Albatlanta

Rrėfenja nga Amerika
-Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim-
Politikan i Tiranės nė Uashington
Pėllumb Kulla
Nuk heq, qė nuk heq dorė Nesti nga politika!.. Nesti kėtu nė Nju Jork dhe im kunat atje nė Tiranė, secili nga njė djalė tė vetmė kanė, po veē kur bėjnė be pėr kokė tė Kryetarit tė partisė, besoju, s'tė gėnjejnė! " Shėko bre kushėri punėn kėtu n'Amerikė, se e ke tė mirė, i them ngaherė Nestit, e mos shėko ē'bėjnė ata qė kacafyten nė Shqipėri". "Qepe Peēo se ti nuk di nga lidhet gomari, ma kėthen ay. E mira jonė ėshtė nė mėmėdhe!" Tėmėn e sėmės, qė nga Amerika, Nesti paguan kuotat e partisė nė Shqipėri! Seē e kanė vėnė atje nė njė kėshill tė pėrgjithshmė, vete jep intervista, del nė televizor e u thotė broēkulla sikur demek, Amerika i ka sytė te parti e tyre! Mė vjen Nesti njė natė, kur po parkonja limuzinėn e mė pyet a do isha i zėnė javėn qė vinte. E pyeta ē'kėrkonte e mė tha se tė mėrkurė, mė desh me limuzinė nė Vashington. - I madhi i partisė tonė vjen nga Tirana e do qė tė takojė tė mėdhenjtė e kėtushmė, - tha. - Ti do vish me mua e do tė tė mbaj atje. Ta kesh pėr nder, se limuzina tėnde do tė vejė dėpėr tėrė takimet. Tė pėlqen?" - Mė pėlqejnė paratė, - i thashė. - Unė punė dua! Ay mė tregovi pėr zgjedhjet qė do bėshin nė Shqipėri ato ditė e mė tha se pėr kėtė Nesti do tė shkonte qė nga Amerika e do rrinte dy javė nė Tiranė. Do ikte tok me tė madhė e partisė, pe Vashingtonit, nė njė aropllan. Unė do i shpinja gjer nė aroport e pastaj do kėthesha vetė nė Nju Jork, tė premten mbrėma. - E prishur mos qoftė! - i thashė. Nesti mė porositi ta qepnja gojėn pėr sa do shihnja e sa do dėgjonja. Zgjedhjet nė Shqipėri ishin tė fituara dhe ardhja nė Vashington do t'y vinte vulėn. - Paratė nuk do tė t'i kursejmė, - tha Nesti, - po kėto dy gjėra i duam nga tynė: limuzinė tė ndritur dhe gojė tė qepur! - S'tė flas dot , - ia bėra - se e kam qepur qė qėparė! Ma shtėrngovi dorėn sa mė krisnė koskat e me Nestin u pamė tė mėrkurė. Nga Tirana tė nesmen mė mori kunati pa gdhirė nė telefon e dukej se po flytyronte: - Ay…, dėgjon-o? Ay, i madhi jonė, vjen atje! - mė tha, - po nuku flas dot gjatė se s'kam para! - Dhe krėk, ma mbylli. Si Nesti dhe kunati im paskej plot kėtu te ne, se Kryetarė e partisė, atė tė mėrkurė mbrėma, n'aroport tė Vashingtonit, kishnė dalė ta prisnin nja njėqind veta. Nesti mė tha qė ta hiqnja limuzinėn mėnjanė se ai, pas takimit me mėrgimtarėt, do ta nxirrkej Shefnė nga njė derickė e fshehtė. Ashtu u bė. I mbajta hapur derėn Shefit, ay hipi me nxitim nė limuzinė, tok me njė badigard, dy ndihmėsat qė kish me vete, pas tyre Nesti dhe ēamė ferrėn dėpėr natė. Nesti mė jepte drejtimnė e ata flisnin pėr zgjedhjet e pėr ca spiunė tė parties, qė paskėrkshin nxjerrė sekretnė e udhėtimit tė Shefit n'Amerikė. Nga llafet e tyre, mėsonja se dhe njerėzit qė e njatjetuan nė aroport, nuku patnė arritur tė marrėn vesh as hotelė as vendet e takimeve me politikanėt amerikanė. Desh Zoti, sekreti nuk ka dalė i tėri, psherėtivi Shefi. I shpura buzė lumit Potomak, nė njė hotel tė zinxhirit Hollideis Inn. Potomaku, vėnde vėnde, mė kujton Devollė, kur e frynin shirat e vjeshtės. Zumė dhomat: ca oda pa salltanete, dė kat tė katėrt. Mysafirėt pe Tirane iu sulė krevatve e ranė si tė vdekur. Mua mė patnė caktuar nė njė odė me badigardė, qė as mė foli as i fola, se dhe ay ra top nė krevat. Tė nesmen u ngrita shpejt e bėra gati