Albatlanta

LETER E HAPUR MBI TE ARDHMEN E EVROPES
PROF. ASOC. DR. MIMOZA MANXHARI
Kushtetuta Evropiane e propozuar vdiq. Banoret e Frances dhe Hollandes e thane fjalen e tyre, por, cfare fshihet pas Jo-se se tyre? Coroditje idesh e ndjenjash, apo - "Ndihme, ne nuk po e kuptojme me Evropen", "Ku jane kufijte e Evropes?'', "Evropa nuk po ben sa duhet per ne", "Jeta po behet me e veshtire".
Kushtetuta vdiq. Rrofte....! Cfare? Varet nga pro-evropianet ta thone. Ne nuk duhet te lejojme Evro-skeptiket te zoterojne rendin e dites. Duhet te reagojme e te perpiqemi, qe ne menyre konstruktive e pozitive ta kuptojme kete "Jo'.
Komuniteti Evropian eshte eksperimenti me origjinal e me i sukseshem ne ndertimin e institucioneve politike, qe nga Lufta e Dyte Boteror. Ajo e ribashkoi Evropen pas renies se murit te Berlinit e ka ndikuar ne ndryshime politike deri ne Ukraine e Turqi " jo me me mjete ushtarake, si ne te kaluaren, por ne menyre paqesore. Risite e saj ekono-mike kane patur ndikimin e vet ne mireqenien e miliona njerezve edhe pse, kohet e fundit, niveli i rritjes nuk ka qene shume i larte. Ajo ka ndihmuar Irlanden, nje nga vendet me te varfra te Evropes, te renditet midis me te pasurve. Ka qene instrumenti qe solli demokra-cine ne Spanje, Portugali, Greqi, te cilat me pare kane qene nen diktature.
Shpesh thuhet,-nga mbeshtetesit e saj,-se Komuniteti Evropian ka ruajtur paqen ne Evrope, per me se pesedhjete vjet; deklarim ky jo shume i besueshem. NATO dhe prania amerikane kane qene me te rendesishmit. Por, ne te verte-te, ajo qe ka arritur unioni eshte me e thelle. Ajo ka permbysur ndikime shume te demshme ne historine evropiane " nacionalizmin, kolonializmin, aventurat ushtarake. Ajo ka krijuar ose mbeshtetur institucione te tilla si " Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut, " e cila jo vetem qe kundershton, por krijon bazen e nevo-jshme ligjore kunder veprimeve barbare, qe kane njollosur te kaluaren e Evropes.
Nuk eshte deshtimi, por suksesi i Evropes, ajo qe shqeteson njerezit. Me pak se 20-vjet me pare ribashkimi i Evropes Perendimore me ate Lindore ishte enderr e pamundur. Nderkohe qe edhe ne shtetet e reja anetare njerezit pyesin: "Ku e ka fundin e gjitha kjo?" Edhe per ata qe perfitojne me se shumti, Komuniteti Evropian mund te mendohet me teper si agjent i globalizmit, se sa mjet per ta pershtatur dhe rimodeluar ate.
Keto mendime priren te nxisin nje reagim emocional ndaj asaj foleze, ne ukje te sigurt, Kombit. Por, nese Komuniteti Evropian do te shperbehej brenda nates, njerezit do te ndiheshin me teper pak, sesa shume te sigurt ne identitetet e tyre kombetare dhe kulturore. Le te themi per shembull se, evroskeptiket ne Britani ia dolen mbane dhe Mbreteria e Bashkuar braktis Komunitetin Evropian. A do te kene britaniket pas kesaj, nje ide me te qarte per identitetin? A do te kene ata me shume pushtet per te drejtuar vete bizneset e tyre?
Jo, nuk do te munden. Kjo eshte pergjigja per te dyja pyetjet. Banoret e Skocise dhe Uellsit do te vazhdojne te hedhin veshtrimin drejt Komunitetit Evropian, duke u perpjekur, ndoshta, dhe te shperbejne vete Mbreterine e Bashkuar. Britania " apo Anglia- me shume do te humbase se sa do te fitoje sovranitet, nese kjo do te thote pushtet real, qe te ndikoje ne nje bote me te gjere. Por sot, shume ceshtje dhe probleme nisin mbi nivelin e shtetit-komb ndaj dhe as mund te zgjidhen brenda kufijve te tij. Paradoksi qendron ne ate se ne boten e sotme, te menduarit si nacionalist apo izolacionist mund te perbej armikun me te keq te kombit dhe interesit te tij. Komuniteti Evropian eshte arena ku sovraniteti formal mund te kembehet me pushtet real, kulture kombetare me te pasur dhe sukses ekonomik te permi-resuar. KE eshte vendi per te avancuar interesat kombetare me mire nga cdo mundnin kombet me vete: ne tregti, imigrim, ligj dhe rregull, mjedis, mbrojtje e shume fusha te tjera.
