Kthimi dhe Kompensimi i Pronave ish Pronarėve | |||||||||||||||||||||||||||||||
== | |||||||||||||||||||||||||||||||
![]()
|
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ Kėshilli i Ministrave Komiteti
Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit
tė Pronave ish-Pronarėve Nr._______Prot.
Tiranė, mė 16/04/2004
Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave ish - pronarėve
METODIKE
PUNE Faza e dyte
Objekti:
Kthimi dhe Kompensimi i Pronave ish Pronarėve Objekti specifik: Vlerėsimi
ekonomik i tokave Qėllimi:
Pėrcaktimi i kritereve dhe koeficientėve konvertues tė kalimit
nga njė kategori toke nė tjetrėn sipas zėrave kadastrale: tokė
bujqėsore, pyll, livadh, truall apo zonė turistike. I. VLERESIMI EKONOMIK I TOKAVE BUJQESORE I.1. Hyrje nė vlerėsimin ekonomik tė tokės bujqėsore
I.1.1. Motivimi pėr vlerėsimin ekonomik Historikisht,
vlerėsimi i tokės e ka orgjinėn nė vlerėsimin e aftėsive tė saj tė
shfaqura ose vlerėsimet e krahasueshme fizike, sipas tė cilave, pėr ēdo
potencial prodhues kemi pėrgjigje fiziko-kimike reaguese tė ndryshme nė
formėn e njė produkti tė dobishėm (prodhim bujqėsor). Fillimisht,
metodat ishin empirike, por sidoqoftė, nė thelb, sipėrfaqet vlerėsoheshin
nga sa ishin tė afta tė prodhonin dhe nga sa ishin afėr faciliteteve tė
tjera natyrore pėr tė pėrmirėsuar prodhimin. Sot egziston i njėjti
princip por njė vlerėsim thjesht fizik nuk ėshtė njė metodė
objektive pėr tė bėrė njė vlerėsim krahasues tė njė cope toke tė
dhėnė ēka tregon se ai (paraqitja fizike) nuk ėshtė njė matės i
mjaftueshėm pėr vlerėsimin e tokės. Mund
tė permendim disa karacteristika te nje toke qė shkaktojnė kufizime nė
prodhimtarine e saj por e kemi tė vėshtirė tė kthejmė nė vlefta
monetare kėto karakteristika tė cilėt janė tė shifruar nė gjuhėn
agropedologjike dhe agroekologjike. Njė sipėrfaqe toke mund tė ketė
tregues me tė lartė fiziko kimike se njė copė tjetėr toke por pėr
arsye vetėm tė njė faktori « tė fshehtė » i cili vepron nė
tė kundėrt tė shfaqjes sė rendimentit (psh shpėrndarja e lagėshtisė
nė njė periodė vegjetative) fitohet njė rendiment mė i ulėt dhe per
pasoje njė fitim mė i ulėt. Disa kufizime (fizike psh) mund tė lidhen
direkt me rėnien e rendimentit, dmth janė tė dukshme dhe pra, tė
mateshme, por disa tė tjerė shprehen vetėm si keq menaxhim i tokės sė
mbjellė. Nė kėtė kontekst nė kemi nevojė pėr vlerėsimin e
kategorive ekonomike si kosto, fitimi dhe krahasimi i tyre, gjė mjaft e vėshtirė
pėr tė operuar me vleftė (leke)
pėr njė interval cilėsie (psh pH nga 5.6 ne 6.8) Pyetja
kyce qė shtrohet para vlerėsuesve ekspertė tė tokės bujqėsore
ėshtė: Si mund tė masim «fitimin» dhe «shpenzimet» nė kėtė
ekuacion pėrgjithėsues? I.1.2. Cfarė vlerėsuesit (inxhinjerėt agrarė, ndėrtues,
peisazhist dhe ekonomistė) nuk vlerėsojne Eshtė
shumė e drejtė qė sot individėt, grupet apo shoqėritė nuk janė shumė
tė motivuar dhe nuk tėrhiqen nga dėshira pėr tė bėrė ose akumuluar
pasuri por nga dėshira pėr tė bėrė para dhe kjo nuk do tė thotė
aspak qė analiza ekonomike e pasurive (permbledhur toka) nuk ėshtė e
vlefshme. Nga ana tjetėr, ėshtė e drejtė qė sot, paratė janė njė
mjet shumė i mirė kėmbimi por edhe preferenca e shumicės se njerėzve. Kėto
preferenca « jo ekonomike » mund tė shprehen si barriera
absolute ose pjesore pėr sjelljen ekonomike. Nė se kjo ėshtė absolute,
ato kufizojnė mundėsinė e tė pėrcaktuarit si Land Use Type Tipi
i Perdorimit tė Tokės, pra merr kuptim koncepti sa kushton dhe jo
