Albatlanta

PIKĖLLIM PĖR VDEKJEN E ATIJ
Pėllumb Kulla
Dy ditė me radhė fryu erė e nxehtė, njė erė e neveritshme prilli, qė me sa dukej, vinte nga shkretėtirat e Saharsė. Ditėn e tretė u gdhimė nė njė heshtje tė shurdhėt. Hapa dritaren e dhomės qė kisha zėnė nė kampin e pushimit tė punėtorėve dhe sodita pėr njė ēast kaltėrsinė e detit dhe Karaburunin e mbuluar nga rrezet e diellit. Nuk ishte tamam heshtje e shurdhėt ajo. Po t’u vije me kujdes veshin, altoparlantėt e kampit jepnin lehtė, fare ulėt, njė muzikė tė qetė klasike, qė vinte nga Radio Tirana. Ai qė kujdesej nė kamp pėr radion, dukej qė nuk e kish qejf klasiken dhe unė u habita bile se si nuk e pat mbyllur radion fare. Po ai kish porosi tė veēantė. Njė natė mė parė kish vdekur Enver Hoxha, dhe nė ēastin qė unė hapa dritaren, nė Shqipėri vetėm pak njerėz e dinin se ajo ditė e shurdhėt do tė bėhej historike, si fundi i njė epoke gjurmėlėnėse. Unė e mora vesh kėtė njė orė mė vonė, nė klubin e kampit, kur kamerierja erdhi tė na sillte mua dhe Canos nga njė fėrnet tjetėr…. E zeza, ka ndodhur gjėma! - tha ajo, duke psherėtitur thellė. - Ju nuk dukeni nga ata qė e kanė marrė vesh. Ka vdekur, ai, Komandanti… Lajmi na zuri vėrtet nė befasi. Askush nuk pat thėnė se ai ish duke vdekur, a se ishte sėmurė e pritej ta shpėtonin. Errėsirė e plotė mbi lajmin mė tė rėndėsishėm, qė ai gjysmė shekulli u dha kėtyre viseve. - Ē’po na thua, - ia bėri Canoja, - ėshtė e vėrtetė kjo? Kamerierja e ngjallme fshiu hundėn e thatė me kurrizin e dorės dhe nisi tė mblidhte gotat e mėparshme, duke vėshtruar si e trembur pėrreth. Tani sapo ma thanė, – ia bėri ajo. – Nuk e dėgjoni radion se ē’lloj muzike po jep? Vetėm tani ne i kushtuam vėmendje muzikės funebre. - Mos ėshtė ndonjė gabim, - thashė unė, sa pėr tė thėnė diēka. Dhe e ndjeva qė, ashtu bosh si mė zuri lajmi i kamerieres, po thosha njė budallallėk tė madh. - Eh, tė ish gabim, ku ta gjenim! Po ėshtė i vėrtetė, – ma ktheu ajo. Unė dhashė njė mendje, qė kėtė fėrnetin e tretė tė mos e pinim, se nuk shkonte fare, sidomos tani qė e kishim marrė vesh gjėmėn. - Jo, jo, pijeni! Pijeni normalisht. Ju nuk dinit asgjė. Se mund t’ju pyesin se kush ju a ka thėnė! Ju akoma nuk dini gjė. Gruaja dukej e trembur vėrtet dhe e shfaqte hapur se u pendua qė na e kish dhėnė lajmin. - Si t’ua shpjegoj atyre nė banak, se pėrse po kthehen pijet?! Jo, ju lutem, se kam fėmijė dhe nuk i dua kėto telashe. Pijeni e ju bėftė mirė…! Kamerierja mori tabakanė me gotat e zbrazura dhe u fut nė thellėsi tė lokalit. Tani muzika u bė mė e qartė dhe tėrė tė dhėnat lidheshin: kish vdekur Enver Hoxha, qė ndofta mė shumė se kushdo nė historinė e vendit qe pleksur nė jetėt e shqiptarėve. Dhe tani ai nuk jetonte mė. Enver Hoxha kish vdekur. Kish vdekur Enver Hoxha