Albatlanta

Humori i presidentėve
Pėllumb Kulla
Presidentėt amerikanė kanė njė traditė tė bukur qė marrin pjesė nė darkėn e pėrvitėshme tė Shoqatės sė Korrespondentėve tė Medias, qė jep informacione nga Shtėpia e Bardhė. Pėr njė natė ata kridhen nė njė atmosferė shoqėrore, jo formale dhe e venė veten tė barabartė nėn mokrat e shakave qė bluajnė gjithshka. Kam patur rast tė mrekullohem me sensin e humorit tė Presidentit Klinton nė tė tetė darkat tradicionale tė periudhės sė tij. Para ca ditėsh, pata rast tė shoh edhe pjesmarrjen e parė tė kreut tė ri tė Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh W. Bush. Nė tė ai i ftoi tė 3000 pjesmarėsit tė qeshnin me kokolepsjet e tij gjuhėsore dhe me padijen e natyrshme nė fusha tė panjohura pėr tė. Nė mes tė njė gazi tė pėrgjithshėm, Bush u lexoi tė pranishmėve pjesė nga njė libėr i porsadalė nė shtyp, qė ai i ftoi ta blinin, pasi nuk kushtonte veēse 9 dollarė e 95 cent dhe i siguroi se do tė kėnaqeshin, me qė nė tė ishin pėrmbledhur tė gjithė gafat e tij publike. Fjalimi i shkurtuar i Presidentit Bush (Si tė gjithė shkrimet qė pėrmbajnė lojėra fjalėsh, pėrkthimi ėshtė pėrshtatur nga unė, nė njė tingėllim shqip tė lirė pėr tė pėrftuar njė ide mė tė qartė se pėrse qeshte salla me 3000 tė ftuarit e zgjedhur nga media, senati, kongresi dhe administrata qė qeveris ShBA). Ju falenderoj tė gjithėve, ju falenderoj shumė. Laura dhe unė jemi tė lumtur qė ndodhemi kėtu sonte! Siē e dini, ne po studjojmė deri ku ta vendosim nivelin e lejuar tė arsenikut nė ujin e pishėm. (tė qeshura) Qė tė marrim njė vendim tė mbėshtetur mirė nė shkencė tė zbatuar, ekspertėt na porositėn qė t’i nxjerrim tė dhėnat nga prova duke u ofruar ujin nė gota, njė salle me jo mė pak se 3000 veta. (tė qeshura) Ju faleminderit pėr pjesmarrjen tuaj nė eksperiment. (tė qeshura) Ėshtė kėnaqėsi kur sheh kėtu kaq shumė antarė tė kongresit e nė mes tyre, bile nė tryezėn kryesore edhe mikun nga Texasi im, Tom De Lay. (Duartrokitje) Ca ēaste mė parė, kryetari i komisionit organizator tė kėsaj mbrėmje gazmore mė pyeti nė se e kam parė ndonjėherė Tomin tė buzėqeshė… Unė i u pėrgjigja se nuk dija ē‘tė thosha, pasi unė nuk kam veēse nėntė vjet qė njihem me tė. (tė qeshura) Kemi kėtu dhe Senatorin Lieberman, ( qė ishte tok me Al Gore nė garėn pėr zėvendėspresident kundėr dyshes Bush-Cheney. Shėnimi im, P.K.). (Duartrokitje) Tė gjithė e dimė se Xhoe, (Liberman), ėshtė njė hebre-ortodoks dhe pėr kėtė ai nuk ze asnjė punė me dorė qė kur bie dielli tė premten e deri sa ngryset tė shtunėn. Kjo mua gjithnjė mė ėshtė dukur mjaft tėrheqėse dhe nė fakt po mendohem ta pėrqafoj atė fe edhe unė. (tė qeshura) Jo po ndryshe, do tė rri kėshtu si tani, pa zėnė asgjė me dorė, qė kur ngryset tė shtunėn e deri sa bie dielli tė premten! (tė qeshura) Shumė nga ju zor se e dijnė qė unė kam nxjerrė njė libėr tė ri. Dikush ka mbledhur tok njė grumbull me fjalė tė mia tė urta e me kripė — ose siē i quan ai, “fjalė tė urta e me kripė, tė thėna nga unė aksidentalisht”. (tė qeshura) Nė njė farė mėnyre unė jam edhe krenar qė ē‘them unė kanė filluar qė tani tė zenė