Albatlanta

Shija e nje endrre te keqe Nje urdher jo i zakonshem pas darke: c'fare mund te shkoje gabim? Nga Veton Surroi - vijon -
Nga Veton Surroi
9. Ne te perfunduar darken, shefi u kishte urdheruar te enderronin. Urdheri ishte i prere, jo nje pershendetje per nate te mire, gjume te embel e endrra te mira, por nje kerkese qe te shohin endrra, gjegjesisht endrra te keqia. "Enderroni sonte per te gjitha mundesite me te keqia ne kete proces dhe me raportoni neser. Me tregoni krejt cka mund te shkoje keq ne Prishtine, e krejt cka mund te shkoje keq ne Beograd gjate muajve te ardhshem. Uluni, shkruani endrrat e i bisedojme neser". Ishte gjysma e dyte e nentorit te vitit 2005 dhe ekipi i ndermjetesve tashme kishte bere takimin e pare ne Prishtine e takimin e pare ne Beograd. Ahtisaari, poashtu, ishte takuar me disa prej shefave te diplomacive kyce, si dhe me Solanen. Ne Prishtine i kishte pritur nje dite gri, e ftohte dhe zhurma e gjeneratoreve. Ne takimin me ekipin negociator kosovar, kishin degjuar pothuajse vetem nje fjali, te peshtjellur me forma te ndryshme: "Ne jemi duke zhvilluar negociata me bashkesine nderkombetare lidhur me statusin e ardhshem te pavarur. Pavaresia eshte e panegociueshme". Ne Beograd, kishin degjuar poashtu nje fjali, te pershtjellur me forma te ndryshme: "Ne jemi per nje proces negociator, por nuk jemi per nje proces negociator ku teme trajtimi eshte pavaresimi i Kosoves". Ne Beograd nuk ndihej zhurma e gjeneratoreve. Ne te pershendetur pas takimit te pare, ministri i Jashtem i tha delegacionit se do te ishte mire qe procesi negociator te vazhdonte disa vjet ("deri sa te gjithe te jemi gati te hyjme ne Europe"). Ne Prishtine, me te perfunduar takimi i pasdites me delegacionin kosovar, njeri prej anetareve do t'i thoshte ndermjetesve se me mire do te ishte qe te mos behen shume negociata. "Do te ishte me mire te na e njihnit pavaresine, e pastaj bejme negociata te gjata per keto pune qe kane mbetur". Ne t'u kthyer nga ky takim e duke shkuar per ne darke ne hotel, shefit i ra ne mend qe te kerkoje shenimin e enderrave. 10. Raporti i enderruesve te endrrave te keqia: Prishtina Jostabiliteti, tashme tradicional, politik i Prishtines ka mundesi te lekundet edhe me. Semundja e kryetarit Rugova tashme ka hapur tri pikepyetje. E para, eshte e lidhur me mundesine e tij fizike per te qene pjese e negociatave. E dyta, lidhet me ndikimin qe mund te kete ne ate qe mund te jete lufta per kreun e LDK-se. Dhe e treta, lidhet me ndikimin qe mund te kete ne kreun institucional te vendit. Qeveria tregon shenja te qarta te paralizes dhe te shembjes nga brenda ndersa acarimet politike do te vazhdojne, posacerisht brenda dhe rreth Kuvendit, ku kryetari i tij qartazi tregon mungese aftesie per te qene faktor unifikues. Mungesa e dinamikes politike tashme percillet edhe me forma te tjera qe godasin stabilitetin. Greva e filluar e arsimtareve ne tetor kane qene shenja se toleranca e qytetareve ka mberritur skajin dhe se kredibiliteti politik i institucioneve eshte ne renie te shpejte. Forma, deri me tani, me e rrezikshme eshte ajo e dhunes se fokusuar. Bombat e vendosura ashtu qe te mos kete viktima mund te jene shenja paralajmeruese te grupeve te dhunshme se do te aktivizohen gjate procesit negociator nese ai shkon ne disfavor te tyre. Per me teper, qe nga vera ministria e Brendshme e Serbise ka aktivizuar tere efektivin e vet ne Kosove ne gjendje pak me te ngritur gatishmerie. Ky demonstrim muskujsh mund te vazhdoje pergjate procesit negociator, edhe me forma te tjera, perfshire akte te dhunes. Konfliktet mes forcave politike ne Kosove mund te rezultojne ne paralizimin e Grupit Negociator, gjegjesisht ne bllokimin e kapacitetit te tij vendimmarres. Ecja e ngadalshme, apo ndalja e negociatave, nga ana tjeter, do te thote ftese grupeve te dhunshme qe fillimisht me demonstrim e pastaj edhe me akte te dhunes, te ndikojne ne pershpejtimin e arritjes ne finish. 11. Raporti i enderruesve te enderrave te keqia: Beogradi Jostabiliteti, tashme tradicional i Beogradit, ka mundesi te lekundet edhe me. Raportet mes Tadiqit dhe Koshtunices do te jene konfrontuese, duke shfrytezuar cdo shkas. Arrestimi i Ratko Mlladicit e thellon kete hendek edhe me, duke nxjerre ne shesh edhe nje konflikt te brendshem ne ushtri, mes gardes se vjeter dhe "aspiranteve te NATO-s". Garda e vjeter, e mbledhur ne ushtri, Kishe dhe sherbimet sekrete do te marre bekimin intelektual te rrethi te vjeter akademik- nacionalist per veprime destabilizuese ne Kosove. Veteranet e operacioneve klandestine ne Kroaci do te krijojne skenare "Pakrac" (inskenime dhune qe eskalojne ne konflikt te hapur) ne dy lokacione te Kosoves qendrore. Brenda ketyre skenareve, evakuimi eventual i serbeve te Kosoves do te krijonte realitetin e ri ne terren dhe mundesine e ndarjes territoriale te Kosoves si zgjidhje statusore. Presioni negociator mund te rezultoje me rrezim te Qeverise, apo thyerje te ekipit negociator te Beogradit. Procesi paralel i pavaresimit te Malit te Zi e nderlikon edhe me skenen e konfliktit te brendshem politik. Mungesa e udheheqjes politike nuk le shume vend per vendime radikale. 12. Shefi i ka degjuar raportet me kujdes. "Keto ishin enderrat e nje nate. Imagjinoni edhe sa te tjera do te nxirrni ne netet e ardhshme", u tall ai. "Dhe imagjinoni endrren e keqe qe nuk e keni pare deri tani, ate te bashkesise nderkombetare". - vijon - (Neser do lexoni: Bartesi i cantes me skica)
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com