… " Nga lista e kėngės mora vesh, se i zoti i shtėpisė, veē nuses kish edhe gjashtė fėmijė tė tjerė, pėr tė cilėt duhej tė vinte kali, qė nė kėtė rast, ishte limuzina dhe unė pėrfaqėsuesi i saj. Qėnkej dashur tė ngjitsha lart unė, qė gratė tė merrnin kėngėn e kalit. Mė qirasnė me ėmbėlsirė, darovita dhe u derdha tatėpjetė kateve, ce do nxirrnin nusen.. Njerėzit filluanė tė xbrisnin. nė sallon poshtė. Dėgjoshin gratė qė kishnė xbritur dyke kėnduarė, po para se tė shfaqshin ato, dolli dhėndri i qeshur, i qeshur sa tė thoshe ti, se nuku nevojitej mė djellė nė Menhetten! Ay u fut nė limuzinėt dhe u afrua afėr dritares tė shėkonte. Duallė gratė qė kėndonin. Tė tėra i kishnė sytė me lot dhe, - si duket nga mallėngjimi, - nuk e vazhdonin dot mė kėngėn e kalit, qė do ta kthente nusen tė shihte tė vetėt, dyke filluarė nga gjyshi. Si nuku e shpunė dot kėngėn gjer nė fund, gratė nisnė tė fshinin lotėt, por mėndjen e kishnė nga porta, pe ku do dilte nusja. Vetura e policisė po vinte gjene prapa meje. - Tėmėn, - thashė me vete, - kėta hajvanėt duan tė ma kripin, tė mė zenė mė donjė faj! Por oficerat vetėm njė vėshtrim hodhnė nga unė, se u bėnė mė shumė kurreshtarė me dasmėn. Ec, e shėko prapa ata. Po dilte nusja. Unė nuku kishnja parė donjė zakon tė tillė. Theatro o theatro, kur tė qaj tėrė! Ishin dy vėllezėr tė dhėndrit, qė duallė nga dera me kurriz e seē tėrhiqnin me zor, tė thoshe ti donjė sėndyq, a baulle tė rėndė. Tėmėn, ē'tėrheqėn kėta-o?! Kur shoh unė: nusen! Tėrheqkėshin nusen, ore! Kėtė rradhė ajo nusja e lumtur e katit tė tetėmbėdhjetė, qante, perpelitej e u kundėrshtonte atyre qė donin ta merrnin gati zvarrė. Demek, ajo nuku donte tė dilte nga dera e babajt, por nuku kish ē'tė bėnte, ce po e rrėmbenin! Ata ishnė djem tė fuqishmė dhe e tėrhiqnin pa pikė mėshire. Tashi edhe ajo xhanėm, bėnte sėkur u kundėrshtonte, por ama, pėr tė qarė qante vėrtet! Dhėndri prapa meje qe rehatuarė nė limuzinė dhe vėshtronte me buzėt vesh mė vesh, nė gaz! Ce tė mos qeshte ay!.. Te dera, prapa nuses, duallė dhe prindėt. Babaj e mbante veten, por nėnės i vinin lotėt lumė. Qanin gjyshi me gjyshen, qanin motrat e vėllezėrit, por asnjė nuk e ndihmonte ēupėn. Veē njėri nga vėllezėrit e veckėl, u hodh nė ndihmė tė motrės qė luftonte me ata qė po e rrėmbenin. Por nusja la tė qarėt, i kėputi tė vėllajt njė pėllėmbė dhe ay shkovi i bindur tė qante nė grupin e familjarėve tė tjerė, qė ishnė tė prekur jo pe atij rrėmbimi theatror, por ngaqė ēupa njėherė e pėrgjithmonė po u ikte vėrtet pe rrethit tė ngrohtė familjar. Njėsoj-o siē qajmė tė tėrė, kur nxjerrėm pėr herė tė fundit nga shtėpia, ēupat, motrat, kushėrirat. Pėrleshja u bė mė e fortė, kur njerėzit e dhėndrit deshnė ta hipnin nusen nė limuzinė, nga dera qė unė paēė lėnė hapur. Aty nusja m'u duk se nuk desh tė hipte vėrtet. Tė qarat u shtuanė edhe mė. Nė atė ēast, - ja kur mos kem babanė nė gėnjej, - u dėgjuanė dy tė shtėna kobureje dhe tė tėrė ngrimė. Ngriu nusja, ngrinė ata qė po e tėrhiqnin pe krah ėsh. Aty para hundėve tė limuzinės, shohėm dy polica qė po vrapojnė drejt nesh. Nė duar kanė koburet, qė akoma nxjerrėn tym pe grykave. Ne nuk e kishmė vėnė re fare qė makina e policisė qė pat kaluar aty pėrpara, pat qėndruar ca metro mė tej. Kush e kish mėndjen te policat! Ata patnė soditur daljen e nuses dhe kur panė qė ajo perpelitej nė krahėt e dy meshkujve, ēapėlyenė sytė e dhanė alarmėn: "Friizė! Friiiizė!" Pushuanė tė qarat. Policat u drejtuanė revolet atyre qė po rrėmbenin nusen dhe u thanė tė mos