vend nėpėr libra. Kėshtu qė si tė gjithė autorėt edhe unė kam menduar t’ju lexoj sonte diēka nga ky libėr. (tė qeshura) Janė si citatet e Kryetarit Mao, veē se kėto janė pėr tė qeshur e nuk janė kinezēe (tė qeshura) Ja njėra prej tyre nga libri — dhe tė them tė drejtėn, e kam thėnė: (tė qeshura) “Unė e dij se qenia njerėzore dhe peshku mund tė kenė njė bashkekzistencė paqėsore” (tė qeshura) Tani ju do tė rrini e do tė futeni nė mendime tė thella. (tė qeshura dhe duartrokitje) Kushdo mund t’ju japė juve njė mendim tė pjekur, por tė tillė kurrė! Njė e thėnė e mėnēur si kjo, ju fut ju tėrėsisht nė njė dimension krejt tė paparė ndonjėherė. (tė qeshura) Ja dhe njė tjetėr kėtu: " Unė e kuptoj rritjen e biznesit tė vogėl, unė kam qėnė njė gjė e tillė." (tė qeshura.Pas nje pauze) Nuk i di shijet tuaja, por letėrsinė e madhe, atė tė pavdekshmen, unė e dua shumė! (tė qeshura) Kurse kėtė, tė them tė drejtėn, e kam thėnė nė New Hampshire: "Unė e ēmoj ruajtjen e vlerave ashtu si janė. Ėshtė diēka qė kur kandidoni pėr president ju duhet ta ruani." (tė qeshura) Nuk kam idenė mė tė vogėl se ē‘kam dashur tė them atje. (tė qeshura dhe duartrokitje) Ose kjo tjetra: "Gjithnjė, shumė e mė shumė prej importeve tona vijnė nga jashtė." (tė qeshura) Po kjo tjetra pėr vizionin mbi politikėn e jashtme, nuk dij si ju duket: "Kur po lindja unė, bota ishte e rrezikuar dhe e dinim me pėrpikmėri se kush ishin ata-tė. Ishim ne kundėr tyre. Dhe ishte mjaft e qartė kush ishin tyre-t” (tė qeshura) " Sot ne nuk jemi mė aq tė sigurtė se cilėt janė ata-tė. Por ama e dijmė qė ata-tė janė atje." (tė qeshura dhe duartrokitje) Kėtu pastaj kemi shprehjen time mė tė famshme: “ Rallė e kemi shtruar pyetjen a ėshtė duke mėsuar fėmijėt tanė.” (tė qeshura) Le ta analizojmė pėr njė ēast kėtė fjali. (tė qeshura) Po qe se ju nuk tė falni qimen, ka shumė tė ngjarė qė tė mendoni se folja me qenė nė njėjės, duhet tė kishte qėnė shprehur nė shumėsin “janė”. Por po ta lexoni me mė tepėr vėmendje, ju do tė shikoni se unė kam pėrdorur termin e jokalimtares sė shumsit nė mėnyrėn kushtore. (tė qeshura) Kėshtu qė fjalėza “ėshtė”, janė mjaft tė sakta! (tė qeshura dhe duartrokitje) ………………………………………………………………………………………………………………………………… Kėshtu pra zonja e zotėrinj, doni nuk doni, do ta pranoni, se me gjuhėn unė kam arritur deri nė ato maja, ku s’ka patur burrė qė tė shkelė mė parė! (tė qeshura) Pėrfundimisht, me sa shoh, unė paskam dhėnė goxha ndihmesė nė gjuhėsi. Paskam hartuar fjalė tė reja, si “keqnėnvlerėsim” dhe “hispanikshėm.” (tė qeshura) Unė kam shtrirė e zgjeruar kuptimin e fjalėve vetė, kur kam thėnė “Grekėrat” duke dashur tė them “Grekėt”, dhe “dehės” pėr t’u kuptuar “ngjethės.” (tė qeshura) Dhe me zhdėrvjelltėsi tė mahnitshme nė vend tė “barrierat dhe tarifat” kam thėnė “tarrierat dhe barifat." (tė qeshura) Dhe a e dini ēfarė? Jeta vazhdon. (tė qeshura) Edhe me tėrė kėto mufka, gruaja dhe vajzat ende vazhdojnė tė mė duan. (tė qeshura) Ushtarėt tanė ende vazhdojnė t’i ruajnė hapėsirat tona. (tė qeshura) Amerikanėt si gjithmonė zgjohen nė mėngjes dhe shkojnė nėpėr punėrat e tyre. (tė