dhe qielli ish po ai, deti ish po ai dhe malet rrinin tė heshtur e tė qetė, siē kishin ndenjur pėrjetėsisht. Ne ishim fare tė papėrgatitur pėr tė shfaqur ndjenjat. Fytyrat tona me siguri kishin vetėm njė hutim idiot, qė mund ta lexoje si tė kishe dėshirė. - Ngreje, - mė tha Canoja me zė tė ulėt. – Ta pimė. Mirė thotė ajo: lajmi nuk ėshtė dhėnė zyrtarisht. Unė nuk po e zija me dorė fėrnetin. - Dale, Cano, prit! – i thashė unė, me zė mė tė ulėt akoma. – Po sikur ajo, shushka, tė thotė ndonjėherė, se kur ne rrėkėllyem gotat, na e pat dhėnė lajmin. I madhi i vendit ka vdekur dhe ne duket sikur festojmė! Nuk vete! Ėshtė mė i madh dėmi ynė, po t’i ngremė gotat, sesa i asaj, po t’i lemė ato pa pirė. Canoja mė dha tė drejtė dhe e lėshoi edhe ai gotėn e vet pėrpara fytyrės. E po rrinim ashtu, mbėrthyer pas karrigeve. Por edhe po e pimė, nuk do tė tingėllojė keq, – rrahu tė arsyetojė Canoja. – Nė mort pihet alkol, pėr tė mbytur hidhėrimin. Nga anėt tona ne u nxjerrim njerėzve raki. Dhe ju kėshtu bėni andej nga tuajat, apo jo? Ngreje! - mė urdhėroi ai. Megjithėse mė dukej se brenda Canos, pijaneci kish fituar mbi tė urtin, unė e ngrita fėrnetin me njė frymė dhe me sy nga tavani, iu luta Zotit: - Mė shpėto, o Zot, se nuk paska gjė mė tė ndyrė, se ta hash tani kur po mbaron dasma! Dihej qė Canoja ishte mė i mbrojtur nga unė nė rast tė ndonjė telashi. Tė tėra ditėt e kampit, i kishim kaluar tok, por mua nuk mė bėhej dot ēadėr nė kėtė histori. Dolėm nėpėr oborrin e terracuar tė kampit. Marshet e pėrzishėm tani shquheshin mė qartė dhe unė u binda se, qė nga ky ēast, nuk kish aty asnjė njeri pa dije mbi atė qė pat ndodhur. Drejtori i kampit po na vinte pėrballė dhe po u pėrgjigjej me tė qeshur romuzeve tė nja dy kampistėve tė ulur nė stolat e lulishtes. Dukej njė ditė e zakonshme, dreqi ta marrė! Nga e qeshura e shpenguar e shefit tė kampit dukej se vetėm ai nuk do ta kish mėsuar lajmin e madh, por kjo do ishte marrėzi ta mendoje. Canoja kish miqėsi me tė dhe e ndaloi. - Duket se ka ndodhur njė ngjarje e rėndė, drejtor, ėh? - Nuk e di, - u bė serioz drejtori. - Na kanė thėnė vetėm qė t’ju mbledhim tė gjithėve nė paradhomėn e klubit se do tė shpallet me radio njė komunikatė e Komitetit Qendror. I tėrė populli, nė tėrė vendin, do tė mblidhet pėrpara altoparlantėve nė orėn dymbėdhjetė fiks! - Lajmi do tė jetė i mirė apo i keq? - Nuk e di, o Cano, - ia preu drejtori i bezdisur. – Kaq na kanė thėnė tė themi e kaq do themi. Lėre kėmbėnguljen e mė mirė hajde ta pimė njė kafe bashkė… Dhe drejtori e mori me vete Canon, qė me siguri, nė vend tė kafesė, do t’i kėrkonte edhe njė fėrnet tjetėr, jo pėr gjė, po pėr tė respektuar zakonet e krahinės sė tij. Piktori i kampit po ngjiste lajmėrimin pėr mbledhjen e orės dymbėdhjetė. Nė atė