sa do tė fitoj. Nė kėto kushte ka njė binom kundėrshtues: shoqėria (qeveria
ose/dhe fermerėt) tė cilėt deshirojnė qė tė shesin tokėn, pėr qėllime
tė ēfarėdoshme (kupto edhe pėr prodhim bujqėsor) dhe agrovlerėsuesve
tė cilėt mund tė vlerėsojnė vetėm pėr prodhimin bujqėsor. Nė
kėtė kontekst, deri mė sot nuk ka asnjė person ose ekip qė tė ketė
mundur tė bėjė transfertėn nga vlera kimike, fizike, gjeologjike, agro
ekologjike ose topografike nė para, nė mėnyrė tė arsyetueshme sipas ligjeve ekonomike,
veēse arbitraritetit (shembull : 1 pikė pH e barabartė
me 1500 lekė, ky do tė ishte veē abuzim). Pėr mė tepėr asnjė nuk
mund tė parashikojė se si do tė shkoje interesi i shoqėrisė pėr atė
apo kėtė hapėsirė nė rast se shitja e njė copė toke do tė kryhet pėr
qėllime tė tjera veē atij bujqėsor. Nė tė kundėrt, analiza, nisur
nga llogjika se njė rendimenti tė caktuar i takojnė njė bashkėsi
karakteristikash toke tė cilat e kondicionojnė atė (por nuk e
determinojnė plotėsisht) dhe se ai ėshtė i vlerėsueshėm nė treg nė
ēdo kohė dhe mund tė japė njė ēmim toke pėr 1 cikėl prodhimi pra
ėshtė plotėsisht racionale dhe e realizueshme. Gabimi i agrovlėresueseve
konsiston nė aftėsinė, jo komplete, qė ata mund tė kenė pėr tė pėrcaktuar
lidhjen se kėto cilėsi sė bashku japin kėtė rendiment. Kjo lidhje qėndron
nė bazė tė vlerėsimit tė tokės, le tė spjegohemi mė poshtė. I.1.3. Definicioni i pėrshtatshmėrise
ekonomike (ose vlerėsimi i saj) Pėrshtashmėria
ekonomike e njė hapėsirė toke pėr pėrdorimin e saj ėshtė
parashikimi, vlerėsimi i fitimit ekonomik neto pėr njė klient specifik
nė se toka i dedikohet atij pėr ta pėrdorur. Diagnostika e
karakteristikave tė tokės jep cilesinė e tokės por e axhustuar mė pas
me faktorė tė tjerė socialė ekonomikė. Vlera ekonomike e tokės
sipas njė sistemi pėrdorimi tė implementuar nė tė, nuk ėshtė
sinonim i cmimit tė tregut tė saj (land evaluation ėshtė i ndryshėm
nga land valuation) ose e thėnė ndryshe nuk mundet qė tė transferojmė
me njė hap cilėsitė e tokės nė para. Pėrshtatshmėria
ekonomike e tokės varet nga tre tipe faktorėsh:
Vlerėsimi
fillon nga tė dhėnat fizike, i.e. specfikat e tokės e karakteristikat e
brendėshme tė saj tė cilat shprehin cilėsine dhe sasitė e tokės nė
terma fiziko-kimike. Vlerėsuesit
ekspertė nuk marrin pėrsipėr tė vlerėsojnė njė terren bujqėsor nė
se ai del nė treg si njė truall, peisazh turistik ose destinacione tė
tjera atraktive jashtė kornizės sė prodhimit bujqėsor. Ekspertėt dhe
metodika e pėrpiluar nuk merr pjesė nė vendim marrje politike ajo
shpreh strikt vetėm vlerėsimin shkencor duke qėndruar jashtė ēdo
konflikti. I.2. Analiza
ekonomike: potencialiteti agroprodhues
I.2.1. Metodat baze tė pėrcaktimit tė vlerės Metodat
e pėrcaktimit tė vlerės sė tokės janė tė shumta dhe tė gjitha
tentojnė tė arrijne fillimisht njė objektiv : tė gjejnė lidhje tė tilla (llogjika, performanca dhe automatizimi i
tyre pėrbėn cilėsine e metodės) midis cilėsive tė brendshme tė tokės
dhe rendimentit. Rendimenti pėrbėn bazėn e analizės
fianciare pėr vlerėsimin e fitimit vjetor nga ku mund tė llogaritet ēmimi
i tokės. Njė vėshtrim i shpejtė i metodave vlerėsuese egzistuese ėshtė
si mė poshtė : a. Vlerėsimi i tokės bazuar nė
tregun e sipėrfaqeve me karakteristika tė njėjta
Metoda
mbėshtetet nė krahasimin e ēmimeve tė sipėrfaqeve tė afėrta dhe tė
njėjta nė planin e cilėsive fiziko-kimike dhe qė ndodhen brenda tė njėjtės
zonė agro-ekologjike. Principi i
metodes konsiston nė kėrkesė - ofertėn e tregut dhe transferimin e
ēmimit nė sipėrfaqe tė ngjashme me tė.
