Albatlanta

Gjenerali nuk bindet tė harrojė
Pėllumb Kulla
Ai pat lindur kėtu, po i ati qe kthyerė nė mėmėdhe, para se tė vinin italanėt. Babaj zuri krahun e Ēlirimtares, luftoi pa kursyerė veten dhe u vra. I biri, ende katėrmbėdhjetė vjeē, zuri vendin e babajt. Pas lufte djalin e dėrguanė nė njė akademi tė rusėve dhe u kėthye qė andej kolonel. E bėnė gjeneral mė vonė dhe e lanė t’i gėzonte pallaskat vetėm njė javė, pastaj tė tėra gradat u fshinė. Nėntė vjet mė vonė i vunė hekurat. E duart i liroi pe tyre, vetėm pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, atė vit tė madh, kur u hoqnė hekura e kyēe e u hapnė tėrė portat.
Gjenerali banon tashi, me zonjėn e dy djemtė, nė nėnkatet e njė pallati nė Rixhvud. Shqiptarėt atje e thėrresin gjeneral dhe atij i bėhet qejfi, sidomos, kur ulet nė kafene dhe klientėt porosisin:
- Shpjerini pe meje njė kafe, gjeneralit!
Zotit gjeneral, njė ditė tė mirė tė Perėndisė, iu shkrep tė shkruante kujtimet e burgut.
Mua mė gjeti nė Fresh Pond, mė dorėzoi dorėshkrimin e m’u lut qė t’ia shpija prefesor Skėnderit, qė tė tėrė e mbajnė pėr kritik tė klasit tė parė. Gjenerali desh mendje pe prefesor Skėnderit, po ai diku gjendej nė atė kohė e unė e ktheva tė ngrohtė librin.
- E di ēė, o Peēo, a nuk i jep ti vetė, njė tė lexuarė? - iu shkrep plakut. Pėr ty mė kanė folur mirė. Bile mė kanė thėnė, qė je dhe shumė i rreptė!
- Unė njė copė shofer jam, i rreptė! - i thashė. Ja tall ca agronomė qė qahen nga diktatura, qė i ka hequr nga njė fermė e Tiranės dhe i ka shpėnė nė njė tė Durrėsit! Zotrote, je rrahur me varč nė kovaēhanėn e xhehnemit. Guxoj unė, tė kem rreptėsi me ty! Libri mė pėlqeu vėrtet. Kish njė ēiēkė mburrje pėr qėndrimin nė hetuesi, por mė tė shumtėn, dukej rrėfim i vėrtetė.
- Nuku tė paska pėlqyerė Peēo, ėh?
- Jo vetėm mė pėlqeu - i thashė kur u takuamė, - por mė ka mbetur mendja. Tėra ato qė thua ti, mua tashi mė dalin nė ėndėrr. Mė mirė tė mos e kisha lexuarė!
Gjenerali po fluturonte. Qarjet e mia pėr forcėn e librit, e shpunė atė nė qiell tė shtatė, pa kaluar hiē nėpėr gjashtė tė poshtmit.
- Do tėrbohen ca e ca, kur t’i shohin emrat nė libėr! Janė kriminelė edhe do tė duanė tė hakmerren gjene – thosh me endje e frikė tok, plaku. Po, le tė hidhen pėrpjetė! Shkurt, Peēo, thua qė libri ka brumė dhe bėhet edhe… film?
- Oskari ėshtė pak, gjeneral! – kisha gati lėvdatėn tjetėr unė. Po tė flasim pėr librin njėherė: mė njofto ditėn kur do dalė nė Tiranė, t’u them njerzve tė mi, mos mbeten pa blerė. Urime, zoti gjeneral! Pas ca ditėsh, mė thirri e shoqja. Vajta. Gjenerali rrinte ulur e shikonte njė film me kartona, me luftė. Plaku dukej hundė e buzė.
- E lexove librin e tim shoqi, ti Peēo? – mė pyeti gruaja, pa mė dhėnė hiē kafe.
