Albatlanta

PER 12 MUAJ, KOSOVA DO TA KETE STATUSIN
Interviste me shefin e prenzences nderkombetare ne Kosove Soren Jessen Petersen
Interviste me shefin e prenzences nderkombetare ne Kosove Soren Jessen Petersen

Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara mban sot nje sesion te rendesishem per Kosoven. Keshilli i Sigurimit pritet te njoftoje fillimin e bisedimeve me ndermjetesine e OKB-se - ndoshta qe muajin e ardhshem - bisedime qe do te percaktojne statusin e ardhshem te Kosoves. Bisedimet mendohet qe fillimisht te jene ne formen e misioneve diplomatike vajtje-ardhje midis Beogradit dhe Prishtines.
Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Kofi Annan ka thene se procesi i negociatave do te filloje me caktimin e nje mediatori te paqes qe do te perfaqesoje OKB-ne ne bisedimet me autoritetet ne Beograd dhe Kosove. Kreu i misionit te OKB-se ne Kosove, UNMIK, Soren Jessen Petersen, thote ne nje interviste per BBC-ne se ai pret qe deri vitin e ardhshem te jete vendosur statusi i Kosoves, por nuk mund te thote se cili do te jete ai status.
Z.Petersen a prisni qe vitin e ardhshem Kosova te jete e pavarur?
- Une pres qe deri vitin e ardhshem bisedimet per statusin te kene arritur ne nje perfundim. Une asnjehere nuk kam komentuar lidhur me rezultatin perfundimtar dhe nuk do te komentoj edhe ne te ardhmen, por pres qe brenda 12 muajsh te jete vendosur statusi i Kosoves.
Kofi Annan ka rekomanduar qe bisedimet te fillojne shpejt, ju duhet te keni nje ide lidhur me kornizen e ketyre bisedimeve?
- Po, se pari ai ka rekomanduar qe bisedimet per statusin te fillojne, sepse ka nje mirekuptim nderkombetar apo konsensus ne rritje qe thote se status-quo-ja nuk mund te mbahet me.
Dhe une besoj se kjo do te ndodhe edhe gjate bisedimeve per statusin. Fakti qe ne po levizim tani do te thote se bisedimet per statusin nuk do te vazhdojne pergjithmone. Bisedimet per statusin do te kryhen permes "diplomacise shetitese". Brenda disa javesh do te emerohet i ngarkuari i posacem per statusin, dhe emisari do te filloje te beje diplomacine mes Pishtines, Beogradit e kryeqyteteve kryesore evropiane. Ky proces do te zgjase 6-12 muaj prandaj them qe sot nje vit do te kete nje rezultat.
Serbia thote se nuk do te pranoje pavaresine e Kosoves, nderkohe udheheqesit e Kosoves thone se nuk do te pranojne asgje tjeter pervec pavaresise, ku mendoni ju se do te gjendet kompromisi?
- Se pari, fakti qe keto dy qendrime jane diametralisht te kunderta do te thote se nuk do te kishte kuptim qe Prishtina dhe Beogradi te ftoheshin per t'u ulur dhe zgjidhur kete ceshtje. Kjo do te ishte e mire per te rritur besimin ne vetvete. Por nese ne duam qe te dalim me nje zgjidhje, dhe ne duam ta shohim kete, atehere nuk presim qe te dyja palet te bien dakord.
Pra kjo do te thote se do te kete nje zgjidhje te hartuar, a eshte kjonje zgjidhje qe e ka hartuar komuniteti nderkombetar dhe qe do te perpiqet me vone qe te binde palet qe te bien dakord?
Pra e keni ju nje zgjidhje?
- Jo, me ler te theksoj fillimisht se eshte jashtezakonisht e rendesishme si ne Kosove ashtu edhe ne Beograd qe te kete edhe nje dialog me shoqerine civilie, e cila duhet qe te pergatitet. Une e di qe kjo eshte me e lehte te thuhet se sa te behet, por qe duhet te ndodhe. Se dyti, une besoj dhe e di, qe bisedimet per statusin do te behen mbi nje platforme, per te cilen eshte rene dakord ne parim. Per shembull, qe nuk do te kete nje ndarje te Kosoves, apo kthim ne situaten e vitit 1999, qe nuk do te kete nje bashkim te Kosoves me shtetet fqinje. Ka ceshtje te tjera qe kane te bejne me mbrojtjen e minoriteteve apo objekteve te rendesishme. Prandaj mendoj se kemi si pikenisje nje grup parimesh udherrefyese, per te cilat eshte rene dakord, dhe ne baze te tyre emisari per statusin do te ndertoje kornizen e bisedimeve.
Thate se nuk do te kete bashkim me vendet fqinje a perfshin kjo Unionin Serbi dhe Mal i Zi?
