Albatlanta

Dritėroi: Nano, sjellje joqytetare
Interviste e Dritėro Agollit dhėnė "Shekullit"
Shkrimtari i njohur flet pėr Kongresin e PS-sė, zgjedhjen e Ramės, Majkos dhe ndėrhyrjen e Nanos
Dritėroi: Nano, sjellje joqytetare
Shekulli
TIRANĖ - Njė ditė pas pėrfundimit tė kongresit tė PS-sė dhe zgjedhjes ss dyshes sė re drejtuese, Rama-Majko, shkrimtari i njohur dhe njė nga personalitet e PS-sė, Dritėro Agolli, shprehet nė njė intervistė pėr “Shekullin’’ se i sheh me optimizėm kėto zhvillime tė reja. Ai e cilėson Ramėn njė kryetar qė do tė bėjė njė parti tė fortė, ndėrsa pėr Nanon mendon se ai nuk u soll nė mėnyrė korrekte dhe qytetare.
Zoti Agolli, ēfarė opinioni keni mbi zhvillimet nė PS pas Kongresit tė Jashtėzakonshėm, zgjedhjes sė kryetarit Edi Rama dhe Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Pandeli Majko?
Nė fakt, edhe unė nuk kam qenė nė atė kongres, pasi kam qenė i sėmurė. Por, me sa kam dėgjuar nė TV, unė jam brenda kėtyre zhvillimeve, i njoh dhe i kam i ndjekur. Mendoj se ky ndryshim nė PS pritej qė duhet tė bėhej dhe ashtu ndodhi qė u bė. Vetėm se nuk duhet tė ndodhte kėshtu. Rrugėt kanė qenė tė ndryshme tė propozimeve; njėra palė thoshte parimin “Njė anėtar, njė votė”, tė tjerėt thonin qė delegatėt vetė ta zgjidhnin kryetarin dhe Sekretarin e Pėrgjithshėm. Por, tė dy rrugėt janė demokratike dhe nuk kanė asnjė normė jodemokratike. Domethėnė, kėto janė rrugė kėshtu si nė tė gjithė Europėn; njėra palė e zgjidh kėshtu, tjetra ashtu. Kėtu u ndėrlikuan problemet me zgjedhjen e delegatėve tė kongresit qė u zgjodhėn sipas oreksit tė disave qė ishin nė atė kongres, nė krye tė PS-sė, ndaj dhe ndodhėn ato gjėra. Ashtu si ndryshojnė gjėrat edhe delegatėt ndryshuan gjatė kėtij procesi fitoret, dėshtimet. Ishin po ata delegatė qė ishin kundėr ndryshimeve dhe u bėnė pro tyre. Kėshtu qė ata vetė ndryshuan dhe vetė zgjodhėn atė qė donin si kryetar tė PS-sė, Edi Ramėn edhe sekretar Majkon. Tė dy janė personalitete tė shquara tė PSp-sė. Njerėz qė e kanė treguar veten nė krye tė qeverisjes si Rama, qė Tirana ėshtė pothuajse si kryeministri dhe ai ka ditur tė drejtojė punėt, tė rritej kryeqyteti, tė ndryshonte. Ne tė gjithė e dimė qė Edi Rama i ka dhėnė nė kėtė fushė drejtimit tė Tiranės dhe mendoj se do tė dijė tė adaptohet me ndryshimet. Ndryshe ėshtė tė drejtosh njė administratė, ndryshe njė parti.
-Por, ka pasur mosbesim…
…dhe, kėtu ka qenė edhe ajo frika… Jo frika, por dyshimi, sepse ai, Edi Rama, ėshtė i zoti nė qeverisjen e njė qyteti. Por, do tė jetė vėshtirė nė drejtimin e njė partie, sepse eksperienca e tij nuk ėshtė si nė kėtė fushė; edhe ka qenė ministėr i Kulturės dhe nė kėtė fushė tė drejtimit konkret ka qenė dhe ėshtė shumė i zoti. Por, njerėzit dyshonin, vallė do tė dijė tė drejtojė nė kėtė fushė krejtėsisht politiko-ideologjike e organizative tė njė partie tė madhe si PS-ja?! Edhe unė nė fillim tė kėsaj fushate mendoja se do tė ishte mė mirė qė Edi Rama tė drejtonte nė qeverisje tė vendit se sa njė parti. Dhe, kėshtu edhe kam shkruar, duke ēmuar ato merita shumė tė mėdha tė tij nė ekonomi, tė zhvillimit ekonomik tė njė qyteti, qoftė edhe tė pamjes dhe kisha njė farė dyshimi… Pėrse tė deziluzionohej duke u hedhur nė njė fushė tjetėr drejtimi, dėshėprimi se mund tė kishte edhe ndonjė dėshtim? Ndaj dhe kėshtu e kisha menduar, por pastaj me mendjen time thashė qė mė mirė qė u zgjodh, sepse ėshtė i zoti, njeri me kulturė dhe njeri qė ka ideale e me energji e fantazi tė madhe, qė mund tė drejtojė fare mirė partinė, ta nxjerrė nė njė rrugė mė tė sigurt drejt fitores. Ai ėshtė njeri me ideale dhe qė i vė nė zbatim, nuk ėshtė llafazan apo njė mulli qė bluan vetėm fjalė, por bluan bereqete, jo kot qė bluan si mulliri qė nuk nxjerr asgjė. Ky ėshtė njeri qė nxjerr miell, prodhon. Ky njeri ka aftėsi tė mėdha dhe vetėm fjalėt e tij, qoftė nė atė qė paraqiti programin, qoftė nė fund, kur tha qė unė do tė jem i zoti qė nga 60 mijė ta ēojė nė 120 mijė anėtarėsinė. Ua kaloi edhe tė gjithė tė tjerėve qė flisnin gjatė dhe qė i hidhnin frazat sikur ishte pėr t’u zgjedhur deputetė, jo si pėr atė auditor qė do tė zgjidhte kryetarin. Edhe nė fjalimin e tij u duk se ishte njeri me mendje e fantazi, konkret nė veprim, jo fantazor, por njeri me fantazi. Ma merrte mendja qė do tė drejtojė.
