Albatlanta

Gomari nė Film
-Ē'mė tregoi njė kinoregjisor qė xhiroi njė film nė fshatin tim-
Pėllumb Kulla
Filmi kishte temėn e fshatit. Njė natė u kthyem tė lodhur nga sheshi i xhirimit dhe u shtruam tė hanim darkė nė ēadrat, qė kishim ngritur nė afėrsi te Gollokamjes. Kishim mbaruar sė filmuari njė episod, nė tė cilin heroi i filmit tonė lexonte gazetėn, teksa ecte shaluar mbi gomarin e tij. Gomari, i lėnė me kapistėr zvarrė e nga ta hiqnin kėmbėt, duhet ta shpinte heroin tonė drejt e nė mbledhjen e organizatės sė grave. Me njė fjalė, kėrkohej diēka bufe, gazmore e tepėr e thjeshtė, por gomari i pamėsuar na e pat bėrė atė ditė, punėn ferr... Nejse, nė mbrėmje, pa pritur, na u shfaq nė ēadėr kryetari i Kėshillit tė fshatit... E njeh? - Jo. Mė duket se ėshtė njė i ri, - iu pėrgjigja. - ... Ai e gjeti grupin tonė rreth tryezės. Hanim e flisnim pėr punėn e asaj dite. E ftuam kryetarin tė ulej me ne, por ai nuk pranoi. U interesua pėr hallet qė kishim, a ishim tė kėnaqur nga furnizimet, qė fshati na i sillte aty nė ēadėr, e tjera... Si vajti puna sot, na pyeti mė nė fund. Mirė, i thamė. Pastaj na pyeti se ku dhe ēfarė kishim filmuar e kur ne ia treguam, ai nuk dinte se qysh tė na e bėnte vėrejtjen, pėr tė cilėn edhe ish munduar deri aty. - Shikoni si ėshtė puna! - tha. - Mua mė vjen zor, bile shumė zor, se ky qė do t'ju them, ėshtė njė budallallėk, por ju nuk duhet tė bėni gjėra pa na pyetur ne tė Kėshillit. Ne nuk po ia kuptonim hallin. - Gomari qė keni pėrdorur ju pėr filmin, nuk bėn... Ai gomar, i pėrket njė njeriu, qė ka qėnė shtatė vjet nė burg... Ne, tė zotin e asaj kafshe, e trajtojmė si njė njeri tė padėshiruar, tė deklasuar, qė ta kuptoni mė mirė. Ne nė fillim shqyem sytė, pastaj ia plasėm gazit. Atij nuk i erdhi mirė. - E di qė ėshtė pėr tė qeshur, por kėto punė janė me bela, - na tha. - Na pyesni ne, dreqi e mori! Pėrse jemi ne kėtu?! - Gomari ėshtė gomar! - ia kthyem ne. - Nuk ka as emėr, as lidhje me luftėn dhe socializmin. Ē'na duhet ne i zoti?!! - Dakord. Tėrėsisht dakord, por ja... nuk bėn. Dhe na shpjegoi, qė ai as do tė na shqetėsonte fare, por nė fshat kishin plasur grindje dhe puna qe trashur. I zoti i gomarit po ēmėndej nga lumturia, qė ia kishin marrė kafshėn nė film. Ai e quante kėtė njė nder tė madh e prapa kėsaj shihte njė tė ardhme tė qetė. Gjoja nga qeveria kishte ardhur udhėzimi qė ta trajtonim mė mirė.... Ja, sė pari, kish thėnė ai, filluan me gomarin e tij! Ia kishin marrė nė film!... Kaqė ishte, pat thėnė ai, mbaruan kusuret e mia! E pėrpjeta filloi! Nė ēastin qė kryetari po na qortonte, i zoti i gomarit ndodhej akoma nė klubin e fshatit dhe qeraste me raki tė gjithė sa afroheshin nė banak. Kjo pat shkaktuar zili dhe shumė bashkėfshatarė kishin trokitur nė Kėshill. Ata e ndjenin veten tė fyer dhe kishin thėnė se nuk do tė shihnin kurrė njė film, ku zinte vėnd gomari i njė armiku tė pushtetit. Ata ndjenin pėr tė urrejtje klasore. Mė kishin sharė mua regjisorin dhe operatorin tim, qė, me sa dukej, kėrkonim tė zbutnim luftėn e klasave nė Gollokamje. Ndėrsa kryetari na vinte nė dijeni pėr zhurmėn e ngritur, ne qeshnim e qeshnim. Por edhe i pari i fshatit u fye. - Ju mund tė qeshni sa tė doni, - na tha, - por ne me kėta njerėz kemi tė bėjmė. Ju nuk keni tė bėni vetėm me mua. Iku, vėrtet, koha e Rako Barutit me shokė. Ne qė drejtojmė tani, kemi mentalitete tė reja. Unė jam agronom i lartė dhe mė vjen t'ju bashkohem e tė qesh me ju deri nė mėngjes. Por fshati, tė dashurit e mi, ėshtė po ai. Nuk ka vajtur nė shkollė tė lartė fshati. Mė besoni: nuk kthehem dot nė shtėpi, se tėrė mė janė mbledhur aty para oborrit, kanė rreshtuar gomarėt e tyre, si pėr tė thėnė, shoku kryetar ja ku i ke kėta qė mbajnė drutė e shkarpat. Kur ėshtė puna pėr qef, pėr filma e bilmemera, thirren gomarė tė tjerė, ėh?!. Dhe