Avantazhet : (i)
Eshtė metodė e shpejtė dhe nuk ka vėshtirėsi pėr tu
transplantuar. (ii)
Nuk kėrkon vlerėsim agronomik ose ndonjė lloj tjetėr studimi
inxhinjerik (iii) Nuk paraqet konflikte midis shitėsit
dhe blerėsit Disavantazhet: (i)
Nuk aplikohet pėr qėllime tė mirėfillta tė prodhimit
bujqėsor duke qėnė se njė investim i rendesishėm nga blerėsi (nė tė
ardhmen) kėrkon garanci pėr nivelin e potencialiteteve agro prodhuese ēka
nuk fitohen tė dhėna nga transaksioni i kryer dhe nga mėnyra e vlerėsimit.
(ii)
Edhe nė rastin e prodhimit ekstensiv bujqėsor blerja nuk
siguron asnjė
informacion mbi
te ashtuquajturen « pershtashmeri bujqesore te tokes » (Land Suitability)
dhe se ēmimi nuk eshte konform potences agronomike. (iii)
Nuk aplikohet dot ne rast se nuk kemi nje treg toke
transparent, intensiv, per nje periudhė
shumė vjeēare dhe tė konsoliduar. Aktualsht, nė vendin tonė nuk kemi
njė treg tė zhvilluar toke, ndonėse nė dy tre vitet e fundit janė
realizuar rreth 3500 transaksione. (iv)
Gjeografia e shpėrndarjes sė shitblerjes sė tokės bujqėsore
ėshtė e kufizuar; ajo egziston vetėm nė zonat bregdetare dhe nė sipėrfaqet
e tokave brenda vijės sė verdhė. Keto tė fundit, synohet qė tė
kthehen nė truall ndėrtimi. (v)
Vlera e transaksioneve nuk pasqyron realitetin pėr arsye tė
fshehjes sė aplikimit tė tarifave tė larta tė transfertės sė pasurisė
nė zyrat e rregjistrimit. b.
Vlerėsimi i tokės i bazuar nė
cilėsitė e brendėshme tė saj Nė
bazė tė kėtyre cilėsive vendosen intervalet e « pėrshtashmėrisė »
pėr treguesit mė tė rėndėsishėm fiziko-kimike duke u dhėnė atyre
nota (nė njė sistem tė mbyllur pikėsh) tė cilat tė vėrtetuara
eksperimentalisht marrin njė ēmim reference. Avantazhet: (i)
Vlerėsimi ėshtė real dhe i vlefshėm nė rast tė njė
rajoni tė pa aksidentuar ku vėrehet
nje lloj lineariteti tė cilėsive kryesore. (ii)
Vlerėsimi bėhet automatik duke futur vetėm tė dhėnat
specifike tė sipėrfaqes sė marrė nė studim (Automated Land Evaluation
System)
Disavantazhet: (i)
Teknollogjia
e pėrdorur duhet tė jetė e lartė, speciale dhe si pasojė teknika e
vlerėsimit ėshtė e shtrenjtė. (ii)
Duhen
analiza korrektuese si dhe shpesh duhet ndryshuar skema e intervaleve pėrgjegjėse
tė tė dhėnave dominante. (iii)
Nuk merr
parasysh vlerat qė i shtohen tokės si pasojė e proceseve dhe
zhvillimeve socialo-ekonomike dhe nė veēanti tė transformimit tė
mjedisit, infrastrukturave dhe strategjive tė zhvillimit. c. Vlerėsimi i tokės bazuar nė tėrėsinė e faktorėve qė ndikojnė
nė prodhimtarinė e saj Eshtė
njė metodė qė vlerėson potencialin agronomik tė shfaqur tė sipėrfaqeve
por duke vlerėsuar gjithashtu edhe infrastrukturat egzistuese,
potencialet e zhvillimit teknologjik, nivelin e zhvillimit ekonomik tė
rajoneve bujqėsore, strukturat e mbjelljeve tė gjitha kėto nėpėrmjet
koeficientėve korrektues. Avantazhet:
(i)