- E lexova me njė tė marrė frymė, moj ti zonjė e gjeneralit - ia prita, - dhe, kur mos kem babanė, mė la pa mend! Urime, si familje! Hajde lib…
- Domethėnė - ma preu pėrruan e lėvdatave plaka, - ti ia paske krehur bishtin?
Hodha sytė nga gjenerali. Ay sikur s’qe fare aty. Vazhdonte tė shikonte filmin.
- Unė, moj zonjė, veē e lexova e nuku bėra asgjė tė keqe. E nuk e kisha veten nė dorė tė mė pėlqente, apo jo. Ėshtė faji i shkrimit, qė mė bėri ta pėlqej. Qė nga dita, qė e lexova… Po ajo nuk i hante lavdet, si gjenerali.
- Shiko, Peēo - mė tha. Unė kam dy djem, qė i dua si dritėn e syve. E nuku dua tė m’u ngasė qimen njeri! Im shoq, le tė rrijė gjeneral! Na dashka dhe shkrimtar ky, tashi!
Gjenerali u ngrit mė kėmbė.
- Ta thashė e po ta them: ėshtė detyrė tė dėshmojmė - shfryvi ay. Ay qė mė torturonte tė ketė frikė e jo unė. Pa ekzagjerim, bre Peēo, njė seancė tė tėrė mė ka marrė nė pyetje, ay me kėmbė nė dysheme, unė me kėmbė nė tavan! I varur! Tė dy formonim njė fand spathi. Dhe e dinte qeni, tė vėrtetėn, qė asnjėrit pe nesh nuk i pat vajtur ndėrmend ta sulmonte Enver Hoxhėn me tankse e me topa. E kėto do t’i them. Mė vjen turp nga njerėzimi, nga bota demokratike…
- Nuk tė le njeri t’i botosh ato kujtime! - ia priti zonja. Na lerė tė vdesim rehat. E di ti, se ku ėshtė ay hetuesi yt sot? Nė Kėshill tė Drejtėsisė, a mė lart, mė duket. Gjykatėsi ka ardhur nė dy seminare, kėtu nė Vashington, e burri im kėrkon t’i heqė petėt… Tė na hapė luftė. Plaka dridhej nga gogoli qė ish nė mes tė njė bostani, mijėra kilometra larg.
- Nuku dua tė hyj nė punėt tuaja familjare - u thashė shtruarė, - po ju, tashi keni marrė nėnshtetėsi amerikane, tė vendit mė tė sigurtė nė botė. Kush pyet nė Shqipėri pėr kritika! Sot atje batėrdisin Presidentin, ministrat…
- Nuk janė pėr t’u patur frikė as Presidentėt as ministrat, - ulėriu zonja. Tė vėrtetat e llahtarshme, janė tė hetuesave, tė prokurorėve!
- Ato qė shkruani ju, o zoti gjeneral, a janė tė vėrteta? - u sigurova edhe njėherė unė.
- Tė kulluara! - ma priti ai. E unė do t’i botoj, se mė vjen turp nga bota demokratike! - shtoi me njė qėndrim historik dyke dalė jashtė. Zonja mė vuri tė betohesha, qė nuk ia kisha dhėnė dorėshkrimin njeriu. E mė kėrkoi tė mos ia zija nė gojė as gruas time.
- Tė gjorėt ne, qė kujtuamė se hallet muarė fund! - tha plaka dyke mė pėrcjellė deri jashtė e dyke mė porositur tė gjeja pėr gojėn njė kyē tė madh. E me ca sy qė dukshin sikur nuk kishin mė bebėza, por vetėm tė bardha, vėshtronte e gjora, sa mė tė majtė mė tė djathtė tė Fresh Pondit!
Ca ditė mė pas, gjenerali e pa limuzinėn time qė nga kafeneja e ma bėri me dorė. Parkova e bashkova gjeneralin.
- Tėrė kundėr, po unė do ta hap atė kapak! - mė tha.
