Albatlanta

Kurora e ējerrė e Tiranės
Ardian Klosi
Kurora e Tiranės rrezikohet nga ndėrtimet e pakontrolluara. KKRT e paaftė tė miratojė njė masterplan pėr tė ardhmen e mushkėrisė sė gjelbėr tė kryeqytetit. Aktiviteti bujqėsor e blegtoral nė agoni. Studime rregulluese qė nuk respektohen, shkatėrrim i pėrditshėm i vreshtave dhe ullishtave.
Sa herė flitet pėr tė ardhmen e Tiranės, trajtohen vetėm zona tė caktuara tė saj: kryesisht Qendra, bulevardi kryesor, parku i Shėn Prokopit... Pėrpjekjet e lavdėrueshme pėr tė vizionuar perspektivėn e Qendrės, megjithatė nuk na thonė gjė mbi cilėsinė e jetės sė tiranasve nė njė tė ardhme tė afėrt ose tė largėt. Parku, Bulevardi, Qendra e ndryshuar mund t’i japin kryeqytetit njė pamje tjetėr, mund tė ngrenė vlerat simbolike ose estetike tė tij, por nė thelb s’kanė tė bėjnė me cilėsinė e jetės nė Tiranė.
Kjo cilėsi matet pikėsėpari me mėnyrėn si bashkėjetojnė banorėt e tij ndaj njėri-tjetrit dhe me ruajtjen e burimeve natyrore qė e ushqejnė njė qytet. Bashkėjetesa ėshtė e pranueshme, kur respektohet liria e tjetrit dhe qetėsia e ēdo familjeje, kur madhėsi si trotuaret, gjelbėrimi, shėtitoret, parqet e fėmijėve nuk janė atribute vetėm tė Qendrės, por mundėsisht tė ēdo lagjeje qė pėrbėn qytetin. Kurse ruajtja e pastėr e burimeve natyrore, do tė thotė qė ajri, ujėt dhe toka si burime pėrtėritėse, tė jenė tė garantuara pėr tė ardhmen e metropolit Tiranė.
Tė gjithė udhėtarėve tė huaj qė kanė pėrshkruar Tiranėn nė shekujt 19-20, u bie nė sy pozicioni i volitshėm gjeografik, shtrirja e saj nėn malin Dajt dhe kodrat e gjelbėruara pėrrotull. Burimet ujore tė qytetit duken tė pashterrshme, ajri shumė mė i shėndetshėm nga ai i zonave moēalore tė bregdetit.
Ndėrkohė qė sot burimet ujore vazhdojnė tė jenė tė mėdha e deri-diku tė siguruara, s’mund tė thuhet kjo gjė pėr cilėsinė e ajrit. Sidomos nė ditė tė nxehta thatėsire, smogu nė Tiranė ėshtė nga mė tė lartėt e qyteteve tė mėdha europiane. Kjo vjen natyrisht nga ndotjet qė lėshojnė njė masė e madhe automjetesh tė vjetra ose jashtė normave, por edhe nga pozicioni i qytetit nė njė gjysmė gropė, ku mungojnė erėrat e forta spastruese. Ndėrsa pėr ajrin e qytetit dhe furnizimin e tij me ujėra flitet e shkruhet shpesh, pėr kurorėn e gjelbėr tė Tiranės, me sa di, nuk ėshtė ngritur ndonjėherė zėri. Kjo kurorė merret e mirėqenė, ajo nuk shihet fare si pikė nevralgjike, pėrderisa nuk ėshtė as nėn trysninė e masave tė ardhura, ose autoktone, pėr banim as nė planet afatshkurtra tė njerėzve me pushtet qė, sikurse e pėrmendėm, deri tani kanė qenė mė fort tė interesuar pėr masterplanet e qendrės.
Kurorės sė gjelbėruar ndėrkaq i duhej dhėnė po ajo rėndėsi sikurse edhe burimeve ujore apo cilėsisė sė ajrit qė thithim nė kryeqytet. Nė tė vėrtetė janė pjesė pėrbėrėse tė sė njėjtės gjė: ushqimi natyror i njė qyteti qė, s’do mend, nuk mund tė jetojė nga pallatet, rrugėt e asfaltuara dhe trotuaret, qoftė edhe nga pemėt anė tyre, nė rast se i degradojnė gurrat kryesore tė jetės.