limuzinėn. E fėrkova e bėra xixė dhe nisa tė prisnja rrugėn e parė, po asnjeri s'po bėshe i gjallė. Aty afėr drekės njėri pe ndihmėsave dolli nga hoteli, u kėthye sakaq duarmbushur me gazetat mė kryesore amerikane dhe u ngjit me to, nė odė tė Shefit. Ndihmėsin e pashė prapė nė ballkon, qė mė thirri lart, se Shefi desh tė mė takonte. Lashė fėrkimnė e limuzinės e bėra pėrpjetė shkallėve. Kryemysafiri mė dha dorėn e mė falnderovi. Atij i qe bėrė qefi shumė, qė isha kusho me Nestin. Kushua, aty mėnjanė, qeshte si maēok. Ndihmėsi tjetėr nė odėt ngjitur, po provonte tė lidhej me Librazhdin. Me ē'dukej ai nuk kish gjetur cilėsi tė mirė linje, se tė thirrurat po shponin muret. - Alo Librazhdi kėtu Vashingtoni? Mė lidh me Ruzhdinė. Kėtu Vashingtoni jemi… Librazhdi? Ruzhdi? Hė… E prezantuat kandidatnė-o? Ca mė tej, ay solli te Kryetari lajmet e Librazhdit dhe tregovi se tėrė gazetat e vendit vrisnin mėndjen pėr kėtė udhėtim n'Amerikė. Ay tha se pėr kėtė udhė, entuziazmi nė besnikėt e partisė, kish arritur qiellė e ish ngjtur mė la. Nė sytė e mėndjes, mua m'u fanit kunati. U kėrkova tė mė jepnin lejė tė dilnja e t'i prisnja te limuzina, por Shefi mė tha se do hamim bukė tok, aty brenda nė dhomė tė tij. Badigardi solli dy pica tė mėdha sa dy lėmenj dhe u mblodhmė tė tėrė rreth tryezės. Ashtu siē pėrtypēim, pica u kujtovi atyre Italinė dhe atėēas u pėrshesh muhabeti: u zu nė gojė njė farė Ruteli, komisjoni i zgjedhjeve nė Kurbnesh, njė fjalim qė paskėrke mbajtur njė me emėr Beluskoni, lista shumėemrore qė duhej rishėkuarė, blerja e njė mikrobusi Fiat pėr partinė, prapė pica dhe prapė nevoja e kontakteve mė tė shumta me Italinė. Pas dreke e fshiva edhe dy herė tė tjera limuzinėn, po nuk vamė asgjėkundi. Dhe ata prapė u shtrinė shpejt. Tėmėn, thashė, kaq tė lodhur tė jenė kėta-o?! Do kishim ditė tė ngarkuarė tė nesmen e unė qė pa gdhirė i futa njė tė hekurosur kostumit. Ama, krėckė e kisha! E vishnja pėr herė tė parė. Sebepi ish i madh bre. Nuk do tė dilnja si rozgė, kur t'i hapnja derėn Kryetarit n'oborr tė Departmentit tė Shtetit, a dofta … nė Shtėpi tė Bardhė! Ama, mė kujtohej Shtėpi e Bardhė - shurra mė zinte! Ajrosa limuzinėn, i shfryva ca livando nga shishka mė e mirė dhe i kuptosa dyert. Pastaj nisa ta fėrkonja maqinėn prapė. Fėrko e fėrko… Po mė bėshin gishtrinjtė copė, e ata s'bėshin tė gjallė! Nga ora njėmbėdhjetė Kryetari dolli nė ballkon tė tij. Mė pa te limuzina, e ma bėri njatjeta me dorė. Pastaj u ul nė njė karrekllė e piu atje njė kafe e dy Marllboro. U kėthye prapė brenda, po nuk harrovi tė mė thėrriste lart. Vajēė. Nė korridor ngatėrroshin tė thirrurat e ndihmėsave, qė qė nga dhomat e tyre, lidhēin me zonat e zgjedhjeve nė mėmėdhe: - Kėtu Vashingtoni! O ti Fieri, a i ndreqtė listat e votuesve tė Sheqit tė Madh? Nga Vashingtoni pyesim…. Alo! Paskuqani… Bėhej njė lėmazhdė emrash e fshatrash shqiptarė, qė flisnin me Vashingtonė, aq sa tė hipte dėpėr trup njė zjarrllėk respekti a krenarie pėr kėta djem tė palodhur, qė kėtu dy ēape pe Shtėpisė sė Bardhė, mėndjen e kishnė atje te zgjedhjet, te kutitė… Nuk dinin pushim, ata oreee, por varda, sa mbaronin me Bilishtnė kėrkonin Hotolishtnė, sa linin Paskuqanė, lidhēin me Murriqanė! Kur mos i kem tėrė, bota qe bėrė e vockėl!.. Ndihmėsat i suallė Shefit njė vandak fletėsh me artikujt pe tė gazetave shqiptare, qė vizitėn e tij tė papritur nė Vashington njėra palė e shėkonte si ogur tė mirė, kurse pala tjatėr