kėto punė janė me telashe. Tė mė pyesnit mua, e kisha zgjidhur kėtė punė pėr bukuri. Gomarė tė pashėm dhe me pėrbėrje tė mirė, ne kemi plot nė Gollokamje! I thamė se ne kishim udhėzime tė pėrpikta, qė kryetarėt e kėshillave duhet t'i pyesnim vetėm kur bėhej fjala pėr tė angazhuar figurantė. - Po gomari, a nuk ėshtė, si i thoni ju, figurant?! Zjarrin na keni futur, zjarrin! Dhe kryetari u nda me ne i zemėruar. Sa pa u larguar ai, ne i mbytėm tė qeshurat, pastaj nuk i mbajtėm dot mė. Qesh e qesh e qesh, na u lodhėn brinjėt atė natė! Pas dy ditėsh, ne mbaruam xhirimet, shkulėm ēadrat dhe u kthyem nė Kinostudio. Materialet e filmuara i kishim nė laborator dhe tė gjithė kėtė histori ia treguam Drejtorit tė Pėrgjithshėm, teksa po na gostiste me kafe. Ai desh ra pėrmbys mbi filxhanėt e kafesė. Thirri shefin e kuadrit dhe na shtėrngoi ta nisnim tregimin nga e para. Tė dy fshinin lotėt dhe mbanin brinjėt me duar. - Hej, sa prapa kanė ngelur atje, nė fshat! Edhe gomarėve duan t'u kufizojnė tė drejtat... Ē'faj ka e gjora kafshė?! E po deri kėtu?!! - Sa herė tė shikoj filmin tuaj, - na tha drejtori, - unė me siguri nuk do ta mbaj dot gazin. Por nuk qe e thėnė ta shikonte. Ca ditė mė pas, ndėrsa po bėnim montazhin, drejtori hyri nė laborator, hundė e buzė. - Dėgjoni kėtu! -tha. - Nuk do tė bėni asgjė, pa pyetur autoritetet! Kudo ka njerėz gjithfarė... Tė papėrshtatshėm... Ka shtėpi famėkeqe tė eksponentėve tė reaksionit... I thamė se udhėzimet i dinim pėrmendėsh dhe se i zbatonim ato gjithmonė. - Mos m'u shitni si ėngjėj! - uluriti ai. - Nuk mė treguat ju pėr atė gomarin? Kėshtu i zbatoni udhėzimet?! Unė dhe asistenti im u pamė sy ndėr sy. - Po ju shoku drejtor... qeshėt! - Qesha, tamam qesha!... Se edhe unė i marr lehtė ca gjėra. Por mė kanė zbrazur sot njė dush tė ftohtė nė Komitetin Qėndror tė Partisė! Qė ta mbaj mend!...Zėnkat nė Gollokamje ishin bėrė tė pėrditėshme. Ai i zoti i gomarit, - mė gomar se gomari!... Nė vend qė ta linte me aq, ishte bėrė i padurueshėm. Vėrtitej kakapėr nėpėr fshat, sikur kishte pushtuar Hollivudin! U ngrinte nervat bashkėfshatarėve... Kur ata kalonin pėrpara tij, me gomarėt e tyre, ai ua shihte kafshėt e gjora me pėrēmim dhe u nxirrte gjuhėn. Ata nuk e kishin duruar dot dhe gomarin e tij ia kanė hedhur nga shkėmbi. Qė ta dini, ai artisti juaj, ju la shėndetin, i ktheu potkonjtė nga dielli! Dhe kish njė kėnaqėsi tė egėr nė dhėnien e kėtij lajmi! - E po, pėr besė, kjo ėshtė poshtėrsi! -nuk u pėrmbajta unė. - Thua ti! -m'u pėrvesh drejtori. - Nė fshat, kishin nxjerrė thikat. Fis me fis. Njė plenum i Partisė nė rreth, u mblodh vetėm pėr kėtė problem! - Pėr... pėr njė gomar???!!! - Jo pėr gomarin! Jo pėr gomarin!.. Nuk ka komitet qė tė mblidhet pėr njė gomar! Nė rend tė ditės kishin vėnė format e spėrdredhura tė shfaqjeve tė luftės sė ashpėr klasore. Por ama, nė fakt, ai gomari juaj, ja, mblodhi njė plenum! Pastaj, varda problemet: kishin trajtuar unitetin; kishin pėrmendur njė pėr njė format e stėrholluara tė lėshimeve, qė kėrkon armiku; kishin rikujtuar se armiku kėrkon tė futet atje ku duket se, gjoja, nuk ka asnjė tė keqe, se ne rrezikojmė lirinė, e tjera, e tjera... E nė fakt, nuk diskutohet, qė ajo e gjora liri e shqiptarėve ėshtė nė valle! Dhe drejtori u mat tė ikte. Kur arriti tek dera, unė guxova: - Sidoqoftė, ne e bėmė. Ai episod... - Episodin hiqeni! - na urdhėroi prerė. - Atė gomar, nuk dua ta shoh nė film! Dhe ai episod u hoq. Mėkat! Gomari i gjorė, qė luante nė tė, vėrtet nuk i plotėsonte kushtet politike, por diēka mund tė kishim bėrė. Duhej nė fakt tė tregoheshim mė tė matur. Por dukej bukur. Ishte vėrtet njė gomar me nur. Phė! 1988 __________________ "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto"
Forumi Shqiptar | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com