kohė ora qe tetė e gjysmė dhe afro katėr orė tė tjera ne do rrinim me frymėn pezull. Muho Kallashi, qė mbante dhomėn bri nesh, m’u afrua dhe mė kėrkoi njė cigare. - E more vesh? – mė tha me pėshpėrimė. - Unė pohova me kokė, duke i dhėnė cigaren qė donte. - Ēudi! – ia bėri ai duke e ndezur. – Nuk pritej. Nė drekė do tė na e thėnkan. Edhe kjo kuptohet. E dinė qė lajmi do tė shkaktojė pikėllim tė madh…”. Time shoqe nuk e gjeta nė dhomė dhe u vura ta kėrkoja nėpėr shoqet, me tė cilat ajo pinte kafetė, qė gatuanin nė furnellkat e sjella me vete. Pastrueset e kampit nėpėr korridore bėnin biseda me zė tė ulėt dhe kur u kaloja pranė, ato i linin pėshpėshet e buzėqeshnin tė drojtura nga unė. Nė hyrje tė godinės ku e kish dhomėn Canoja me gruan, pashė atė kitaristin nga Erseka qė po cimbiste telat e veglės sė tij. Kur mė pa mua, ai e la kitarėn dhe mė tha me zė tė lartė: - Melis, sapo mė treguan njė barceletė fantastike, qė do tė tė pėlqejė pa masė edhe ty. Njėri e zuri gruan… Kėta artistėt janė leshko, pėr nder. - Nuk e kam mendjen te barceletat sot? – i thashė prerė me qortim. – Ti nuk e ke marrė vesh? - Ai u bė menjėherė serioz dhe i vėmendshėm. - Ēfarė?! – mė pyeti shumė i shqetėsuar. – Mos e ke fjalėn pėr atė, qė na ka vdekur ai i madhi? Po, - i a bėra. – Pak tė duket?... Ai u qetėsua qė unė nuk kisha pėr t’i thėnė ndonjė gjėmė tjetėr mė tė madhe akoma. - Atė e dimė, or babaxhan. Por akoma nuk na e kanė bėrė tė njohur. Ky ėshtė lajm i sjellė me pėshpėshe. Me pėshpėshe, nuk do tė merremi ne! - Po ėshtė i sigurt, ama! – ngula kėmbė unė. - Mijė pėr qind! – nguli kėmbė dhe ai. – Por do presim orėn. Na thanė se pikėllimi do fillojė mė dymbėdhjetė. Lėre, o lėre! Gjėmė e madhe do jetė…”. Mė leshko se ky djalė nuk kisha parė gjer atė ditė e nuk kam parė as gjer sot. - Po mirė, ore, - i thashė i nxehur. – Tė duket me vend, qė edhe e di lajmin edhe m’i bie kitarės, mė dėgjon barceleta e qesh e zbardh dhėmbėt?! Ai, mendjepyka mu zemrua: - Tėmėn, po si, bre, tė mos qesh! Edhe ay qė na e tregoi barceletėn, e dinte qė shoku Enver na ka lėnė. Po pse, si thua ti, o mendjelli, tė rri turivarur, a?! Po sikur tė vijė ndonjė… nga ata-de!.. E ai tė mė thotė “pa hajde kėtu ti, shok, kush tė ka thėnė tė pikėllohesh? Nga e ke marrė vesh?” Ato belį nuk i dua, unė.... Unė e lashė atė dhe vazhdova tė kėrkoja gruan. Kitaristi mė fliste qė prapa, shumė i mėrzitur me vėrejtjen qė i kisha bėrė. Pa mos na u hiq aq solemn, zotrote! Prit tė vejė ora dymbėdhjetė e pastaj nxirr ē’ke pėr tė nxjerrė! Vetė drejtori, kur e pyetėm, na tha qė deri mė ora dymbėdhjetė bėni rutinėn e pėrditshme… Shko, or byrazer, bėj rutinėn tėnde! Ke, apo nuk ke rutinė ti! Ua! Ty, apo drejtorin, tė dėgjoj unė?! Gruan e gjeta nė dhomėn e Canos, tok me tė shoqen e