Albatlanta

GAFA E DIPLOMACISE SE JASHTME SHQIPTARE
Ndue Ukaj, Prishtine
Se Ismail Kadare kishte te drejte, kur vleresonte kandidaturen e Besnik Mustafajt, si jo te pershtatshme per te udhehequr diplomacine e jahtme, kjo nga shume qarqe analitike tashme nuk ka dileme. Kjo u verejt qarte pas deklarates se nxituar dhe te improvizuar te ministrit Mustafaj per pavaresi te kushtezuar te Kosoves bere ne New Jork, po ate dite kur kreu shteteror, Presidenti Alfred Moisiu kerkonte pavaresi te plote, po ne ate godine institucionale. Kjo deklarate u banalizua edhe me teper pas qendrimeve te kryetarit te Komisionit Parlamentar te politikave te jashtme, z. Prec Zogaj se per zgjedhjen e statusit politik te Kosoves, duhet te deklarohet parlamenti. Shtoja kesaj qendrimet kundershtuese te opozites. Me tutje, pas presioneve te shumta, sidomos te opinionit publik, gafa e ministrit u "permiresua" nga shefi i qeverise se tij, kryemistri Berisha, i cili u deklarua pro aspirates kosovare. Deklarata e ministrit Mustafaj, e improvizuar dhe e pa konsultuar, ngjalli reagime te ashpra ne qarqet politike ne Prishtine dhe Tirane. Reagime te cilat u reflektuan edhe ne qarqe diplomatike perendimore, kryesisht te linjes pro pavaresise se plote te Kosoves. Sa per te riaktualizuar ceshtjen ne fjale, te shtruar ne fillim te ketij artikulli, po citojme pyetjen dhe pergjigjen qe Kadarese beri njeres nga mediat tona, lidhur me kandidaturen e zoteri Mustafajt: "E quani te papershtatshme zgjedhjen e ministrit te Jashtem?
Pikerisht. Nga kandidaturat qe u permenden, mendoj se kjo eshte nje nder me te papershtatshmet, tha ai.
Edhe kjo eshte nje fatkeqesi e njohur e Shqiperise. Ne radhen e ministrave te Jashtem te papershtatshem u shtua nje rast tjeter.
Per nje vend te vogel problematik si Shqiperia, ne kushtet per te cilat folem, dimensioni qytetar, europianist e atlantist i ministrit te Jashtem, eshte nje nder tiparet e domosdoshme. Per te mos folur per te tjerat."
Pas shume perplasjeve politike dhe jopolitike qe u ben lidhur me kete gafe te improvizuar te ministrit te Jashtem, qendrimi i Tiranes zyrtare disi u zmbraps. Sidoqofte permasa e deklarates se shefit te diplomacise se jashtme, ka peshen pertej politikes se konsumit ditor dhe dashtas apo jo, behet pjese e kuluareve te caktuara politike, qe merren me ceshtjen e Kosoves dhe rajonit ne pergjithesi. Pa dashur te gjykojme ministrin, mendojme se kjo deklarate e tij u banalizua per vete menyren e artikulimit te tij dhe te mos bashkerenditjes se qendrimeve me figura tjera institucionale.
Pa dashur te hedhim poshte qendrimin pozitiv te Tiranes, si "trumbetuesja e mundshme" e politikave te BE dhe ne rajon, kam mendimin se kjo deklarate e tij eshte bere e nxituar, e improvizuar dhe me pasoja politike per proceset e ardhshme politike ne Kosove.
* * *
Pas kesaj gafe politike, pjese e politikes se gabuar te shtetit Shqiptar ne dimensionet e jashtme mbetet kandidatura e Edit Harxhit per ambasadore te Shqiperise ne SHBA, vendit prej se cilit sot varen shume politika vendimmarrese ne planet globale. Eshte pikerisht kjo kandidature qe e aktualizon vleresimin e Kadarese per "dimensioni qytetar, europianist e atlantist te ministrit te Jashtem, si nje nder tiparet e domosdoshme".
