Albatlanta

“Kosovės i takon pavarėsia, ne duhet ta mbėshtesim”
Kapo Hoxha, Tiranė
Qeverisja dhe diplomacia shqiptare, jo vetėm se nuk ka arsye pse “t’i mbledhė supet”, por ėshtė nė tė drejtėn e saj tė deklarohet, me zė tė fortė, nė mbėshtetje tė pavarėsisė tė Kosovės. Madje kjo do t’i ēlironte nė ndonjė rast nga mentaliteti i sė kaluarės dhe ato diplomaci tė Evropės qė duket se mbajnė ende ndonjė rezervė. Pėrjashtim bėn ajo Amerikane, e cila ka qėnė e deklaruar qė nga presidenti Willson.
Shqiptarėt kanė dėshmuar nė historinė e tyre se kanė qenė tolerantė, liridashės, kanė respektuar fqinjėsi tė mirė. Prijės tė tij si Teuta, Genti, Skėnderbeu kanė treguar qėndresė kundėr pushtimit romak e atij turk. Kapedanė si Marko Boēari etj., kanė luftuar pėr pavarėsinė e Greqisė. Shqiptarė tė Italisė i zbardhėn faqen Garibaldit dhe u bėnė shkak pėr bashkimin e Italisė.
Nė kėto rrjedha historike s’do tė ishte edhe nė nderin e diplomacisė sė fuqive evropiane si Austria, Hungaria, Italia, Franca, Anglia, Gjermania, Rusia etj., ta ndjejnė si njė borxh qė kanė pėr t’ia kthyer Kosovės.
Ajo bėhet e qartė po tė shpjegohen shkaqet e ndarjes tė saj nga shteti amė.
Sė pari, pėrfundimi i Luftės sė Parė Botėrore me humbjen e Turqisė nga lufta Ruso-Turke solli si pasojė nėnshkrimin mė 3 mars 1878 nė Shėn Stefan afėr Stambollit, njė traktat paqeje, i cili i lėshonte trojet shqiptare Bullgarisė, Serbisė e Malit tė Zi.
Sė dyti, pėrfaqėsuesit e 6 fuqive tė mėdha eropiane mė 13 qershor 1878 u japin troje shqiptarėve: Serbisė: (krahinat e Pirotit, Trenit, Vranjės, Nishit), Malit tė Zi: (Ulqini, Tivari, Podgorica, Plava, Gucia, Rugova, Kalashini), Greqisė: (me njė vijė kufiri ajo qė formonin lumenjtė Kalamas dhe Selemvria, ku pėrveē tokave greke iu dhanė edhe vise shqiptare si Ēamėria etj)
Sė treti, nė kundėrshtim me vullnetin e popullit shqiptar, pas Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės (17 dhjetor 1912) mė 13 mars 1913 u vendos qė Kosova dhe troje tė tjera shqiptare nė veri dhe verilindje t’i kalonin Serbisė dhe Malit tė Zi.
Nė gjykimin tim them se fillimi i mijėvjeēarit tė tretė ėshtė njė kthesė historike e veēantė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė u shpėrbėnė Republika e BRSS-sė apo ish-Jugosllavia, u bashkua Gjermania me rėnien e murit tė Berlinit me dėshirėn e popujve.
Njė dritė ėshtė ndėzur dhe pėr shqiptarėt e Kosovės. Atyre u takon tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre. Kam besim se kėshtu do tė ndodhė!
11/10/2005
KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com