Albatlanta

RADHA E SIRISE APO E IRANIT?!
Nga Robert Papa

Valer Russell i Keshillit te Lidhjeve me Jashte mendon se Uashingtoni po progreson lidhur me krizen e Irakut. "Nuk jemi me optimiste, por kemi mesuar se Bush ka bere disa gabime strategjike". Ish-Keshilltari i Sigurimit Kombetar i presidentit Karter, Zbigiew Brzezinski, tani keshilltar i CSIS, eshte kritik ndaj raportimit te sekretares Rajs para Komitetit te Lidhjeve me Jashte ne Senat. "Ne po krijojme efektin neokolonialist ne Irak". Media amerikane i shikon pergjigjet e Rajs si nje mentalitet kontradiktor. Amerikanet duan te dine daten e sakte se kur do te kthehen ne shtepi trupat amerikane. Sipas analisteve, Rajs dhe Bush nuk jane shume serioze.
Administrata e Bushit, haptaz dhe jo drejtperdrejt, ka qene e prirur nga argumenti "mbajme kursin", dhe kjo eshte cilesuar si lidership katastrofik. Brzezinski thote se: "sa me gjate te qendrojme ne Irak ne marrim mbi vete rolin e krijimit te nje shteti ne Irak, por kjo i ben ata me radikale." Kondolesa Rajs, nuk pati asnje tulatje kur deklaroi se "konfliktin mund ta zgjerojme edhe ne Siri dhe Iran". Senatoret nuk jane habitur. Neo -konservatoret e Bushit, prej kohesh kane projektuar nje goditje me te gjere. Ketu nderhyn Kongresi, sepse rezoluta e Kongresit, nuk i ka dhene duar te lira administrates per te zgjeruar konfliktin. Deklarata e Rajsit ka nje kosto per legjitimitetin boteror te SHBA dhe per parimet morale amerikane, por kjo ka nje kosto financiare dhe ushtarake. Burimet po shterohen. Sekretarja eshte e bindur per fitoren ne Irak, por analistet shikojne se irakiaket mund te rezistojne per nje kohe te gjate. Sipas Rajs, amerikanet do jene atje per t'i mesuar irakiaknet se si te kene nje shtet, por kjo do te marre shume kohe. Valer Russell mendon se: "Sa duhet te presim, 5, 10 apo 100 vjet?!" Dhe ai ka te drejte. Rajs nuk jep afat kohor. Sipas Brzezinskit irakianet "kane nevoje per iluzionin e nje shteti irakian. Veshtire se ata do rrine mbi kembet e tyre per nje kohe te gjate. Ne po perballemi me fanatike. Ne Boten Arabe, ka rene shume mebeshtetja per ne. Nuk duhet te perserisim ate qe beme me Chang Kai Shek ne vitete 40-te ne Kine". Rajs, edhe pse u pergjigj me nje krenari, deri bezdisese, nuk arriti te pranonte para senatit, se SHBA eshte perballe nje kombi serioz me nje sens te larte krenarie. Rajs duhet ta dije se Iraku nuk eshte me koloni.
A na nderon pjesemarrja jone ne Irak, apo na ben bashkepergjegjes per kete mentalitet neokolonialist amerikan? Kur Nano u shtir si pro-amerikan, deri ne servilizem, perse i duhet ushtruar presion Berishes dhe grupimit te tij? A duhet t'i shtojme trupat apo duhet t'i kthejme? Askush nuk e ka hapur kete debat, edhe pse kudo ne bote ketu pozita dhe opozita perplasen aq shume. Mbase duhet te ndjehemi mire se edhe vazhduesja e PPSH-se, edhe pse me nje lloj hipokrizie, del hapur politikave amerikane duke krijuar kete lloj kundershtie nga bota arabe dhe muslimane.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com