Kandidaturen ne fjale e komplikon kalimi i saj ne "siten " e komisionit Parlamentar te Politikave te Jashtme, kur u ben publike shume tekste te kandidatures ne fjale, lidhur me qendrimet e saj perplot kontradikta dhe sulmet ndaj CIA-se. Mjaft shqetesuese, kandidaturen e saj e ben fakti se jane shume qendrime te saj publike, q- e bejne jo te pershtatshme kandidaturen e saj, sidomos ne keto rrethana "delikate" neper te cilat po situohet politika e jashtme boterore, perspektivat e se ciles nga teoriciene te shumte te marredhenieve nderkombetare po predimensionohen gjithnje e me shume ne sfera te ndjeshme, te lidhjeve kulturore-civilizuese, si segmenti fundamental qe po percakton dhe do te percakton aleancat e se ardhmes. Shqiperia eshte tashme pjese e Koalicionit Antiterrorist Global, duke kontribuar edhe me pjesemarrje aktive ne forcat e perbashketa ne Afganistan dhe Irak. Por kjo asnjehere nuk hequr dilemen qe sillet verdalle segmenteve te caktuara perendimore, per orientimin e sinqerte te shtetit shqiptar. Duke mos i ikur asnjehere mendimeve se aplikohet ne te shumten e hereve nje moral i dyfishte politike, tipik i shoqerive orientale, gje qe do te ishte vetevrasje e jone e trete, pas pranimit te pushtimit otoman dhe atij Komunist. Pse e themi kete? Para ca kohe zonja Edit Harxhi ka mbajtur cikel te ligjeratave ne Universitetin e Prishtines, perkatesisht ne departamentin e Shkencave politike, ne te cilin gravitonin shume miq te mij kritike letrar dhe publicist, per arsye se ky drejtim ne Kosove ishte i ri. Deri sa pinim kafe ne Hotel Grand me disa miq, bisedonim per nivelin e ligjerimit qe aplikohet, per kuadrin pedagogjik, biseda u orientua ne portretin e Edit Harxhit. Ajo ne ligjerata shprehu moral te dyfishte politike, me thane miqte, duke shprehur haptas dilemat rreth percaktimeve ne politikat nderkombetare. Kete gje e sforcon edhe lidhja e saj me segmente turke. Sidomos atributet qe kjo ja jep ne disa tekste publike "rolit" te Turqise ne "shpetimin" e Shqiperise ne trazirat e 1997. Me shume se nje nostalgji qe perkon me dimensionet kulturore, kjo deklarate jep mundesi per interpretime ekuivoke per preferencat e saj jo vetem politike, te cilat e vene ne pikepyetje mundesine e perfaqesimit te shtetit shqiptar, sidomos te sforcuar me deklaraten e publikuar ne mediat e Tiranes se "CIA mbeshteste sulmin grek ne jug...". Ketu eshte fjala per ngjarjet e 97-tes. Ne kete rrafshe, nuk duhet lene anash edhe sulmet e saja ndaj Kishes Ortodokse Shqiptare, te cilat u diskutuan gjate qendrimit ne Komisionin e politikave te jashtme. Jane keto, disa nga arsyet dhe parashenja, pse e bejne kete kandidature jo te pershtatshme, ne keto momente delikate per te udhehequr ambasaden e Shqiperise ne Amerike.
Kombi shqiptar gjendet para nje sfide te madhe. Jemi ne nje gjendje, qe asnjehere nuk guxon te na lejoj te hedh "dilema" per orientimet, jo vetem politike e ekonomike te Shqiperise, por posacerisht ne dimensionet civilizuese. Deri sa ne SHBA e Europe flitet per nje lufte te ftofte ne mes Lindjes se pazhvilluar dhe Perendimit perparimtar, Shqiperia nuk guxon ende luhatet ne tehun thepisur te ekuivokeve. Morali i dyfishte nuk eshte mendesi e demokracise perendimore, ne te cilen aspiron te integrohet kombi shqiptar.
Koha Jone | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com