Le te fillojme te mendojme per Komunitetin Evropian jo si nje "komb i paperfunduar" apo "shtet federal i pakompletuar", por si projekt kozmopolitan i nje tipi te ri. Njerezit i tremben nje super-shteti federal te mundshem dhe kane te drejte per kete. Evropa e riperterire nuk mund te ngrihet mbi germadhat e kombeve te shkaterruar. Ekzistenca e kombit eshte kusht i Evropes kozmopolitane, dhe sot, per aresyet qe sapo dhame edhe e kunderta eshte e vertete. Per nje kohe te gjate procesi i integrimit Evropian u krye kryesisht nepermjet eliminimit te ndryshimeve. Por bashkimi nuk eshte i njejte me uniformitetin. Nga pikepamja kozmopolitane dallueshmeria nuk eshte problem. Ajo eshte zgjidhje.
Duke vijuar bllokimin e Kushtetutes, papritmas e ardhmja e Komunitetit Evropian duket e patrajte dhe e pasigurt. Por nuk duhet te duket ashtu. Proeuropianet duhet t'i bejne keto tri pyetje vetes: A duam nje Evrope qe qendron ne kembe per vlerat e saj? Duam nje Evrope qe eshte ekonomikisht e forte? Duam nje Evrope qe eshte e ndershme e me drejtesi shoqerore? Keto duken me shume si pyetje retorike, pasi cilido qe deshiron qe Evropa te perparoje duhet t'i pergjigjet pozitivisht te trijave.
Por pasoja konkrete do te vijojne. Nese Evropa duhet te degjohet dhe vleresohet ne skenen boterore, ne nuk mund t'i deklarojme nje fund zmadhimit e as ta leme ashtu sic eshte sistemin e qeverisjes se KE. Zmadhimi, eshte instrumenti politik i jashtem me i fuqishem i Komunitetit, mjet per te inkurajuar shtrirjen e paqes, demokracise dhe tregjeve te lira. Realisht nuk ka ndonje shprese qe te stabilizoje, per shembull, Ballkanin nese nderpritet mundesia e pranimit te KE. Shperthimi i konflikteve te tjera do te ishte katastrofe. Komuniteti Evropian, nese vendos ta lere jashte Turqine, do te humbase nga pikepamje gjeo-politike nje ndikim potencial te gjere.
Konsiderata te njejta zbatohen dhe per qeverisjen. Komuniteti Evropian nuk mund te luaje efektivisht rol glbal pa novacione te tjera politike. Duhet mbajtur ne konsiderate propozimi, per te patur nje minister te vetem te jashtem, te KE. Per procesin e dyanshem te vendimmarrjes, nevojiten menyra me efektive se metoda e ponderimit e mbetur nga marreveshjet e Nises. Nuk ka dyshim se edhe propozimi i Kushtetutes per te patur me shume konsultime me parlamentaret e cdo vendi perpara se te institucionalizohen politikat e KE eshte sa demo-kratike aq edhe llogjike.
Gjithsesi, ndikimi politik dhe diplomatik pasqyron gjithnje, peshen ekonomike. E mbi te gjitha, proevropianet duhet te nxisin te veproje Komisioni dhe udheheqesit e vendeve anetare. Ne e dime qe vota "Jo' ne France dhe Hollande u motivua kryesisht nga ankthet shoqerore dhe ekonomike, " ankthe qe ushqyen frikerat e medha qe theksuam me larte. Pavaresisht nga sukseset e tjera, KE, thjesht ekonomikisht, nuk po arrin rezultatet qe duhet. Ai ka nivele me te ulta rritjeje se sa Amerika, pa permendur vendet me pak te zhvilluara si India dhe Kina. Jane 20 milion te papune ne KE dhe 93milion te tjere ekonomikisht inactive, qe do te donin te punonin po te kishin munde-si.Per me teper, presionet nga tregu boteror rriten panderprere. 45% e produktit mbare boteror krijohet ne vendet ne zhvillim krahasuar me me pak se 10% ne vitin 1970. Pa dyshim nje raport i tille do te rritet edhe me tej. Po ashtu, cmimet e ulta te tekno-logjise se informacionit lehtesojne transferimin e sherbimeve ne vende te tjera. Praktika e prodhimit te produkteve ne vende te tjera jashte komunitetit,-le te kujtojme shume qendra te tilla ne Indi, jane vetem fillim i asaj qe mund te behet prirje me e gjere.