Eshtė metoda mė e saktė e cila pėrmbush nė nivelin mė
maksimal vullnetin e shitėsit dhe tė blerėsit, (ii)
Metoda rezulton nė njė shifrim korrekt tė tė dhėnave
dhe cilėsive tė saj agronomike, (iii)
Merr nė konsideratė te gjithė elementėt e zhvillimit
social dhe ekonomik. Disavantazhi
i vetem i metodės nė fjalė ėshtė vėshtirėsia e
interpretimit dhe korrektimit tė tė dhėnave. Pėr kėtė ėshtė e
nevojshme qė metodika tė shoqėrohet me shumė tabela llogaritjesh dhe
koeficientėsh tė cilėt pėrpilohen pėr ēdo rajon bujqėsor. I.2.2. Metodologjia e pėrcaktimit tė vlerės sė tokės
Pėr
vetė kushtet specifike tė vendit tonė, konflikti i zgjatur ndėrmjet
shtetit dhe ish-pronarėve, na duket mė e drejtė tė operohet me metodėn
e vlerėsimit tė kombinuar tė faktorėve potencialė agro prodhues dhe
kushteve tė zhvillimit shoqėror. Kjo metodė ėshtė e aplikuar nė tė
gjithė vendet perėndimore dhe ėshtė e vlefshme vetėm pėr vlerėsimin
e tokės bujqėsore nė ēfarėdo kushtesh aktuale tė destinacionit tė
saj. Mė saktė, edhe kur sot toka bujqėsore ėshtė pėrdorur (ose pėrdoret
dhe/ose mendohet tė pėrdoret) pėr qėllime tė tjera, kjo metodė ėshtė
mė efektivja. Nė rastet e vlerėsimit tė trojeve, pyjeve, kullotave,
baseneve turistike, sipėrfaqe tė lira afėr parqeve kombėtare etj,
duhet ti referohemi metodave tė mėposhtme tė cilat janė pėrpiluar
posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Principi i kėsaj metode
konsiston nė llogaritjen e fitimit vjetor tė tokės dhe mbi bazėn e tij
mund tė llogarisim ēmimin e saj sipas mėnyrės sė kapitalizimit tė
fitimit. Pėr tė gjetur fitimin ėshtė e domosdoshme
tė gjejmė sė pari rendimentin, koston pėr realizimin e tij, tė
ardhurat qė merren nga prodhimi pėr njėsi sipėrfaqeje, fitimin dhe
pastaj kapitalizimin e tij. Metoda
ka disa etapa studimi dhe llogaritjesh tė cilat janė tė detajuara mė
poshtė: 1. Vlerėsimi
(dokumentar) i prodhimtarisė sė tokės Pėr
tė arritur nė produktivitetin ekonomik tė njė sipėrfaqe ēfarėdo
toke duhet qė fillimisht tė llogarisim se sa ėshtėsasia e prodhimit qė
merret nga njė njėsi toke gjatė njė periudhe 3 vjeēare. Nė pėrcaktimin
e rendimentit tė tėrėsisė se kulturave te mbjella te cilat perbejne
medianen e struktures se mbjelljeve te rajonit bujqesor ka disa mundesi.
Menyra me e mire per te percaktuar rendimentin do te ishte ajo e marrjes
ne konsiderate e prodhimtarise se shfaqur, pra rendimentin e marre
praktikisht ne nje siperfaqe perfaqesuese te zones per nje periudhe te
gjate dhe te vazhdueshme kohore. Keshtu,
per te marre te dhena per rendimentin kemi marre ne analize 10 vjet dhe ne
kete interval perzgjidhen tre
vjet, te vazhdueshem ne te cilet eshte siguruar rendimenti me i larte.
Shuma e vlerave pjesetohet me numrin e viteve te marra ne analize dhe
gjejme keshtu rendimentin me te larte te fituar ne siperfaqen qe do te
vleresohet. Tabela
1. Treguesit e rendimentit te realizuar ne Berat
|