- Mė bėhet qejfi, zoti gjeneral, - iu bėra krah unė. E the vetė, e ke pėr detyrė para demok…
- Megjithatė - ma preu, - kam vendosur t’u bėj lėshime. Gruas i ka ikur gjumi e djemve oreksi. Fytyra e fundit, qė ka parė ime shoqe, ka qėnė ajo e hetuesit tim. Unė po merresha me valiēat e ai i qėnka afruarė e i paska folur. “Po shkoni nė Amerikė, ėh? Me kėta aeroplanė, tani njeriu vjen kollaj e tė gjen edhe atje”. I ka futur llahtarin. Do pėrdor iniciale. Kam frikė o Peēo, mos bėjnė ndonjė marrėzi djemtė. Ai i vogli e ka kaluarė atė lodrėn e fėmijėve. Po e ka kaluarė keq, ama! Ay edhe tė vret.
- Thua t’u bėjė gjė atyre qė tė torturuanė?
- Jo atyre! Kam frikė mos tė bėjė gjė ty!
- Muuuaaaa?!
- Ty, ty! Kushedi ē’u ka pėrrallisur ajo, tutkunia ime!
T’ėmėn, ē‘budallenj mban mbi kurriz kjo botė! Vetėm pse e kisha lexuarė, mė rrezikohej jeta! Gjenerali nxorri dorėshkrimin mbi tryezė. Pastaj u ngrit dhe dolli jashtė kafenesė. Libri tashi qėndronte pėrpara meje, si njė kafshė e rrezikshme. Plaku u kthye.
- Hodha njė sy rrotull, se kushedi, - mė tha me pėshpėrimė. Dėgjo, tashi: hetuesit, qė mė varte kokėposhtė, ia kam ndryshuarė inicialet, dyke i vėnė mė parė mbiemrin. Tani ay quhet T.P. Ndihmėsin e tij, nga C.L. e kam bėrė L.C. Prokurori qė e kish emrin dhe mbiemrin njėsoj, mė futi nė telashe. Ay e kish K.K., por, po ashtu dilte edhe po t’ua ndėrronje vendet. Thashė njėherė ta bėj L.L., por gėrmat qenė shumė afėr dhe lexuesit mund ta kuptojnė, prandaj u shtyva tej dhe e quajta S.S.
- Mirė e ke bėrė, po do dukesh shumė i ashpėr, gjeneral! S.S.-ja, tė kujton nazisėt, ėh?
Tashi edhe gjenerali filloi tė shikonte pėrqark me dyshim njerėzit pa tė keq tė Rixhvudit.
- Mirė thua, po e bėj T.T… Jo! Mė tingėllon si revole ruse! Po e bėj V.V… Mė tregoi edhe inicialet e pėrmbysura tė trupit gjykues. Unė ia miratova tė tėra ndryshimet.
- Tashi, - i thashė, - nuku tė zėmėrohet njeri. Por unė them, qė edhe diktatorin ta kesh me iniciale. Mos e quaj E.H., por H.E. e kėshtu je, si i thonė, brenda stilit!
- Ēfarė stili!? Enver Hoxhėn, e njohin tė tėrė!
- Nuku ka gjė, - ngula kėmbė unė. Ti bėj tėnden. Thuaj H.E, pa lexuesit, po tė duanė, le ta marrin vetė pėrgjegjėsinė! Dėshmia kėshtu, del tronditėse tamam. Edhe stili ruhet. M’u duk se jashtė portės sė kafenesė pashė djemtė e gjeneralit. Nuku isha shumė i sigurtė, por kjo mjaftoi, qė tė mė ikte qejfi i ndreqjeve. I kėrkova lejė plakut dhe dola. Nuku pashė asnjeri tė dyshimtė pėr rreth. Kur hapa limuzinėn, se nga u shfaqnė, nuk e mora vesh, por m’u ulnė prapa, qė tė dy ata. Ngriva.
- Duamė tė pimė kafe me ty, Peēo, - tha i madhi, sterrė nė surrat.
- Prishur mos qoftė dhe kafetė do t’i paguaj unė! - thashė. Bėra tė nis limuzinėn. Atyre limuzina u dukej se i kish dėnglat e mėdha, prandaj mė thanė ta lija ku e kisha parkuarė. Do shkonim me tė tyren, njė xhip i madh bojė kafe.