- Une mendoj se kur u tha kjo vemendja ishte tek te tjeret, por parimi "jo bashkimit me shtetet fqinje" eshte miratuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe Keshilli i Sigurimit.
Kohet e fundit kemi degjuar te flitet shpesh per Pavaresi te Kushtezuar per Kosoven, cfare do te thote ky term per ju?
- Une nuk e kuptoj se cfare do te thote kjo, por ajo qe di eshte se ne Evrope sot ka shume pak vende qe kane ate qe une do ta quaja pavaresi te plote. Disa jane te varura nga institucionet evropiane te BE-se. Edhe ketu ne rajon "Ballkan) shtetet u jane te nenshtruar shume kushteve nga institucionet financiare nderkombetare. Ka kushte qe kane te bejne me marreveshjen e Stabilizim- Asociimit, ka kushte qe kane te bejne me hyrjen ne BE si ne rastin e Kroacise. Pra shohim nje grup te madh kushtesh te rendesishme qe jane vendosur mbi shtetet e ketij rajoni.
Si mendoni te siguroni mbrojtjen e minoriteteve. Do t'i mbani paqeruajtesit nderkombetare? A do te kete OKB-ja dhe BE-ja nje prani edhe pas perfundimit te bisedimeve per statusin?
- Se pari, mbrojtja e minoriteteve ne cdo shtet eshte nje problem themelor. Se dyti, une besoj se cfaredolloj autoriteti qe te dale nga bisedimet, do te kerkoje vazhdimesine e pranise nderkombetare, pranine e Nato-s. Une besoj se do te kete kerkesa per nje prani te BE-se ne polici, ne sistemin e drejtesise, ajo per te cilen nuk do te kete kerkesa do te jete prania e Kombeve te Bashkuara. Puna e UNMIK-ut do te perfundoje me vendimin per statusin, por prania nderkombetare do te vazhdoje ne forma te tjera dhe kryesisht permes institucioneve evropiane si BE, OSBE, madje edhe NATO-s per kete nuk ka dyshim.
A keni besim se Kosova eshte ne gjendje te vetadministrohet. Deri vone eshte folur per permbushjen e standarteve para statusit, tani u vendos qe bisedimet te fillojne pa permbushjen e standarteve?
- Standartet nuk jane permbushur plotesisht. Askush nuk e ka vene ne dyshim faktin se eshte shenuar perparim, por ceshtja eshte se sa perparim. Ne e dime se persa i takon ceshtjes se kthimit te minoriteteve, ka patur nje numer mosperfilles e te kthyerve. Ne ende kemi probleme me lirine e levizjes. Por nga ana tjeter, eshte pranuar se jane shenuar perparime ne fushen e forcimit te ligjit. Ne kemi nje force policore kosovare relativisht te afte. Perparime ka patur edhe ne vendosjen e bazave te kornizes legjislative si edhe perparime ne ekonomi. Pra ka patur perparime ne shume fusha.
Dhe sinqerisht, standartet, te cilat iu kerkuan Kosoves qe t'i permbush edhe nje vend si imi, Danimarka do t'i kishte te veshtire t'i permbushte.
Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara dhe roli i shtetit Serbi dhe Mal i Zi eshte fare i vogel. A ka shume rendesi se cfare thote Beogradi ne tavolinen e bisedimeve?
- Une mendoj se ka rendesi, sepse ajo qe ne kerkojme eshte jo vetem normalizimi dhe stabilizimi i Kosoves, por eshte e rendesishme qe ajo qe ndodh me Kosoven te normalizoje dhe stabilizoje rajonin.
Prandaj ka rendesi se cfare thote Beogradi, pasi rezoluta 1244 i njeh nje rol, sovraniteti serb eshte pezulluar perkohesisht. Per mua rendesi te madhe ka qe marreveshja per Kosoven te jete ne interes te stabilizimit dhe normalizimit rajonal. Dhe kjo do te behet shume mire nese kjo behet ne nje kontekst te perspektives evropiane per rajonin perfshire edhe Serbine.
A mendoni se qellimi eshte qe te futet ne BE Kosova dhe Serbia?
- Qellimi eshte qe te futet ne BE i gjithe rajoni dhe nese kjo ndodh, atehere nuk ka shume rendesi se ku jane kufijte.
A keni besim se zgjidhja qe do te jepet per statusin e Kosoves do t'ju beje qe t'i thoni serbeve se jane te sigurt si minoritet?
- Mua personalisht edhe si perfaqesues i Kombeve te Bashkuara, do te me vinte turp nese pas 5-6 vjetesh arrijme nje marreveshje ku te gjitha komunitetet nuk ndihen te sigurta.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com