Albatlanta

Moisiu: Per Kosoven, vetem pavaresi
nga Elton METAJ

Presidenti i Republikes kundershton pikepamjen e ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj, per nje pavaresi te kushtezuar te Kosoves
Nga Vjena
Elton METAJ
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, kundershtoi pikepamjet e ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj, per Kosoven, duke deklaruar se Shqiperia do te kerkoje vetem pavaresi. Shefi i diplomacise u shpreh disa dite me pare, per nje pavaresi te kushtezuar te Kosoves. Deklarate qe shkaktoi reagime politike kundershtuese.
I pyetur nga "Korrieri", gjate nje vizite qe zhvilloi ne Vjene, Moisiu tha se: "Per Kosoven do te kerkohet vetem pavaresi". Per Kreun e Shtetit shqiptar, modalitetet do te percaktohen ne negociata, ndersa theksoi se eshte shume e rendesishme gadishmeria qe do te tregojne kosovaret per ndertimin e nje shoqerie demokratike.
"Shqiperia dhe shqiptaret jane faktor stabiliteti ne rajonin e shumevuajtur dhe shumetrazuar te Ballkanit. Ne vleresojme se percaktimi i Statusit te Kosoves nuk duhet vonuar dhe duhen filluar pa humbur kohe bisedimet per statusin final", u shpreh Presidenti shqiptar, pasi mbylli nje vizite dyditore ne Austri. Per Moisiun, percaktimi i statusit perfundimtar te Kosoves do te gjeneroje stabilitet, paqe e siguri, jo vetem brenda per brenda Kosoves, por per te gjithe rajonin e Ballkanit. "Shqiperia mbeshtet Pavaresine e Kosoves", nenvizoi Moisiu.
Ne te njejten kohe, Presidenti Moisiu perseriti para shtypit, se eshte e pashpjegueshme te cilesohet si problem pavaresia e Kosoves, ndersa popujt e tjere te ish-Jugosllavise, si sllovenet, kroatet, boshnjaket e maqedonasit, u shkeputen pa probleme, ndonese me kulture dhe gjuhe te ngjashme me serbet.
Ne nje deklarate te dy diteve me pare, ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, paraqiti nje qendrim me te moderuar se ai i shfaqur ne fund te shtatorit ne Nju-Jork. "Jane nje mije gjera qe do te negociohen, pervec percaktimit te statusit final, i cili, per mua eshte i pandryshueshem, eshte pavaresia, pastaj forma e pavaresise eshte e diskutueshme. Asnje zgjidhje logjike nuk vlen per statusin final te Kosoves, jashte institucioneve nuk eshte rruga ajo qe mund ta zgjidhe te ardhmen e Kosoves. Shqiperia mendon se pavaresia e kushtezuar per Kosoven, do te sherbeje vetem si faze fillestare per pavaresine e plote te saj", tha Mustafaj. Ai shtoi me tej, se pavaresia e kushtezuar nuk eshte shpikje e tij, por pjese e dokumenteve nderkombetare, duke iu referuar Grupit Nderkombetar te Krizave. Sipas ministrit Mustafaj, mbeshtetja me e madhe qe mund te jape Tirana, eshte keshillimi.
Shefi i diplomacise ka theksuar, se fakti qe ka nje debat per qendrimin e Shqiperise, lidhur me qendrimin zyrtar te Tiranes per statusin final te Kosoves, tregon se gjerat jane vene ne levizje. Sipas tij, deri me sot nuk dihej se cfare qendrimi kishte shteti yne per kete ceshtje. Nga ana tjeter, ai i beri thirrje miqesore Beogradit, per te inkurajuar ne maksimum faktorin e minoritetit serb ne Kosove, per t'u perfshire ne perberjen e grupit te negociatoreve. Mustafaj vleresoi dorezimin e raportit per Kosoven, qe ambasadori Kai Aide i ka dorezuar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan.
Korieri | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com