e shėkonte me shqetėsim, me parashikim tė donjė lėvizje tė papritur tė politikės sė jashme tė Bushit. Hamendje gjithfarė-o!. "Obo-bo ē'do mė hapet punė mua" thashė me vete dhe xheē zbrita prapė tė fėrkonja limuzinėn, po Shefi mė tha tė rrinja se do hamim prapė drekė. Sufllaqkat qė kish blerė bodigardi ishin tė nxehta. Sufllaqet shiteshin shumė n'Amerikė e ky sebep u solli atyre nė sofėr punėt me grekėrit. Ashtu dyke ngrėnė i qėndisnė njė telegram Simitisit, pėr ditėn e lindjes. Kur kish akoma dhe donjė hosten diellė, ngjavi ajo qė prisnja qė pe dy ditėsh: erdhi sėra e limuzinės time! Nesti dolli nė ballkon e mė thirri: - Tani, Peēo, ndize e rri gati! Sa tė vinin ata unė u pashė nė pasqyrkė: kostumi ishte akoma krėckė, njė rrudhkė s'i kisha bėrė! Ata xbritnė me valixhe dėpėr duar e u futnė vargan nė limuzinė. Pashė nga Nesti, demek, mė jep udhė! - Nė aroport! Jemi pėr Tiranė! - ma bėri kushua. Unė e pashė me ēudi, po ay mė shkeli buzėn e poshtme, demek, mo ha mut, po bėj ē'tė thonė, ti njė copė shofer je dhe paratė t'i dhamė! Ama jo, thashė me vete, ē'punė kam unė se erdhka njė delegacion nga Tirana pėr njė picė e dy sufllaqka! E u bėra erė… * * * Kunati mė mori nė telefon nga Tirana, qė tė nesmen. Avazė, ay: - Peēo unė po e mbyll e mė merr tinė, qė andej, ce unė s'kam para! Nuk e zgjata. Kunati andej, nuk mbahej nga gėzimi. Mė llafosi plot tetėmbėdhjetė dollarė e njėzetetre cente! Kaq dėftente fatura e telefonit , kur mė erdh mė prapa . Mė tregovi qė ishte tok me qindra e qindra tė tjerė, qė kishnė pritur kryetarė, nė Rinas. - E di ē'u bė kėtu-o? Zjarr, bre zjarr! Xheē u dogj Rinasi, o pėr kokė tė Benit! Mė llafosi Nesti pėr ty. Po ti, o zuzar, ce nuku na the qė kishe qėnė me limuzinkėn tėnde nė tėra takimet? Mirė thonė, qė Peēua nė vend tė gojės, ka kasafortė! Tė mos kisha vėnė dorėn mbi kasafortė, unė xheē ia plasa tė qeshurit. - Dėgjon-o?. E di bre, si ishte Rinasi? Kur u dha Shefi te dera e aropllanit me atė fytyrėn e tij tė bukur, qė i llapste nga drit e gėzimit, nuku mbahej populli, oreee! Policia po hiqte tė zinė e ullirit. Gazetarėt ishnė ēkulur dyke lėnė tėrė aktivitetet pėr zgjedhjet e ishin ngulur atje pe dy orėsh. Unė isha afėr me kandidatnė qė vumė nė Librazh. E zumė kryetarė dhe e hodhmė pėrpjetė. Gazetarėt xheē e mbytnė me tė pyetura: "Si shkuan takimet nė Vashington? Ēfarė premtime muartė pe Shtėpisė sė Bardhė? A ėshtė e vėrtetė qė takuatė Povellin? Ēfarė u tha Povelli?"… Kryetarit i rrėzėllinte ēehrja. Ku e gjen gjithatė nur o nė p.. tė sėmės! E di ē'u tha-o? "Zotėrinj, - u tha, - kot ini munduarė. Rruga jonė ishte njė shėtitje e thjeshtė, pėr tė bėrė pak pushim buzė lumit tė Vashingtonit" Me njė llaf, kush ka mėnt le ta kuptojė! Ne u kėrdismė nga tė qeshurit. Aty u dha njė nga ata gazetarėt turi-misqinė, qė Kryetarė tonė e do ta shohė tė pjekur nė hell. E pyeti: "Zoti Kryetar, ka pėshpėritje qė ky udhėtimi juaj i papritur, ish urdhėruarė nga Bushi… Me cilin biseduatė ditėn e parė?" E di si iu pėrgjegj Kryetari-o? - mė pyeti kunati nga Tirana. - Jo, - i a bėra unė qė kėtej nga Nju Jorku. - I a dhjeu inglisht: " Uell!… No-mor-komente", i tha… E di ē'do tė thotė kjo, o Peēo? - Jo, - ia bėra unė prapė. - Kjo do tė thotė: tashi do ia shėkoni avazė kėsaj rrugės qė bėmė ne atje! Tashi qė vamė nė Vashington-o? Tashi, hapuni maskarenj, se do t'ju hamė tėmat!… ------- o --------
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com