-Si e vlerėsoni gjendjen nė PS?
Kjo qė ndodhi me PS-nė nuk ėshtė ndonjė krizė, pėrkundrazi edhe partitė e tjera duhet tė marrin shembull nga kjo parti e tė ndryshojnė, sepse flitej qė jo po shpartallohet, jo po u copėtuam, jo u bė kjo, jo andej, jo kėtej! Tė jesh si ato parti qė kanė po ata drejtues si 15 vjet me radhė dhe me atė mėnyrė drejtimi… Ato janė parti tė pareformuara. Si nė botė qė “ngjasėn” tėrmete, vullkane, pėrmbytje. Nėse nuk do tė kishte tė tilla, nė bazė tė ligjeve tė zhvillimit tė fizikės, toka nuk do tė ishte, nuk do tė jetonte. Kėto copėza tėrmetesh e vullkanesh tė PS-sė janė ato qė e ēojnė drejt njė zhvillimi, njė pėrparimi tė saj dhe gjithnjė kjo parti ka dhėnė shembullin se si tė evoluojnė edhe partitė e tjera e tė mos mbeten nė status quo. Unė nuk jam pėr ata drejties qė nuk ndryshojnė, qė nuk shohin qė populli, qytetarėt, njerėzit e thjeshtė ndryshojnė, ndėrsa kėta mbeten nė bisht, si bishtistė, qėndrojnė nė bisht tė karvanit tė popullit, jo nė krye. Madje, drejtuesit duhet tė ndryshojnė shumė pėr tė drejtuar popullin. Sepse, ka njerėz qė ndryshojnė, pavarėsisht tė majtė apo tė djathtė. Kėshtu qė unė mendoj se Edi Rama do ta drejtojė me energji tė reja PS-nė dhe do tė bėjė njė parti tė fortė, por kjo nuk duhet tė merret si njė drejtim i ngushtė i kryesisė dhe i KPD-sė. Kjo duhet tė merret nė tė gjitha hallkat e partisė, ato duhet tė ndryshojnė, sepse nuk funksionojnė, celulat qė u themi ne, kudo qė janė nė lagje, kuotat nuk paguhen… Madje, edhe unė qė isha njė njeri shumė i rregullt nė pagimin e kuotave kėto kohėt e fundit qė nuk kam qenė shumė nėpėr mbledhjet edhe unė i kam lėnė pas, jo tė tjerėt. Tė gjithė kėto janė nė dukje si tė thjeshta, por qė kėtu filon edhe organizimi dhe Edi Rama bėri mirė qė tha qė do tė shkojė nė terren nė fundjavė.
-Besoni se me Ramėn PS-ja do tė fitojė zgjedhjet e ardhshme vendore, nė 2006-ėn?
Po tė shfaqė tė gjitha ato energji e t’i vėrė nė jetė e t’i vėrė nė lėvizje tė gjitha hallkat e tjera tė kėtij mekanizmi tė madh, tė gjithė kėsaj makinerie siē ėshtė PS-ja, organizmi i gjallė i saj do ta shpjerė nė fitore. Por, po t’i marrė pėrsipėr vetėm ai, zor se bėhet. Duhet bashkarisht, qė secili tė jetė nė vendin e tij dhe nė punėn e tij si nė njė makineri, si njė organizėm njeriu, qė nė nėse paralizohet njė krah, nuk e ndjen mirė veten, edhe njė gisht po tė jetė i tillė nuk je mirė. Nėse e vė nė lėvizje kėtė mekanizėm, fitohet. Kėshtu ndodhi nė vitin 1992 kur fitoi PD-ja. Ajo humbi pasi fituan socialistėt mė 26 korrik nė zgjedhjet vendore. Nuk ėshtė ndonjė ēudi, ēdo gjė ndodh. Nė tetorin qė vjen bėhen zgjedhjet vendore dhe ka kohė pėr riorganizim, pėr t’u forcuar aq mė tepėr qė ka nė krye njė njeri tė fortė, tė fortė dhe me nam nė Evropė. Nuk ėshtė pak tė jesh njė nga 37 heronjtė dhe ky, Edi Rama, ėshtė njė nga ata. E vogėl ėshtė Shqipėria, po ja qė ka njė hero dhe ky hero duhet tė bėjė heroizma edhe nė punėn e fitores sė tij.
-Ēfarė mendoni pėr sjelljen e ish-kryetarit Fatos Nano, ishte korrekte? Nanoja nuk pati sjellje korrekte. Ai tregoi njė papjekuri tė madhe dhe joqytetare, jomorale. Ai duhet qė tė vinte nė kongres, tė thoshte: “vėllezėr, unė bėra sa bėra, u mundova, pata anė qė bashkė me ju kishim fitore, arritje, por shumė gjėra ne nuk i realizuam dhe unė mbaj njė pėrgjegjėsi pėr kėtė dhe dhashė dorėheqjen siē premtova e ju do ta ēoni mė pėrpara se unė. Jo tani tė zėsh e tė shash! Kur shkon nė baltė, rrotat e biēikletės i spėrkasin tė gjithė gjėrat edhe pantallonat e tua… Kur isha i ri ecja edhe unė me biēikletė dhe bėja me baltė, bėja pis edhe veten time”.
11/10/2005
KATEGORIA: Politike
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com