Evropa thjesht duhet te pergatitet per ndryshim. Por bashke me reformen ne duhet te ruajme dhe me te vertete te thellojme interesimin tone per drejtesine sociale. Pak kohe me pare kryeministri Britanik, Toni Bler, kerkoi debat mbare-evropian mbi kete ceshtje. Ne besojme se ai ka te drejte te veproje ne kete menyre. Disa vende kane qene mjaft te suksesshem ne kombinimin e rritjes ekonomike me nivele te larta te mbrojtjes dhe barazise shoqerore,"vecanerisht vendet nordike. Le te shikojme c'mund te mesoje prej tyre pjesa tjeter e Evropes si dhe nga vende te tjera te suksesshme ne bote. Ne shkruajme si mbeshtetes te Kushtetutes ashtu sic eshte, e gjate dhe jo elegante. Por mospranimi i saj i lejon " te shpresojme se i shtyn " Evropianet ta pranojne deri ne disa nivele thelbesore dhe te reagojne ndaj tyre. KE mund te jete faktor i rendesishem e ndoshta ndikuesi kryesor ne skenen globale te shekullit te tanishem. Kjo eshte ajo qe proevropianet duhet te duan te ndodhe. Te perpi-qemi qe te ngjase.
Ulrik Bek dhe
Antoni Giddens
Ulrik Bek eshte profesor i sociologjise ne Universitetin e Mynihut dhe Shkollen Londineze te Ekonomise i riskut dhe mjedisit. Eshte autor i shume librave mes me te famshmeve mund te permendim Rreziku dhe Shoqeria "1986); Rishpikja e Politikes "1993); Pushteti ne Moshen Globale"2005) dhePerspektiva Kozmopolitane "2005). Ai eshte gjithashtu kontribues i rregullt tek La Republica, El Pais dhe Die Ziet.
Antoni Gidens, eshte sociologu me i cituar ne bote. Eshte autor e redaktor i me shume se tridhjete librave, te perkthyera ne me se dyzet gjuhe. Vepra e tij e pare Kapitalizmi dhe Teoria Shoqerore Moderne per me se tri dekada ribotohet. Disa nga librat e tij te tjere jane bere best " seller akademik. Ai eshte autor i teksit kryesor mesimor ne sociologji, me rreth 1 milion kopje te shitura, qe nga botimi i tij i pare ne vitin 1998.
Gama e shkrimeve te Gidensit eshte me e gjere se fusha e sociologjise ne vetvete; ka shkruar mbi teorine shoqerore, historine e mendimit shoqeror, struktura klasore, elitat dhe pushteti, kombet dhe nacionalizmi, identiteti personal dhe shoqeror, familja, marredheniet dhe seksualiteti.
Gidens ishte nje nga autoret e pare i mesit te viteve "80, qe perkrahu konceptin e globalizmit dhe vazhdon te punoje ende mbi kete dukuri.
Edhe ne politike, ndikimi i tij eshte i spikatur. Ai i dha popullaritet nocionit te linjes se trete ne mendimin politik dhe idete e tij kane patur ndikim ne partite shoqerore te vendeve te ndryshme te botes. Keshillat e tij kerkohen nga udhehe-qes politike ne Azi, Ameriken Latine Australi si dhe nga Evropa e ShBA. Ai ka pasur ndikim kryesor ne zhvillimin e Partise se Re Laburiste ne Mbreterine e Bashkuar. Eshte nje nga krijuesit e Polity Press, nje nga botuesit me te mirenjohur ne shkencat shoqerore e humane.
Atij i jane akorduar 15 tituj nderi. Gidensi eshte anetar i perjetshem i King's College ne Kembrixh. Per stilin e tij te qarte dhe te rrjedhshem ai ka fituar cmimin "Lektori me i mire ne bote" nga Universiteti Aarhus ne Danimark. Ne vitin 2002 atij iu dha cmimi Princ i Asturia-s per shkencat shoqerore, i njohur dhe si Nobeli Spanjoll. Gidensi e la drejtimin e Shkolles Londineze te Ekonomise ne shtator te vitit 2003 dhe ne maj te ketij viti u be anetar i dhomes se Lordeve.
* * *
Kjo leter eshte publikuar ne gazetat e me se 25 vendeve te Komunitetit Evropian, por dhe ne disa vende te tjera. Ne shpresojme te nxisim dialog ne keto gazeta duke mirepritur gjithashtu pergji-gje te drejteperdrejta ne kete adrese e-mail:ESM@policy-network.net. Nje leter nga Ulrik Bek mbi Evropen kozmopolitane dhe nje nga Antoni Giddens mbi te ardhmen e modelit shoqeror Evropian mund t'i gjeni ne te njejten faqe interneti. Ne muajt e ardhshem ne bashkepunim me Policy Network dhe Qendren per Qeverisje Globale ne London School of Economics ne te gjithe Evropen jane planifikuar nje seri seminaresh te rendesishem si dhe takime me udheheqes politike.
Prof. i Assoc. Dr. Mimoza Manxhari sapo eshte kthyer ne Shqiperi nga nje qendrim disa mujor ne Londer, prane Qendres per Studim te Qeverisjes Globale ne Shkollen Londineze te Ekonomise "LSE). Aty pati rastin te takohej dhe me Prof. Antoni Gidens nga ku lindi idea per ta percjelle dhe te lexuesi shqiptar kete Leter te Hapur.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com