Kurora e gjelbėr e Tiranės prej rrėzės sė Dajtit, Lundrės, Farkės, Saukut, Selitės etj. pėrgjigjet pėr cilėsinė e ujėrave tė kryeqytetit, nėn- e mbitokėsorė; pa tė rezervuaret e vogla, liqenet e Lundrės apo ai artificial i Tiranės do tė ishin gjole tė pashėndetshme ujėndenjura. Kjo kurorė pastron, doemos, edhe masat e ajrit qė shumė shpesh rrinė pezull mbi kryeqytet, pėrsa kohė ėshtė e gjelbėruar, me pemė natyrore e frutore, ullishta e shkurre mesdhetare. Kjo kurorė ruan tokėn nga rrėshqitjet, bėn qė nė ditėt me rreshje tė forta qyteti tė mos pėrmbytet nga masat e baltės sė lėngėt. Kjo kurorė ka tek e fundit vlera tė mėdha ēlodhėse pėr kėdo qė dėshiron t’i largohet pėr pak kohė stresit tė qytetit tė madh. Do t’i takonin ndoshta njė gjeografi ose klimatologu radhėt e mėsipėrme e jo mua, megjithatė nuk mund tė hesht dhe tė pres sa tė ngrihen tė tjerė, kur shoh se si degradon pėr ditė dhe ka dalė krejt jashtė kontrollit kurora, sikundėr krejt periferia e qytetit tonė.
Pėr t’i shkuar mė thellė informimit pėr kėtė ēėshtje vajta para pak ditėsh sė bashku me njė gazetare tė „Shekullit“ nė dy nga zyrat ku shpėrndahen lejet e ndėrtimit dhe ku pret mė sė shumti tė shohėsh masterplanet pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kėsaj periferie: zyrės sė urbanistikės pranė Kėshillit tė Qarkut Tiranė dhe asaj tė komunės Farkė, e cila mbulon njė sipėrfaqe mbi 3 mijė hektarė qė shkon nga Selita nė Petrelė. Tek e para, kuptohet qė nuk gjetėm asnjėlloj masterplani. Them kuptohet, sepse ndėrtimet kaotike nė gjithė zonėn qė shkon nga Selita, mbi kopshtin botanik, atė zoologjik e mė tej nė drejtim tė Saukut, mund tė flasin pėr shpejtėsi dhe denduri nė ndėrtim por jo pėr ndonjė plan tė respektuar. Sidoqoftė, Kėshilli i Qarkut ėshtė deri-diku dorėjashtė nė zhvillimin e mėtejshėm tė kurorės sė Tiranės nė kėto dy vitet e fundit, pėrderisa prej dhjetorit 2003, nė kuadrin e decentralizimit, kjo pėrgjegjėsi u ka kaluar komunave pėrkatėse, Vaqarrit, Farkės etj. Por kjo s’e ka penguar tė japė leje ndėrtimi deri vonė, p.sh. pėr grumbullin e pallateve qė ka lindur kohėt e fundit te kopshti zoologjik, tė cilat, pėr ēudi, mbėshteten mbi njė vendim tė qeverisė Meksi tė vitit 1996, qė e njeh kėtė kodėr si zonė banimi (shih foton* 2). Nė kėtė zonė, praktikisht buzė liqenit artificial, pret njė kualitet tjetėr banimi: sipėrfaqe tė gjelbėruara, sheshe pushimi... Asgjė nga kėto, as ujėsjellės e as kanalizime, vetėm pallate kurriz mė kurriz qė ujėrat e ndotura i derdhin nė liqen, vizioni mė i keq i asaj qė do t’i ndodhė periferisė sė gjelbėruar po vijoi shirja e sotme. Nė Qark, fajtor pėr zhvillimin e pakontrolluar tė periferisė sė Tiranės tė bėjnė Kėshillin Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit, i cili nė mėnyrė tė pėrsėritur, nuk ka dashur tė marrė nė shqyrtim studimin pėr zhvillimin e ardhshėm tė periferisė. Nė mbledhjen e fundit madje, nė pranverė 2005, ka qenė pika e 8 e rendit tė KKRT, por pėr arsye tė pakuptueshme ėshtė lėnė i paprekur.
Sa mė shumė t’i largohesh Qendrės, aq mė shumė anarki prit. Me kėtė ndjenjė hymė nė zyrėn e urbanistikės sė komunės Farkė. Por planet qė na u hapėn mbi tryezė, flasin ndryshe: zona tė rregulluara, zona tė lejuara pėr ndėrtime „elitare“, ullishta tė paprekura, deri planifikime pėr qendra tė mėdha tregtare, pėr lumin Erzen tė kthyer nė njė basen tė madh argėtues etj. etj. Pėr banesat paskėsh parametra strikt ndėrtimi: koeficienti i shfrytėzimit tė tokės 40%, pallatet s’mund tė jenė mbi 5 kate, shtėpitė nė „zonat elitare“ nuk mund tė jenė mė tė shpeshta se njė nė 1000 m2 dhe jo mė tė larta se tri kate etj.