- Ti je i vetmi qė i ke lexuarė ato budallallėqet e babait tonė, - nisi qė rrugės i madhi, teksa vėshtronim varret e lagur mė tė dy anėt e udhės sė shpejtė Xheki Rabinson. Po fut hundėt shumė, nė punėt e familjes. Ē’farė kėrkon? Jemi rritur nė internim, pėr shkak tė babajt. Ėshtė tjetėr gjė tė rrish nė birucė e tjetėr tė punosh katėrmbėdhjetė orė nė pikė tė diellit! Tashi, nuku duamė tė merret vesh, qė ai ka shkrojtur kujtime. Epo, tė dridhesh nė mes tė Amerikės, se ke lexuarė njė libėr! U pendova qė u vajta pas, po ish vonė. Asnjeri nuku do tė mė besojė, se as unė vetė nuk arrij ta besoj tashi, po kjo qė do them, nuk ėshtė ėndėrr, ja kur mos i kem tėrė! Tė mė marrin, or tė keqen, e tė mė shpjenė nė njė magazinė frutash, ku punonte si hamall njėri pe tyre. Nė magazinė nuku gjeje xhan-xhin! Vetėm ne tė tre. Shqiptarė safi qė tė tre, po ama qė na ndante thika: unė, qė kisha mėsuarė historirat ngjethėse dhe ata, qė deshnė, qė unė t’i harroja ato. Mė futnė nė njė tė ndarė, ku kish vetėm arka pllastike e asnjė penxhere, ku ata e unė do tė ulėrinim e s’do na qasej njeri! “T’ėmėn, mė vranė!”, thashė me vete e aty m’u pėrfytyrua ime shoqe me tė zeza dhe guri i varrit: “Vdekur nė Nju Jork, mė..” Mė pyetnė a kisha bėrė kopje nga libri i babajt, u thashė jo. Mė pyetnė a kisha folur me njeri mbi librin e gjeneralit, u thashė gjene jo. E tė dy nuku m’i ndanin sytė. Tėrė thelbi ish tė merrnin vesh kush bėnte nė Shqipėri lojėra politike, pėr t’i vėnė kėmbėzėn shokut qė po ngjitet pėrpjetė. Demek: futim njė njeri- (mua) - te njė i vojtur, - ( gjenerali) - ai i vojturi boton kujtimet, kujtimet gėrmojnė nevojtoret, qė tė nisin tė pėrhapin erėn dhe hop! Iu arrit qėllimit! Ku nė tė s’ėmės, gjenerali na qėnkesh ulur nė tryezė me penėn mbi letėr, njė javė pasi isha kthyerė unė nga Shqipėria! Tė gjitha kėto dėshmonin, se porosinė pėr gjeneralin, e paskėsha sjellė unė! De, o pikė e zezė!
- Kemi pyetur nėpėr agjensitė ajrore, - ngulte kėmbė i madhi. I vogli, ai qė kish kaluarė keq atė lodrėn e fėmijėve, mė pėrfshiu pe kravate. I vinte era qepė.