qeshura) Njerėzit nuk kanė rreshtur sė dali nė shėtitje dhe sė zbavituri, ashtu si ne kėtu sonte. Unė nuk mendoj se e ndihmojmė shėndetin po u munduam ta trajtojmė veten me seriozitet tė tepruar. Ajo qė mė bėn mua serioz ėshtė pėrgjegjėsia ime si president i popullit amerikan. Ėshtė detyra qė kam marrė pėrsipėr. Pėr kėtė edhe erdha sonte tė flas me ju. Ju falenderoj qė mė ftuat dhe ju jam mirėnjohės pėr mikprishjen e pėrzhemėrt. (tė qeshura dhe duartrokitje) * * * Pėr mua ky fjalim ishte njė befasi e kėndėshme, pasi duke e njohur vetėm gjatė fushatės, pata krijuar mendimin e gabuar se Presidentit tė ri, i mungonte sensi i humorit. Dhe shumė vetė e quajnė kėtė njė tė metė jo tė vogėl pėr njė burrė shteti dhe njė hall mė shumė pėr vendin qė drejton. Njė mungesė e tillė nė Shqipėri ka sjellė dėme tė pallogaritshme, pa u identifikuar aspak si njė nga arsyet e rėndėsishme qė punėt tė mos venė kurrė nė vijė. Vetkuptohet qė natyrat despotike duke mos praktikuar vetėtalljen, tėrthorazi shpallin si herezi ēdo vėrrejtje apo pėrqeshje qė bėhet nė kurriz tė tyre. Servilat e orbitės, nė mungesė tė kreut tė shtetit e ndėshkojnė pastaj edhe mė rėndė ndonjė fajtor qė guxon tė pėrflasė anėt qesharake tė tė parit tė vendit. Zyrtarėt mė poshtė, kanė mė tej prirjen qė ta quajnė sulm ndaj monumenteve tė tij prej mermeri e bronxi, qė nė Shqipėri zakonisht ngrihen qė nė tė gjallė tė prijėsave dhe kapakun nė fund e ve policia sekrete, e cila i ndjek edhe mė shumė kėta lloj “armiqsh tė kombit”. Kėshtu tė gjithė nxitojnė tė formojnė barrikata mbrojtjeje pėr tė madhin e vendit dhe e bėjnė akoma mė pak njerėzor njė njeri, qė duhet tė kish filluar i pari tė tregonte se ėshtė vėrtet njeri, si gjithė tė tjerėt dhe ka nevojė tė ndihmohet tė ndreqet dhe se gabimi ėshtė po aq njerėzor, sa ē’ėshtė dhe vepra e tij e bukur. Nė fund tė fundit kjo temė nuk ėshtė larg diskutimit tė nevojave themelore tė demokracisė. Pėrfytyroni njė individ, qoftė ky, ta zemė, njė arkitekt me famė, njė artist i njohur, apo njė mjek i shquar, qė u tregon njerėzve pėrqark histori me gafat dhe dėshtimet e tij, me situatat qesharake, ku ai e ka vėnė veten e vet. Njerėzit qeshin dhe askush nuk mendon se ai ėshtė aq pak i zoti sa po tregohet, se nė fund tė fundit e thotė fama e tij, e famat fitohen, nuk caktohen me dekrete. Kthehuni dhe mendoni sikur ai t’u flasė atyre pėr bėmat e tij madhėshtore, pėr situatat ku ai ėshtė treguar mė i mprehti e mė trimi: ndjenja qė do tė linin pas kėto tregime, do tė ishte e pakėndėshme. Nė tė vėrtetė njerėzit qė dėgjojnė, nuk ndikohen nga tregimet e personit, as kur ai e bėn veten lolo dhe as kur e hymnizon atė. Klintoni nė njė nga darkat e Korrespondentėve tė Shtėpisė sė Bardhė, parodizonte fushatėn e tij kundėr kandidatit Dole, duke u thėnė amerikanėve, se po tė kishin pėr tė lėnė shtėpitė dhe tė iknin me pushime, vaditjen e luleve nė mungesė tė zotėrve tė shtėpisė, do ta bėnte mė mirė ai, se sa rivali i tij, Bob Dole. Kėshtu ai e ētensiononte fare fushatėn. Dhjetra filma e libra e kanė mėsuar auditorin amerikan me humorin e presidentėve, sidomos me zbulimin e “thembrave tė tyre tė Akilit”. Regani i ndėrgjegjshėm se ish njė nga presidentėt mė tė moshuar nė historinė e ShBA, nė ditlindjet e tij e kish zakon tė merrte fjalėn e tė falenderonte pjesmarėsit, qė po mblidheshin “pėr tė 34-tėn herė pėr tė festuar 40 vjetorin e tij”! Ėshtė tepėr e njohur replika e Linkolnit, i njohur si presidenti me pamjen e jashtme mė tė shėmtuar, kur nė senatin amerikan njė nga kundėrshtarėt iu ngrit e me gishtin drejtuar nga Presidenti, uluriti: “Zotėrinj, ju kam thėnė gjithmonė se ky njeri ka dy fytyra!”, E Linkolni, qė nga folėsja ia ktheu: “Nuk ėshtė e vėrtetė. Besoni ju se do tė dilja me kėtė palo fytyrė, po tė kisha patur njė tjetėr?!” Sharl De Goli pyeste ēdo ditė stafin e tij: “Sa karrikatura kanė sot pėr mua gazetat e Francės?” Dhe ishte vetullngrysur ditėn qė ato mungonin. Kur vėrtitet puna tek ata qė drejtojnė fatet e vendit nė Shqipėri, tė vjen zor ta shtrosh si nevojė, se tė ngjan vetja si ato gratė me barrė, qė u shkon mendja pėr kumblla tė pa bėra! Pėr shkak tė urisė sė madhe elektorale, tė parėt e Shqipėrisė nuk mund ta lejojnė veten tė bjenė nė tė tilla gracka lluksi e tė vetpėrqeshen. Kuptohet, sepse tradita mungon nė mėnyrė absolute. Ata pėrpara kėtyre ishin perėndi dhe Perėndia nuk ka asgjė pėr tė pėrqeshur as vetė e as nga tė tjerėt. Kush guxon, Perėndia e vret. Kurse tani i vetmi lėshim ėshtė imitimi i efektshėm i komikėve, me Mejdanin, Berishėn e Metėn, imitime tė cilat shkaktojnė gaz, por komikėt e talentuar ende nuk guxojnė tė shkelin parcela tė ndaluara. Gazetarėt qė bredhin mbi kėto parcela, kur u mungon arti i satirės, arrijnė rezultate tė acaruara qė humbin nė klimėn e pėrgjithėshme, ku shpifjet lahen nė njė pishinė me tė vėrtetat e ashtu lakuriqe nuk i dallon dot. I tepėrt pastaj ėshtė pretendimi qė z.Nano psh, tė dalė e tė bėjė shaka pėr gjėra thelbėsore, si fjala vjen, pėrse nuk u mbajt premtimi i bėrė nė Vlorė pėr kthimin e parave tė humbura nė piramida, apo nė e ka tė vėrtetė atė mendim qė shfaqi pėr Baba Enverin nė Zvicėr, e tjera… Kush e njeh Fatos Nanon, e di qė ai e pėrdor ironinė, por jo vetėtalljen. Si burrė i mprehtė, ai do tė duhej tė thosh, se gjatė luftės pėr pushtet, mė 1997, grykat qė nxorėn premtime nuk janė mė pak fajtore se grykat qė vollėn zjarr. Sa pėr Enverin, ajo dihet qė Fatos Nanon nuk e ha malli, por ajo iku e u tha nė Zvicėr, e tani ta mohojė ėshtė vetvrasje ashtu siē ėshtė vrasje e vetes po ta rikonfirmojė! Temat e veta pra, Fatos Nanoja i ka tė rrethuara me tela gjembaēė. Edhe presidenti amerikan nė fund tė fundit, nuk preku telat e vet gjėmbaēė, por foli veē pėr ca rrodhe tė ngjitura nė gjuhė… Por ama i ftoi tė tėrė tė qeshnin e gajaseshin me tė!