Nuk kam pse t’i vė nė dyshim kėto plane rregulluese dhe fuqinė e zbatimit qė do tė kenė nė tė ardhmen. Sidomos, nė mungesė tė njė studimi tėrėsor qė u la i pabėrė, nė mos u pengua qėllimisht nga qeverimi Nano dhe KKRT-ja e tij, nisma tė tilla lokale si kjo e komunės Farkė duhen pėrshėndetur e mbėshtetur pa ngurrim. Por ato nuk mund tė tė qetėsojnė aspak pėrballė njė zhvillimi, ku motor kryesor ėshtė spekullimi mbi tokėn, lakmia pėr ndėrtime dhe ku forca e shtetit ose e komunave ėshtė simbolike. Dhe vėrtet, diferenca nga planet kuq-e gjelbėr tė urbanistikės nė realitetin e pėrditshėm ėshtė e madhe. Shkatėrrimi i vreshtave dhe prerja e ullinjve ėshtė njė dukuri e pėrditshme nė kurorėn e Tiranės (shih foton* 4). E vetmja lėvizje qė vihet re lart e poshtė nė periferi, ėshtė lėvizja pėr ndėrtim.
Po a mund tė jetė ndėrtimi zė i qėndrueshėm nė zhvillimin e njė vendi. Aq mė shumė njė ndėrtim qė prek e plagos burimet e jetės? Nė zyrat qė pėrmendėm ka hyrė ndėrkohė shprehja „zonė e aksidentuar“ qė do tė thotė se nė aksh vend, dikush ka ndėrtuar sipas qejfit dhe tani, kėshillet e Qarkut ose tė komunave, kanė tė drejtė tė japin leje ndėrtimi pa i respektuar mė parametrat „elitarė“. Dhe tė tilla aksidente nė kodrat e Tiranės ka shumė. Komuna e Farkės ka nė dispozicion nė saj, ndaj gjithė kundravajtjeve... dy policė.
Prej vitesh fshatarėt e Selitės, Saukut, Lundrės nuk merren mė me bujqėsi. Ose merren vetėm nė parcelat e tyre tė vogla. Lopėt enden nė sipėrfaqet e gjelbėruara qė kanė mbetur me njėfarė trishtimi nė sy, sikur ta dinin se po kullosin mbi toka tė shitura. I lumtur ėshtė ai qė ka toka tė trashėguara nga gjyshi a stėrgjyshi, tė cilat mund t’ia shesė tani firmave tė ndėrtimit ose qytetarėve me kėrkesa elitare. Shumė nga kėta fshatarė, edhe tė ēmėsuar me punėn bujqėsore, shesin tokėn dhe blejnė njė Mercedes. Natyrisht nė kafenetė e fshatit flitet sot vetėm pėr Mercedesė dhe jo mė, bie fjala, pėr motin.
Njė miku im i anėve tė Lundrės, i habitur qė gjen verė Lundre nė ēdo lokal e dyqan qė hyn, thotė gjithmonė: „s’e kuptoj nga vjen gjithė kjo verė Lundre, kur dihet se vreshtat fshati i ka prishur dhe po i prish pėrditė“. Tronditja mė e madhe qė provon kur sheh studimet rregulluese tė komunave vjen nga fakti qė kėto studime e pėrjashtojnė gjithė aktivitetin bujqėsor nga zonat e kurorės sė Tiranės. E shumta, mund tė jetė parashikuar ruajtja e brezareve me ullinj, si sfond dekorativ, por jo bujqėsia si veprimtari jetėsore e njerėzve. Pėr kėtė harresė tė madhe natyrisht qė nuk mund tė fajėsosh komunėn, sepse komuna janė tek e fundit fshatarėt vetė. Fshatari shkon aty ku ka interesin mė tė madh - dhe ky fshatari ynė i do paret shpejt dhe pa mundim. Aktiviteti bujqėsor ka nevojė pėr subvencionet e shtetit edhe nė vende tė pasura si Franca a Italia, jo mė nė Shqipėrinė me treg tė mbytur prej produkteve tė lira bujqėsore nga vendet fqinje. Zonat bujqėsore nė periferi tė kryeqytetit tonė mund tė ruhen vetėm me njė aksion tė vetėdijshėm e me pėrmasa tė mėdha tė pėrkrahur nga minstria e bujqėsisė etj..
Ngado qė t’i dalėsh po nė njė shteg bie: Kurora e Tiranės mund tė ruhet vetėm nė qoftė se dikasteret qendrore tė shtetit, Bashkia e Tiranės, komunat e Qarkut bien nė njė mendje se periferia e kryeqytetit ka nevojė pėr njė masterplan zhvillimi qė do tė pėrcaktonte qartė zonat e banimit, zonat e paprekshme tė gjelbėrimit, zonat bujqėsore dhe gjithė tė tjerat, qė do t’i priste rrugėn degradimit tė pėrditshėm, i cili nėn shtytjen e dėshirės pėr hapėsira mė tė gjera banimi, nėn spekullimin pėr tokėn dhe trafikun e lejeve tė ndėrtimit, sharron tek e fundit vetė degėt dhe trungun e pemės qė quhet cilėsi jete. Nė mos po do tė pranojmė njė Tiranė qė i rrjep kodrat rrethuese tė saj nėn marshimin e pandalshėm tė hekur-betonit.
09-10-2005
KATEGORIA: Analiza
Shekulli | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com