- Mos ma trajto si zonjė, kėtė surrat, - i hoqi vėrejtje vėllajt e m’u kėthye: Unė t’i heq brekėt nga koka, dėgjon?! Thuaj, kush tė ka futur? E pa mė lėnė tė tregoja kush mė kish futur, vazhdoi: - Se mos ke bėrė kopje! T’ėmėn-o, sikur nuk ishin rritur nė internim, po sikur kishin studiuar nė Moskė, si i ati! Po kėta, nė shkollat e hetuesve, kėta! Thashė njėherė t’ia mbathja, po nuku dija a kishin armė me vete. As krisma nuku do dėgjoheshe, ikje pėr dhjamė qeni e nuku tė paguante njeri! Bagazhi i maqinės bojė kafe ish i madh dhe njė kufomė me vrimė nė kurriz, futej kollaj, po t’ia mblidhje cazė kėmbėt. Rraha t’i bindja. U thashė, qė mua nuku mė kish njeri nė hesap e gjenerali qe burrė i nderuarė dhe i matur e nuku do pranonte kurrė tė shtyhej nga njė ēunak, si unė. S’mė besonin. U premtova, qė nuku do ta takoja mė gjeneralin. U betova qė nuku do sillja mė, kėmbė pasagjeri nė Rixhvud, e nuku do shkelja atje as me rrota, as me kėpucė! Mė lidhė kėmbėt me njė litar e me njė vinē tė vogėl, mė ngritnė kokė poshtė e kėmbėt lart, drejt tavanit. “Erdhi fundi”, thashė dhe, turp-nder, ulėrita. I shava nga nėna, nga zonja e gjeneralit, pėr tė cilėn kisha shumė respekt, kur i kisha kėmbėt pėrdhe. Ata as u fyenė e as e prishnė terezinė. Gjaku erdh e m’u mblodh i tėri nė zverk, faqet m’u frynė. U betova qė po tė shpėtoja, po tė shpėtoja …, dorėshkrim, jo e jo, po as libėr me autor tė vdekur, nuku do zija me dorė. E kur dhimbja u bė e padurueshme, u betova, se po tė mbetesha gjallė, do i vija zjarrin njė librarie. Mė lanė ashtu nja njėzet minuta. Kuptova se, qė vdekja tjetrit t’i duket mjaltė e tė tė thotė faleminderit, duhet mė parė ta varėsh nga kėrcinjtė. Por nuku ndodhi asnjė vdekje. Mė thanė qė do mė zbrisnin pe andej, vetėm po tė thoshja sė paku njė emėr.
- Vetėm ta shpik kot! - u thashė, me zorrėt te goja.
- Nuk ka gjė mė tė ndyrė bre, se kur ti nuku hap gojėn, ngaqė nuku di ē’tė thuash e tė tjerėt ta marrin pėr heroizmė!
- E pleqėsuanė njėri me tjetrin aty mė tej dhe erdhnė e mė zbritnė nga vinēi. Mė nxorrėn me makinė jashtė oborrit. I vogli zbriti tė mbyllte portėn dhe mė tha tė hidhesha pe makinės. Doli llaf, kėtu apo nė Shqipėri, pėr ato qė kanė ndodhur e pėr ato qė ishin shkrojtur, do tė tė hamė megjithė lecka, - tha i vogli, qė kish hequr lodrėn. Kėtu jemi gjene! Nuku harrojmė ne, or jo! Unė kujtova se s’do harronin ata kriminelėt, qė u kishin sfilitur babanė, kėta hajvanėt, nuku do mė harronin mua! Mua, qė vetėm sa u hodha njė sy fletėve, qė pat nxirrė i ati! Pas asaj mbrėmje, mė bėhej sikur mė futnin pasagjerė tė mė provokonin. Kur dėgjoja tė mė flisnin pėr Spaē e Burrel, shtėrngoja timonin, humbja qafėn mes supeve e u thosha:
- Eh, tė shkuara tė harruara, ato! U bė, ē’u bė, le t’i harrojmė. Tashi jemi tėrė ushtarė tė kombit. E ushtarėt e vėrtetė, vėshtrojnė vetėm pėrpara, - pėrsėrisja njė gjeneral qė kėtė se ku e kish thėnė e unė, se ku ia kisha lexuarė!
- Jo po, nuku duhen harruarė! - ngulnin kėmbė pasagjerėt.
- I madh ėshtė ai qė harron! - ia ktheja unė, shoferi.
- Jo po, ka ca qė e lanė vendin, erdhėn kėtu e po shkruajnė kujtimet. E bravo u qoftė! - avazin ata.
- Nuk njoh asnjėrin nga ata, pėr kokė tė fėmijėve! - ua ktheja unė. E po kohė e mirė sot, ėh? Tė gjitha kėto telashe nga ai libėr i mallkuarė! Njė natė po e njė natė jo, mė dilte nė ėndėrr vinēi. Gjėmoja nė gjumė! Njė ditė shpėtova pėr qime nga njė xhip bojė kafe, qė m’u sul pėrsipėr e pastaj u zhduk. Bėj be qė ishin djemt’ e gjeneralit.
Ma thanė copė, bre: ata nuku harrojnė!

16/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com