… Kryetari PS-sė nuk e bėn kėtė, qoftė edhe pėr gjėra tė dorės sė tretė. Z. Nano, (qė tani bėn be pėr amerikanėt), mund tė na ftojė psh, tė qeshim mbi alkolizmin. Ai mbase nuk e din qė gjatė kėtyre viteve nė pushtet ėshtė bėrė tri herė xurxull. Ai vetė mbase nuk i mban mend ato tri raste se gjatė tėrė legjislaturės ka qėnė i dehur, por duhet ta dijė qė bota flet. E pėrderisa nuk e prek as kėtė, atėhere, keq i kemi punė. Politikanėt tanė i paraqisin shpejt kandidaturat e tyre pėr monumente. Aty nga vitet e para tė qeverisjes demokratike, njė miku im mė pat thėnė se Berisha i kish tė tėra tė mirat, vetėm se i mungonte njė gjė rėndėsishme: ndjenja e humorit! Nė atė periudhė, kur ne tė ndezur nga pėrmbysja historike, e deshim vėrtet atė njeri qė po e mbėshtesnim aq fort, kėrkonim qė ai tė kish aftėsinė tė shikonte anėt qesharake tė shfaqjeve tė tij dhe sidomos dėmin qė i bėnin imazhit tė tij, njerzit servilė qė e rrethonin. Habiteshim se si ai nuk e vinte re, qė kėshilltarja e propagandės, e cila bėnte 10 varavingo nė ditė nga Presidenca nė Televizion duke shpėnė e marrė kasetat, nė tė cilat ajo qe kujdesur tė regjistronte tėrė aktivitetet e Presidentit, sillte njė dėm tė madh, duke zėnė me to tė gjitha orėt e lajmeve dhe gjithė ē’vinin para e pas. Aq sa, edhe pse e kishim parė nė lajmet e orės 6, se si z.Berisha priste Skalfaron, kur po ky lajm, pėrsėritej nė mesnatė, kishim iluzionin se, me qė ndėrkohė Presidenti ynė kish dalė dhe nė njė zinxhir tė tėrė rubrikash mė shumė se Skalfaro, Berisha dukej i lodhur ndėrsa Skalfaro i freskėt! Ne na u formua bindja e patundur se kjo kėshilltare e propagandės do tė arrinte ta sillte Presidentin nė TVSh tė jepte edhe parashikimin e motit dhe sasinė e rreshjeve nė tė katėr anėt e vendit!.. Sensi i humorit nuk sjell vetėm atė efektin e ngrohtė tė zbritjes pėr ca ēaste nga piedestalet dhe afrimit me njerėzit, ashtu si vetėtallja e z. Bush. Mirė, mund tė mos e bėsh kėtė, por prania e atij sensi ndihmon tė kontrollosh veprimet qė bėn edhe tė mos u lesh tė tjerėve shteg tė qeshin me ty. Se sensin e humorit nė mos e kanė burrat e shtetit e kanė shtetasit. Kjo ndjenjė nuk do ta linte kryeministrin Meta, psh, tė deklaronte se thesari i shtetit shqiptar, ėshtė vjedhur tre vjet mė parė, qė nė kohėn e Berishės. Kush i ndalon shqiptarėt e paudhė tė mendojnė, se thesari ėshtė vjedhur shumė kohė mė parė akoma, qė kur u formua shteti vetė, nė kohėn e Ismail Bej Vlorės?! Sensi i humorit nuk do ta linte Presidentin Mejdani qė shqiptarėve nė New York, kur e pyetėn se pėrse mbaheshin akoma ushtarė grekė nė Shqipėri, t’u pėrgjigjej: “ Si nuk u bėtė merak ju kur aty gjatė krizės sė ‘97ės ishin dhe dhjetė ushtėri tė tjera, por ankoheni tani qė kanė mbetur vetėm grekėt?!” Po shtetasit pėr fat tė keq akoma nuk i ka lėnė ndjenja e humorit dhe tani qeshin edhe me PD-nė, e cila pėr tė pėrmbysur qeverisjen e keqe e pėr tė marrė pushtetin, u bėn thirrje tė ikurve tė saj, e jo vetėm tė ikurve nga mitingjet, por edhe atyre qė kanė ikur tepėr tepėr larg: atyre qė qeverisėn pėr katėr vjet tok me socialistėt dhe ndajnė me ta pėrgjegjėsitė. Pėrse atėhere nuk ftohen nė koalicion edhe socialistėt? Atėhere, as diskutohet: marrja e pushtetit ėshtė e siguruar!.. A dyshon njeri pėr kėtė? Kurrė! Ja pra, nė ndryshim nga demokracitė e mėdha, gazi nė vendin tonė buēet i paprerė, nė daē ta kenė, nė daē tė mos e kenė ndjenjėn e humorit burrat e shtetit shqiptar!… __________________
Forumi Shqiptar | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com