lėvizin. Vėllezėrit e dhėndrit, dyke qeshur, i ngritnė duart lart. Qeshnin ata, po nuk qeshnin hiē policat! Njėri polic ruante me grykėn e kobures, tjetri i urdhėrovi djemtė tė mbėshtetshin me tė dy duart mbi limuzinė dhe i kontrollovi pėr armė, pa u vėnė veshin shpegimeve qė u vinin nga dasmorėt qė i rrethonin nga tė katėr anėt. - Rrėmbim personi, - thanė dy policėt. - I organizuarė! Njėri nga ata mbeti me kobure ngrehur tė mbante dasmorėt, kurse tjetri i hoqi mė njanė dy njerėzit e dhėndrit dhe nusen. - Ti, - mė tha mua polici qė ruante, - merr dokumentet dhe shko me tė tjerėt. _ Asnjeri tjatėr mos afrohet! - u ulėrinte krushqisė. Apo nuk oshėtijnė rrugėt e Menhettenit! Dasmorėt zbardhnin dhėmbėt. Asnjėri nga tė nuses nuk qante mė. "Hej o bela", - thashė unė me vete, - "edhe kjo na duhej tani. Do ta kaloj nė burg natėn sonte!" Mora dokumentet dhe u bashkova edhe unė me grupnė. Po ta quanin vėrtet rrėmbim e po tė mos bindshin policat, unė duhet ta hanja mirė se kishnjaa mjetin, mjetnė e rrėmbimit!. Gjobė po e po, por tashi si vajtnė punėt, gjobėn ta puthnja! Nusja dyke qeshur me njė kėrkėllimė tė butė, po shpegonte tėrė historinė. Ajo u foli pėr zakonin e dikurshmė tė fshatit tė tyre, u tha se ajo po e zbatonte edhe kėtu nėn grataēielat e Menhettenit, pėr t'u bėrė qefnė gjyshėrve pleq dhe shpresonte se dasma nuku do kish tronditur rendin publik. Policėt, njė i zi e njė i bardhė, e shėkonin me mosbesim. I pyetnė dhe ata dy tė tjerėt dhe ata thanė po tė njėjtėn gjė. Mė panė mua dokumentet, u tregova qė punonja pėr njė firmė tė njohur limuzinash dhe u thashė qė unė aty nuk hynja hiē, se unė isha thjesht i paguarė. - Tėrė shoferėt qė angazhohen pėr rrėmbime, paguhen, - tha polici i zi. Nė atė kohė dyke u rėnė sirenave, erdhėn dhe tri makina tė tjera tė policisė, me njė vargan me polica, qė sakaq duallė nga veturat dhe u bashkuanė me ne. Zallamahi e madhe, ore. U zu trafiku e mizėri e kalimtarėve na rrethoi anembanė. Policat llafosshin me njėri tjetrin vėshtronin nga dasmorėt dhe dalėngadalė po bindshin. - Je mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeēe? - e pyeti nusen njėri pe tyre, sa pėr formė, se tani ishnė sqaruarė tė tėra. - Ohu! - tha nusja. - Faleminderit qė dyshoni pėr kėtė! Unė jam avokate dhe… dhe bile punoj nė njė agjensi pėr tė drejtat e njeriut! Policat u shkrehnė fare. Njėri foli me qendrėn nė radio dhe ya tregovi meselenė me buzė nė gaz. - Vazhdoni! - tha duke mbyllur radion. - Shumė interesant. Paēi jetė tė lumtur! Mua mė dhanė dokumentet e unė psherėtiva i ēliruarė. Nusja ua zgjati gjene duart tė dy krushqėve qė aty mė parė po e "rrėmbenin" dhe ata nisėn ta tėrheqin me zorr qė nga mesi i policave. Vajza zu tė shtirej prapė sikur k undėrshtonte, sikur u kėrkonte ndihmė popullit tė Nju Jorkut dhe kur iu afrua limuzinės, ajo u kėthye edhe njė here, ashtu si demek duke qarė dhe ēapkėnēe ua shkeli synė policave, qė rrinin duarkryq dhe dyke parė ēupėn shqiptare, dukshin sikur u lėshonte goja lėng. - Kot paska qėnė martesa jonė, - thoshin me vete policat mė tė vjetėr. - E ē'shpresa mbetnė mė pėr ne, - dukej sėkur thoshin policat beqarė. E nuku flisnin asnjė llaf, por mendonin me vete se me ēupa tė tilla tė bukura, fshatrave tė Shqipėrisė, domosdo do t'u shkrepte dėrmend njė zakon si ky i rrėmbimit. Ajo, nusja qė po dilte sot nga Menhetteni, ia vlente tė bėnje marrėzinė e ta rrėmbenje!… Kur mos kem babanė, edhe gjyqet e Amerikės tė nxirrnin me siguri tė pafajshmė!…
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com