tij. Dhe ato e dinin. Natyrisht, tani nuk kisha dyshim, qė jo vetėm nė kamp e nė kėtė bregdet, por edhe nė gjithė Shqipėrinė e dinin lajmin pėr vdekjen e Hoxhės. Gratė shfaqnin habi, se si paskej qenė mbajtur aq sekret gjendja shėndetėsore e udhėheqėsit. Unė i kisha thėnė atyre, qė Canon e pata lėnė nė shoqėri tė drejtorit, kėshtu qė hyrja e tij u prit mė me kureshtje nga sa qe pritur e imja. - Mezi po e pres orėn dymbėdhjetė, - tha e shoqja dhe pastaj nxitoi tė shtojė: - E zeza, kushedi sa do tė mėrzitemi! Hidhėrim i madh do tė jetė! Canoja tregoi se drejtori hiqej i qetė e moskokėēarės vetėm pėr sytė e tė tjerėve, por Canos i paskej thėnė se ishte nė ankth, pėr shkak tė efektit qė do tė shkaktonte lajmi i kobshėm mbi kampistėt. Ai kish thirrur mjekun dhe e kish porositur atė qė tė ndodhej aty tok me personelin sanitar e t’i merrte qė tė gjitha masat. Lajmi do tė ishte mjaft tronditės, aq mė tepėr qė nė tėrė kėto ditė njerėzit nuk dinin asgjė. Dhe ajo dihet, qė e papritura godet shumė. Mund tė kishim nė kamp edhe njerėz qė vuanin nga zemra. Unė e kuptova se nė gjithė vendin po merreshin masa tė tilla pėr pasojat qė priteshin. Kjo qė kish ndodhur, ishte pa njė pa dy, vdekja mė e bujshme nė historinė shekullore tė Shqipėrisė. Canoja i vuri tė shoqes detyrė qė me ta dėgjuar lajmin, ajo, e para, duhet tė klithte dhe t’ia shkrepte vajit. Por me zė tė ulėt ama, e me veshėt nga radioja, pa ia mbuluar zėrin atij apo asaj qė do tė lexonte komunikatėn e Komitetit Qendror. - Mos prit hiē, - ia preu e shoqja, - nuk e bėj dot! - Do ta bėsh, se s’bėn! – iu shkreh i shoqi. – Bile po na bėjnė nder qė kujėn e parė po ia besojnė familjes sonė. Apo jo, Melis? Unė e dija qė kjo ish pleqėsuar mirė e mirė, me tė madhin e kampit dhe e mbėshteta Canon pa kurrfarė cmire. Unė dhe gruaja qemė tė pėrjashtuar nga kėto ambicje, megjithėse isha i bindur, se ime shoqe mund ta qante Komandantin mė mirė se e shoqja e Canos. Edhe fjalėt e vajit, gruaja ime mund t’i gjente mė prekse. Po kush tė hapte udhė! M’u bė tamam si atėherė nė Kinostudio, kur shihja qė aktorėt mė tė pazotė, vetėm pėr shkak tė lidhjeve qė kishin, merrnin goxha role kryesore, edhe pse nuk mund t’i realizonin dot mė mirė se ca tė tjerė. Gruaja e Canos nuk bindej. U futa dhe unė me time shoqe ta bindnim, se raste tė tilla tė nderojnė, po aha! Nuk merrte pykė ajo! - Mirė atėherė, - dha njė zgjidhje tjetėr burri. – Kur tė mbarojė komunikata, ty, grua e dashur, do tė tė bjerė tė fikėt, kėshtu? Unė do tė sulem tė tė hedh ujė… Do sulemi tė gjithė! - e mbėshteti ime shoqe, Canon. - Ashtu, rrofsh! – e falėnderoi ai dhe vazhdoi me porositė pėr gruan e vet: - Ti do jesh e shtrirė e nuk do tė lėvizėsh. Unė do kėrkoj ndihmė, duke uluritur. Do tė sulen infermieret, se gratė e burrat e tjerė do tė jenė duke qarė e shkulur leshrat pėr vete, ata! Nuk do ta marrė vesh qeni tė zotin, atje... - E po tė mos qajnė? – ia turbullonte parashikimet e shoqja. - Do tė qajnė! Janė marrė masat. - Mirė. Po sikur doktori tė mė kuptojė, qė tė fiktin nuk e kam tė vėrtetė? – pyeti prapė ajo. Canoja ishte gati ta zinte tė shoqen pėr gryke nė sytė tonė. - Nuk thotė gjė doktori, mos u bėj zerzebile! Le qė doktori nuk do merret me ty. Ai ka ndėrmėnd t’i bjerė vetė tė fikėt. Po ja, janė infermieret…. - Jo dhe jo! – tha e vendosur gruaja. – Pėr njė ditė si kjo ti, Cano, duhej tė kishe pėr grua njė aktore. Mua nuk mė ke pėr kėtė! Hiqe nga mendja! Pas kėtij kundėrshtimi tė prerė, ra njė heshtje, nga ato qė nuk di ku tė shpiesh vėshtrimin. Gruaja ime pa nga mua, gati duke psherėtitur. Edhe atė shtrirjen me tė fikėt, do ta bėnte pėr mrekulli ajo e gjora, po kush ia kėrkonte asaj! Canoja mė hoqi mėnjanė me marifet dhe me zė tė ulėt, m’u pėrgjėrua tė gjeja njė shkak e ta hiqja time shoqe qė andej, se ai kish ndėrmend t’i hynte tė vetės me shqelma. Mes dy fytyrave tona kutėrbonte duhma e fėrnetit. Nuk do tė turpėrohemi, ne ore jo! – tha me zemėrim e krenari bashkė. - Tėrė jetėn ne, nga ana jonė, kemi qenė tė lidhur me luftėn. Kurse familja e saj ka pėr stėrgjysh lepurin. Nuk e ndiejnė pikėllimin. E po nuk e ndjeve kėtu, - dhe Canoja, me gishtat e mbledhur tok, e goditi veten me shkulm, mu nė mes tė gjoksit, - nuk e qan dot atė, pėr tė cilin po pėrgatitet tė verė kujėn i madh e i vogėl! Do ta shohėsh, Melis, do ta shohėsh Shqipėrinė, po nuk u pėrmbyt me lot! Nė orėn e caktuar ne u mblodhėm tė gjithė pėrpara radios sė madhe. Tėrė kampi priste me ankth. Tek-tuk ndiheshin gra qė qėronin zėrin, siē bėjnė koristet e reja tė operės, kur nisin karrierėn. Burrat kishin njė tension mė tė fshehur nė pėrgatitjet e tyre pėr t’i dhėnė fytyrave tisin e pikėllimit qė duhej. Nisi folėsja nė radio: Ju flet Tirana! Po japim emisionin e lajmeve. Nė sallė ra njė heshtje qė nuk do ta harroj kurrė. Tė rrahurat e zemrės sime, pastaj, nuk kishin tė krahasuar me asgjė. Ato tė rrahura zemre, jo unė qė nuk i pata ndierė ndonjėherė mė parė, por jam i sigurt qė nuk i patėn ndierė as tė parėt e mi. Dhe as stėrnipat e mi pas qindra e qindra vjetėsh, nuk do t’i ndiejnė mė. - Me pikėllim tė thellė, njoftojmė se vdiq biri i lavdishėm i popullit tonė… Pastaj ngjau hataja qė pritej dhe qė tė lindte dėshirėn tė kishe njė mijė palė sy, qė ta sodisje. Grupi i kampistėve tė atij prilli, mes tė cilėve u gjenda unė, si dhe i tėrė populli, u dha udhė lumit tė lotėve, ca lotėve tė pėrpiktė e tė organizuar mirė, qė askush mė mirė dhe mė shumė se ky i vdekur i shquar, nuk i meritonte... __________________
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com